• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujt i intereson një Prokurori me standarde kaq të ulëta?

by Denisa Daka
30/01/2019 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga av.Denisa Daka

Kujt i intereson një Prokurori me standarde kaq të ulëta e të papranueshme këtu? Pse askush nuk thërret në interpelancë Arta Markun për gjendjen katastrofike të organit të akuzës? Në atë godinë të lartë e hijerëndë që sekush shpresonte t’i zihej pritë krimit e të keqes, shëmtisë të aksh ngjarjeve, shkelen çdo ditë afate, të drejta, detyrime institucionale si dhe mbyllen e arkivohen dosje hetimore, të cilat bartin histori tronditëse e të rënda, pa u hetuar në shumë raste asnjë orë të vetme.

Dhjetëra vendime pushimi, mosfillimi, refuzime kërkesash e memosh të shumta përcillen çdo ditë nga akuza, të dëmtuarve, qytetarëve të këtij vendi, në shkelje të ligjit në shumë raste, si për t’i treguar sekujt prej nesh këtu, se zgjidhja e vetme paskësaj, mbetet vetëgjyqësia. Të dëmtuar, të pambrojtur e të pashpresë, dhjetëra qytetarë të cilët ngujohen me orë të tëra çdo ditë prapa kangjellave të asaj godine hijerëndë e shpresojnë zgjidhje të problemeve të tyre, nuk janë prej kohësh halli i askujt. Dhjetëra kallëzime e denoncime të shumta të qytetarëve të dëmtuar në të tëra format në këtë vend, të profesionistëve në ushtrim të detyrës gjithashtu, mbetën pothuaj në të gjitha rastet pa përgjigje e pa zë ndër vite.

E ndërsa qindra vendime të organit të akuzës të marra në kundërshtim me ligjin, në shkelje të afateve respektive gjithashtu bëhen objekt i shqyrtimit gjyqësor, kosto morale e materiale në çdo rast ka një vlerë të konsiderueshme. Ecejaket e dosjeve me jetë njerëzish brenda tyre, vijojnë rutinisht udhën nga komisariatet për në organin e akuzës duke udhëtuar në shume raste drejt askundit, ndërsa vrasësit e dhunuesit të gjithë bashkë, lusin fatin e Zotin që kjo amulli e pandëshkueshmëri e kthyer tashmë në kult, të zgjasë sa më shumë..

Festë për mashtrues, dhunues e kohë morti për viktima e të dëmtuar..

Kudo demagogji e propagandë nga partitë politike të cilat vijojnë të merren me shkakun e një ngjarje, pa u kujdesur në asnjë rast për zgjidhjen e pasojave. Kur e kush do të mbajë përgjegjësi në këtë vend për gjithë këtë katrahurë që po ndodh në organet e drejtësisë posaçërisht, veç një Zot e di paskësaj. E ndërsa dhjetëra prokurorë vijojnë e shijojnë parajsën e tyre çdo ditë, qytetarë të pashpresë e të nëpërkëmbur padrejtësisht, vijojnë të ndjekin ferrin e makthin e tyre, duke mallkuar veten e fatin e keq që i përballi me këtë palo sistem në këtë vend.

Deputetë të të gjitha forcave politike, thirreni në interpelancë Arta Markun e kërkojini llogari me gjithë të drejtën tuaj e tonën bashkë, për këtë dëm, amulli e përgjumje të organit të akuzës që po merr si një ortek përpara, çdo shpresë e përpjekje të shumëkujt këtu. Në mungesën e kahershme të një gjykate të lartë, me një prokurori e gjykatë me standarde të ulëta, shpresa e cilitdo në këto kushte po humbet krejt.

Demagogjia e propaganda nuk vlejnë më, përkundrazi, vrasin shpresën e besimin e secilit prej nesh çdo ditë! Thirreni këtë zonjë në interpelancë të nderuar deputetë e kërkojini llogari deri më një, me gjithë të drejtën tuaj e tonën bashkë, pse ky institucion po shkon çdo ditë e më për dreq me një standard të ulët krejt.

/dritare.net

Next Post
Prishet qetësia në Korsikë, i moshuari vret një francez dhe plagos 6 të tjerë

Prishet qetësia në Korsikë, i moshuari vret një francez dhe plagos 6 të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mjekësi me inteligjencë artificiale”, ministrja Sala premton rimbursimin e barnave onkologjike: Mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri

Reforma në spitale/ Sala: Do kalohet në financim sipas pacientëve, jo sipas shtretërve

February 21, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

“PD gati për të bërë lëshime”, Hasimja tregon negociatat me Berishën për kodin zgjedhor

February 21, 2026
Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

February 21, 2026
Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

February 21, 2026
“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

February 21, 2026
Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

February 21, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha kërcënon Ramën: Do t’i djegim selitë e PS në çdo qytet!

February 21, 2026
Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

February 21, 2026
Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

February 21, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me ‘kryengritës të armatosur’

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In