• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujt i intereson tallja mediatike në emër të Presidentit të Republikës

by Alfred Peza
10/09/2020 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhurma e ndezjes së motorrave të makinës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021, ka filluar që të ndihet më së pari, në mediat shqiptare. Ca nga natyra e tyre sensancionale, ca nga gara brenda llojit për disa klikime e shikueshmëri më shumë dhe ca nga filozofia e vijimit të politikës me mjete mediatike, ka nisur të nxjerrë kokë që tani 7 muaj përpara ditës së votimit fenomeni i fake news. Me sa duket, ato do të na shoqërojnë më shumë se çdo herë tjetër, në këtë fushatë zgjedhore.

Sa herë që opozita ka patur nevojë për të ndezur lojën politike, sa më e pafuqishme ka qenë për të prodhuar vetë politikë, për të motivuar strukturat, opozitarët dhe popullin aq më shumë ka përdorur mediat për të përhapur panik. Për të transmetuar lajme të rreme. Për të përcjellë sensacione që nxisin reagime negative. Për të diskutuar rreth teorive konspirative. E duke iu larguar kësisoj me koshiencë, në mënyrë diabolike aq shumë të vërtetës dhe realitetit, sa disa studio televizive kanë filluar të marin trajtën e dhomave të çmendinave.

E kanë bërë këtë përpara dorëzimit të mandateve të deputetëve të opozitës në fillim të vitit të shkuar. E pasuan gjatë “revolucionit të molotovëve”. Për ta vijuar pas çdekretimit të datës së zgjedhjeve lokale nga Presidenti i Republikës. E për të mos u ndalur më, as pas bojkotit të tyre nga ana e opozitës para, gjatë dhe pas 30 qershorit 2019.

Provat kishin filluar më parë, atëherë kur nisën të nxirrnin njerëzit nga shtëpia në mes të natës, sepse “parashikonin” në mediat e tyre orën se kur do të binte saktësisht, madje edhe sesa i fortë do të ishte tërmeti i radhës. Për të vijuar më pas me lajmet të llojit; “Presidenti i Republikës Ilir Meta në filan ditë e në filan orë, do të shpërndajë Parlamentin”. “Do të rrëzojë qeverinë e Edi Ramës”. Se “Ilir Meta priti në selinë e Kryetarit të Shtetit, liderin e opozitës Lulzim Basha në sallën e posaçme të rezervuar eksluzivisht, vetëm e vetëm për pritjen e Kryeministrave”.

Të gjitha këto tituj bombastikë dhe lajme apokaliptike, nuk u përgënjeshtruan, nuk u sqaruan apo moderuan asnjëherë as nga opozita dhe as nga kreu i shtetit. Shenjë e qartë se nga e kishin në mos burimin, frymëzimin apo mikpritjen. Ndaj, nuk ndaluan asnjëherë. Përkundrazi. Pas kësaj nëpër ekranet e mediave tradicionale dhe mediat e tjera të reja, gati gati nisi një garë e shfrenuar e llojit “qytetari dixhital” se kush e kush të hidhte shashkën më të zhurmshme dhe të emetonte “lajmin” më të çuditshëm të padëgjuar ndonjëherë më parë.

Derisa sot u përhap lajmi se nga burime jozyrtare, se në datë 26 prill 2021 Ilir Meta do lërë Presidencën për të marrë postin e kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, ose të zv/kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm njëherazi. Kjo natyrisht në varësi të rezultatit të zgjedhjeve.

Brenda 48 orëve nga marrja e detyrës, Shqipëria do të jetë vend i sigurt, thonë burimet, pasi grupet kriminale dhe ato politikanë të lidhur me krimin e organizuar do arrestohen brenda natës së parë si ministër. Ndërkohë, postin e Presidentit mund ta marrë z. Rexhep Mejdani, Dr. Sali Berisha ose Lulzim Basha. Ilir Meta nuk do të mbajë asnjë tesere partie.

“Lajme” të tilla nuk mund të shpërndahen dot nga një media, nisur vetëm nga fantazia e ndonjë reporteri terreni, që mbulon zhvillimet e Presidencës. Përkundrazi. Ato në mos burimin, e kanë frymëzimin nga brenda vetë insitucionit, i cili ndryshe nga herët e tjera kur reagon edhe për gjënë më të parëndësishme këtë radhë është e sigurtë, se ska për ta marë mundimin që ta bëjë këtë. E në fakt, mirë do bëjnë. Sepse nuk ka një rast më domethënës sesa ky, për të zbatuar nga opozita dhe Presidenca publikisht parimin: Shkon për të hequr vetullat dhe nxjerr sytë!

E para, sepse është absurditeti më i madh që të mendosh se PD dhe Lulzim Basha do futen në zgjedhje për të fituar votat, që të bëjnë Ilir Metën Kryeministër.

E dyta, duke thënë sot, se pas 25 prillit 2021 Sali Berisha do të bëhet President, i ke humbur zgjedhjet ende pa filluar dhe i ke dhuruar me duart e tua që tani, mandatin e tretë qeverisës Edi Ramës.

Ndaj, jo çdo gjë e keqe vjen gjithmonë për keq. Sepse ka edhe raste si ky, kur tallja mediatike në emër të Presidentit të Republikës, mund të mos jetë edhe aq e keqe sesa kanë menduar ata që e kanë shpërndarë lajmin. Përkundrazi!

Next Post
Albërie Hadërgjonaj e thotë hapur: Në shtrat rri lakuriq, ja çfarë pëlqej te mashkulli!

"Mbani k**vat nëpër kanale", del VIDEO e sherrit të Albërie Hadërgjonajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

March 31, 2026
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In