• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujt i takon pushteti në demokraci ..?

by Artur Ajazi
27/05/2022 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Nga Lenini, Stalini, Enveri, Tito, dhe gjer më sot, të gjithë thonë (para se të vijnë në pushtet) “pushteti i takon popullit”. E ka shpikur përmes teorisë komuniste V.I. Lenini, dhe e la edhe pas vdekjes si dëshmi e faktit, si merret, si mbahet dhe si nuk lëshohet më pushteti.Bolshevikët erdhën në pushtet, pasi përmbysën me revolucion regjimin perandorak të Carit të Rusisë, dhe vendosën “pushtetin e popullit”. Kush ka lexuar paksa histori e di, se si degradoi pushteti (i fituar pa votë) Leninit dhe pas tij i Stalinit, se si pushteti i tyre e bë gjakatar, duke vrarë, internuar dhe burgosur mijëra dhe miliona rusë, gjeorgjianë, ukrainas, dhe banorë të tjerë të ish-BRSS. Kjo ishte mënyra se si mbahej dhe nuk lëshohej më pushteti. Kohët evoluan, dhe sot jemi përballë një realiteti ndryshe. Kthesa e madhe e Gorbaçovit në 1990, bëri që sistemi komunisto-socialist të tregonte botërisht se ishte degraduar, se “pushteti i popullit” nuk kishte qenë kurrë i popullit, por i oligarkisë dhe shtresës së lartë politike dhe qeverisëse për disa dekada. Shqipëria, ishte vendi i fundit që “përmbysi” sistemin komunist, dhe se pushteti kaloi paqësisht nga partia e “sovjetëve” tek partia e “demokratikasve”. Ende dhe sot pas 32 vitesh, nuk dihet qartë se, kush nxiti protestat, kush nxiti grevën e urisë, dhe kush solli paqësisht në pushtet Partinë Demokratike. Zërat lart e poshtë që thonë se “në 1992 Partia Demokratike fitoi bindshëm sepse mori votën e shumicës së shqiptarëve të lodhur me sistemin komunist”, më duken sot të pavërteta. Partia Demokratike, kurrë nuk ka fituar mbi 1 milion vota nga shqiptarët (siç mori PS në 1998 dhe 2013), ashtu siç nuk ka marrë edhe në 2005 apo 2009. Gjithmonë ka qenë e kontestueshme “fitorja” e pushtetit nga ana e asaj partie. Por le ti kthehemi “pushtetit të popullit”. Edhe Partia Socialiste sot thotë se “karrigen përkohosisht kemi tonën, pushtetin e ka populli,e ka votuesi ynë”.Kjo mendoj se pjesërisht është reale. Në dukje e lehtë, por është e vështirë të qeverisësh një vend si Shqipëria, aq sa është e pamundur të kontrollosh ministrat, drejtorët apo deputetët e partisë tënde, në gjithë aktivitetin e tyre. Edi Rama, mbetet i “pamëshirshëm” dhe i palëkundur, në deklarimet e tij lidhur me çdo rast abuzimi me paratë e taksapaguesve nga ata që sot i ka ministra, drejtorë apo deputetë. “Gjithkush që gabon, që vjedh, që shkel ligjin, të përgjigjet personalisht vetë para tij, mbrojtje politike nga unë dhe partia jonë nuk ka”-ka deklaruar kryeministri Rama. Dhe fakti është se, kush ka abuzuar me pushtetin, ka përfunduar dhe po përfundon në burg. Kjo ka rritur besimin dhe pritshmërinë e shqiptarëve tek Edi Rama. Ata e shohin sot kryeminitrin socialist, si mëshirim i njeriut që mban premtimin, dhe nuk tutet nga fjala e dhënë. Edi Rama, ka treguar me fakte se, mund të sakrifikojë çdo emër në Partinë Socialiste, kur ai vihet nën akuzë me fakte nga drejtësia. Kush shpërdoron votën, besimin, postin dhe paratë e popullit, nuk ka vend në pushtetin e kësaj shumice qeverisëse. Gjëja më e rëndësishme në demokraci, është të mos zhgënjesh votuesit, dhe tu tregosh atyre se pushteti i takon atij që voton. Kjo është ajo që po bën Edi Rama, si njohës i mirë i realitetit larg dogmave propagandistike, që e favorizon atë gjithmonë kur vijnë zgjedhjet, duke patur të sigurtë fitoren dhe jo humbjen dhe dështimin.
Next Post
Pse ia vlen të rrish në hije në Shqipëri

Pse ia vlen të rrish në hije në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Ja momenti kur aktivisti shqiptar Baki Goxhaj kthehet në Stamboll

VIDEO / Ja momenti kur aktivisti shqiptar Baki Goxhaj kthehet në Stamboll

May 21, 2026
Pas burgosjes së Ervin Salianjit, deputeti i PD tregon skenarët: Çfarë do të ndodhë nesër para seancës parlamentar

“Kur garon Berisha është normale që të mos ketë rival”, Baçi: Ambasadori i ri i SHBA do mbrojë SPAK-un nga…

May 21, 2026
Skandali me kërkesën për vizë amerikane të Berishës, gazetari denoncon se një pjesë e firmave janë të falsifikuara

“PD s’jep mundësi për të rinjtë”, Hajdari: Heqja e “non gratës” së Berishës s’është çështje kyçe për Shqipërinë

May 21, 2026
Tensionet gjeopolitike/ KE: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet gjatë viteve 2026-2027

Tensionet gjeopolitike/ KE: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet gjatë viteve 2026-2027

May 21, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Tarifat në Hormuz do ta bënin të pamundur marrëveshjen me SHBA-në

Rubio paralajmëron Iranin: Tarifat në Hormuz do ta bënin të pamundur marrëveshjen me SHBA-në

May 21, 2026
Ish-ambasadori për letrën e Merz: BE dhe Ballkani Perëndimor janë lodhur nga pritja

Ish-ambasadori për letrën e Merz: BE dhe Ballkani Perëndimor janë lodhur nga pritja

May 21, 2026
“Shqiptarët nuk janë më delja e zezë”, avokati komenton raportin e IBAR: Qeveria të zbatojë rekomandimet

“Shqiptarët nuk janë më delja e zezë”, avokati komenton raportin e IBAR: Qeveria të zbatojë rekomandimet

May 21, 2026
Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden dhe sekuestrohen tre telefona

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden dhe sekuestrohen tre telefona

May 21, 2026
Andi Hoxhaj: 10 vjet pas referendumit për Brexit-in dhe pasi ka ndërruar 6 kryeministra, Britania duket e paqeverisshme

Andi Hoxhaj: 10 vjet pas referendumit për Brexit-in dhe pasi ka ndërruar 6 kryeministra, Britania duket e paqeverisshme

May 21, 2026
PD propozon ndryshime në rregulloren e Kuvendit, kërkohet pezullim i përjashtimeve dhe zgjatje e seancave

Reagon ashpër Spaho: Opozita e lodhur dhe e paaftë, është qindra kilometra larg rikthimit në qeverisje

May 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In