• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujt i duhet “shqipja” e Lu-së dhe “anglishtja” e Vlahutin?!

by Arbi Kasapi
09/05/2016 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anglishtja e Romana Vlahutin është e kollajtë për tu shpjeguar, pasi ajo i duhet qëndrimit statik që BE ka për të ruajtur, kur fjala vjen tek negociatat dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Këto dy fjalët e fundit në fakt i përdorin vetëm dy kategori njerëzish, politikanët dhe ambasadorët ( dhe gazetarët, për të cituar çfarë thanë këta të fundit). Nuk duhet kujtesë e tepruar për ta sjellë në vëmendje këtë.

Në shtëpitë apo kafenetë e Shqipërisë nuk ka kohë kush për të folur për integrimin e vendit në BE… mirë e bëjnë. Pse të flasin për diçka që nuk u “takon” të flasin? Pse të diskutohet diçka që nuk ëshë në tagrin e tyre për tu problematizuar?! Njeriut shqiptar i është deleguar detyra për të dëgjuar, kur flitet për negociata apo integrim.  Se kush ka detyrë për të folur mbi çështjen.. edhe kjo dihet. Një barrë e rëndë u është lënë qytetarëve të këtij vendi, një peshë e cila me kalimin e viteve është kthyer në një mjegull që ka zënë mjaft mendje, ka trullosur shumë ndërgjegje, deri në pikën sa detyra për të dëgjuar dhe vetëm kaq… është pranuar në heshtje.

Ashtu si fjalët negociata e integrim në BE, që qarkullojnë prej 25 vitesh në eter, edhe Reforma në Drejtësi, është kthyer në një “titull pronësie”, zanoret e të cilave do duhet t’i dëgjojë çdo njeri që ecën në këto anë… sepse për të lexuar një titull pronësie që bëhet në emrin tënd, nuk është gjë e kollajtë… Në këtë sens, kur  Lu flet “shqip”, i bën nder shumë politikanëve në rradhë të parë, që se lexojnë dhe aq mirë anglishten…

Por kujt i duhet në të vërtetë  një e folur troç si shqipja e ambasadorit, e me të edhe mesazhet që ai përcjell shpesh e më shpesh ?!

I duhet shqiptarëve, sepse në këtë çerekshekull demokracie, e vetmja konstante për sferën tonë politike, ka qenë polarizimi i tejskajshëm. Me gjuhë tjetër, krahët e shqiponjës sonë kanë tendencën të qëndrojnë përherë larg njëra tjetrës dhe asnjëherë afër trupit që i mban gjallë.

Shqipja e Lu-së, e inkurajon njeriun shqiptar, pasi të zhgënjyer nga dy kampet politike, (besueshmëria e të cilave ka rënë përdhe) ata e kanë gjetur legjitimitetin tek një “kanal alternativ” komunikimi  që arrin të fitojë besimin e të paktën një 50+1 të popullsisë. Prandaj vërtetësia e shqipes së Lu-së mbetet  një e dhënë që i duhet shqiptarëve për tu distancuar sadopak nga ndrydhja e kahershme dhe pamundësia për të menduar lirshëm… përveçse të dëgjuarit.

Por a i nevojitet shqipja e Lu-së shqiptarëve? Sigurisht që jo. E folura shqip i nevojitet përmbylljes së një procesi që ngec shpesh në lojëra dhe cirqe politike. Reforma në Drejtësi është një nga ato procese ku Shqipërisë i është lënë pak për të bërë, e kësisoj, e folura shqip e përfaqësuesit të Shteteve të Bashkuara është aty për të garantuar se vetë reforma nuk mund të mos shihet ndryshe, por veçse si një kusht i domosdoshëm ( pa të cilin nuk do të jetojmë dot?!).

Mbase ajo që i nevojitet njeriut shqiptar është që të kuptojë se çfarë do të bëjë reforma në drejtësi, por pa patur nevojën e një shqipeje si ajo e Lu-së. Këtu problemi nuk është tek veprimi, më shumë sesa nevoja urgjente për të patur apo krijuar një mendin për një reformë që s’mund të “zbulohet” e gjitha vetëm nëpërmjet ekranit të televizorit.

Nga Arbi kasapi/ Javanews

Next Post

Basha: Në zgjedhje me qeveri teknike, Koço lamtumirë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“S’do lejoj njerëzit e gabuar të pengojnë përmbushjen e qëllimit”- Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën bashkë me ty

“S’do lejoj njerëzit e gabuar të pengojnë përmbushjen e qëllimit”- Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën bashkë me ty

October 9, 2026
Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Kukësit!

Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Kukësit!

October 9, 2026
Theu bojkotin e Dhomës së Avokatisë, i pezullohet për 2 vjet licenca e avokatit Lefter Xhengo!

Theu bojkotin e Dhomës së Avokatisë, i pezullohet për 2 vjet licenca e avokatit Lefter Xhengo!

October 9, 2026
“Nuk kërcënoj askënd”- Deputeti Kamberi i përgjigjet Vuçiçit: “Nuk do vrasim 100 serbë për 1 shqiptar!

“Nuk kërcënoj askënd”- Deputeti Kamberi i përgjigjet Vuçiçit: “Nuk do vrasim 100 serbë për 1 shqiptar!

October 9, 2026
“BE mbështet Shqipërinë për mbylljen e negociatave në 2027”- Galand: Presim përparim të mëtejshëm, reformat janë ambicioze!

“BE mbështet Shqipërinë për mbylljen e negociatave në 2027”- Galand: Presim përparim të mëtejshëm, reformat janë ambicioze!

October 9, 2026
Rokada e ambasadorëve, Meidani te Komisioni i Jashtëm: Ndryshimi i Speciales akt sovran në Kosovë, punojmë me ndërkombëtarët!

Rokada e ambasadorëve, Meidani te Komisioni i Jashtëm: Ndryshimi i Speciales akt sovran në Kosovë, punojmë me ndërkombëtarët!

October 9, 2026
Tre të arrestuar në Lezhë, dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

Tre të arrestuar në Lezhë, dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

October 9, 2026
Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor

Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor

October 9, 2026
Votimi i Reformës Territoriale, Balla: Kush mendon se do të na ndalë me molotovë e gurë, i ka bërë llogaritë gabim

Votimi i Reformës Territoriale, Balla: Kush mendon se do të na ndalë me molotovë e gurë, i ka bërë llogaritë gabim

October 9, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Kur numërojmë bashkitë dhe harrojmë pushtetin

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com