• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujt i drejtohet mesazhi “kujdes me non gratat” i ambasadës amerikane

by Preç Zogaj
23/06/2024 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Pak ditë pasi Gjykata e Apelit e ndau në favor të Rithemelimit konfliktin gjyqësor rreth përkatësisë së vulës së PD-së, pati një reagim nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

“Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA”, niste deklarata në fjalë.

Një qëndrim i rimarrë fjalë për fjalë sa herë që në kampin berishian kanë marrë hov iluzionet dhe spekulimet sikur Uashingtoni është penduar për sanksionimin e Berishës.

Përsëritja e qëndrimit standard pas vendimit të Apelit ka të renë se replikon keqkuptimet e radhës sikur ligjërimi i Berishës në krye të PD-së dikton një ndryshim. Sepse ai nuk është më ish-presidenti apo ish-kryeministri, por lideri i opozitës, kryeministri hije. Uashingtoni nuk mund të mos e konsiderojë këtë.  

Por jo, asgjë nuk ndryshon në këtë pikë. As duke marrë vulën e Partisë. Ky është pohimi i ambasadës.

Të njëjtën gjë mund të parashikojmë edhe sikur të ndodhte që zgjedhjet në Shqipëri t’i fitonte një subjekt i drejtuar nga dikush që është sanksionuar nga SHBA. Që nuk ka gjasa të ndodhë. E madje nuk duhet të ndodhë, edhe po të lajthisë njerëzia; liderit që kanë koshiencën e përfitimeve të jashtëzakonshme nga marrëdhëniet e ngushta  me SHBA duhet ta refuzojnë këtë turp. Në Europë, partitë antiamerikane apo që nuk qasen nga SHBA janë kryesisht partiza. Do të ishte një hukubet që Shqipëria të ishte e para me një të madhe.

“Të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA”, vijonte më tej deklarata e ambasadës.

Korrekte në formulim, por e rrumbullakosur në adresim, kjo fjali nxit të pyesësh: me kë e kanë, kujt i drejtohet kjo tërheqje e vëmendjes apo ky paralajmërim?

A mund t’i drejtohet kryeministrit Edi Rama që ka konceptuar superkomisionin bipartizan, pa një objekt konkret të qartë, të cilin, për ta bërë funksional i duhet të ketë dakordësinë e Berishës?

Po ta kenë me kryeministrin besoj se do të ishim më eksplicitë. SHBA janë mbështetësit kryesorë të SPAK. Në fakt janë garantët që pandëshkueshmëria në sferat e larta të mos mund të rikthehet me çmimin e kastrimit apo zhbërjes së drejtësisë së re nga kasta politike plurale solidare.

Nuk ngjan logjik, madje tingëllon cinike ta kenë me Bashën, të cilin e kanë privuar nga mbështetja publike prej dy vitesh e mos më shumë. Pavarësisht se ka drejtuar një grupim politik që ka mbajtur si busull euroatlantizmin.

Nuk ka si ta kenë me deputetët e PD-së që e kanë bërë fakt të kryer bashkimin me Rithemelimin e Berishës para se ky të merrte ligjërisht vulën e partisë. Pa ndeshur ndonjë reagim, madje duke reklamuar bekimin e heshtur të zyrtarëve  amerikanë që janë marrë e merren me Shqipërinë, bashkëpunimin me ta. Gjë që ka krijuar rebuse dhe çoroditje në parimet dhe linjën e ndjekur deri vonë.

Nuk pretendojmë që SHBA të merren me lojëra e cicmice të vogla, apo të bëjë sytë katër nga venë e vinë deputetët e Shqipërisë. Do të ishte shumë për madhështinë e tyre. Mbështetja prioritare pa pauza që i japim SPAK-ut dhe drejtësisë së re është në lartësinë e shërbimeve të mëdha që i kanë bërë kombit tonë përgjatë një shekulli.

Përcaktimi nga Presidenti Biden i luftës kundër korrupsionit si një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara ka shënuar perimetrin e sigurisë sonë si vend aleat me ta.

Është shumë të kërkojmë më shumë.

Por kur fatmirësisht SHBA merren edhe me çështje të tjera të përditshmërisë sonë politike, pritshmëritë për qartësi dhe adresim të mesazheve nga ana e tyre janë po aq të mëdha. Pikërisht për shkak të peshës që u ka fjala.

Next Post
Gazetari britanik që vizitoi Shqipërinë në 1963: Burrat janë të pashëm e të egër, por…

Gazetari britanik që vizitoi Shqipërinë në 1963: Burrat janë të pashëm e të egër, por…

Comments 1

  1. ndoj says:
    2 years ago

    prec shko beje ndonje roman se ti nuk mund te vendosesh kush e drejton P D ne

    Reply

Leave a Reply to ndoj Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“New York Times”: Këshilltarët e Trumpit u paguan mbi 1.6 milion dollarë nga opozita shqiptare

Spahiu: LaCivita do kthejë 7 milionë dollarë sepse shkoi Rama në Uashington, jo Berisha

February 20, 2026
Ish-Princi Andrew lirohet disa orë pas arrestimit për dosjen “Epstein”, policia vazhdon kontrollet në Royal Lodge

Ish-Princi Andrew lirohet disa orë pas arrestimit për dosjen “Epstein”, policia vazhdon kontrollet në Royal Lodge

February 20, 2026
Hapet tenderi 90 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë

Hapet tenderi 90 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë

February 20, 2026
Nisma e PS për pengimin e pezullimit të ministrave, ambasadori Gonzato: Po e monitorojmë, presim që të jetë në përputhje me angazhimet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Nisma e PS për pengimin e pezullimit të ministrave, ambasadori Gonzato: Po e monitorojmë, presim që të jetë në përputhje me angazhimet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit

February 20, 2026
LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

Videokartolinë nga Bordi i Paqes, Rama ndan momentet më të spikatura

February 20, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“PD-në duan t’a mbajnë si pronë”, Salianji: Përgjegjësia për çdo largim nga partia është e Berishës

February 20, 2026

Sot opozita zbret në shesh, protestë para kryeministrisë

February 20, 2026
Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

February 20, 2026
Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

February 20, 2026
Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In