• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kujdes, shqiptarët dinë italisht!”/ Kampi i emigrantëve në Gjadër, La Repubblica publikon rregulloren për punonjësit: Nëse ju shohin t’i vardiseni një femre…

by S T
06/08/2024 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa na ndan edhe pak kohë nga hapja e kampit në Gjadër, agjentët italianë të cilët pritet të mbërrijnë në Shqipëri më 20 gusht për mbikëqyrjen e qendrave të emigrantëve, duket se janë trajnuar mbi shumëçka, duke përfshirë këtu edhe mënyrën e sjelljes me gratë shqiptare, porositë në bare e restorante, qasjen ndaj qytetarëve, dhe moderimin e të folurit në publik.

Guida me 14 pikat e përcaktuara për 45 oficerët e parë të policisë italiane që do mbërrijnë në Shqipëri, është publikuar këtë të martë (6 gusht) nga La Repubblica.

Oficerët italianë janë këshilluar që të kenë kujdes kur flasin, pasi sikurse iu është komunikuar gjatë trajnimit, pothuajse të gjithë shqiptarët kuptojnë gjuhën italiane.

Një tjetër pikë e cila nënvizohet në dokumentin e publikuar nga media italiane, është udhëzimi mbi mënyrën e qasjes nga grave shqiptare. Oficerët italianë janë udhëzuar të mos komunikojnë me gratë shqiptare, pasi mund të hasen në konflikte me bashkëshortët e tyre.

“Si fillim, “shmangni qasjen ndaj grave shqiptare. Një burrë që e sheh gruan e tij të kuruar nga një burrë tjetër, mund të reagojë keq”. Dhe ndërsa jemi në të, duke qenë se këta janë “një popull modest, lakuriqësia apo veshja e papërshtatshme në publik nuk është e mirëseardhur””, nënvizohet në dokument.

“Konsumimi i kafe nuk është në banak por vetëm ulur”, “Në restorante, rrini në menu, kërkesat për ndryshime nuk janë të mirëpritura”. Dhe, në fund, rekomandimi i rekomandimeve: “Kini kujdes se si flisni… pothuajse të gjithë shqiptarët dinë italisht”.

Sekretari i përgjithshëm i Policisë së burgjeve të UIlpa, Gennarino De Fazio ka shprehur kritika mbi mënyrën e përzgjedhjes së 45 oficerëve të parë që do të mbërrijnë në Shqipëri për mbikëqyrjen e kampit në Gjadër, ashtu edhe për gjendjen e jashtëzakonshme në burgjet italiane.

45 oficerë italianë, mes të cilëve edhe një menaxher, do të mbikëqyrin një maksimum prej 20 emigrantësh që do mbërrijnë në Shqipëri.

Ndërsa në Itali, thekson artikulli, 7-8 agjentë mbikëqyrin 400-500 të arrestuar.

Next Post
Sulm me raketa Katjusha ndaj një baze amerikane në Irak, plagosen pesë ushtarë

Sulm me raketa Katjusha ndaj një baze amerikane në Irak, plagosen pesë ushtarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In