• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

“Kujdes nga vrulli”, Meri Shehu zbulon 4 shenjat që do i bëjnë ‘lëmsh’ të gjitha

by A R
27/06/2022 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një javë e bukur dhe e vrullshme, me shumë lëvizje,  paralajmëron astrologia Meri Shehu në “Rudina”  në Tv Klan. Disa prej shenjave do iu duhet të kenë kujdes nga energjia, të tjera do të përfitojnë për të marrë hovin që iu nevojitet. Në përgjithësi, paraqitet një javë pa problematika të forta, por që thërret për një dozë më të lartë kujdesi.

Meri Shehu: Kjo është një javë kaq e vrullshme, sa duhet të kemi kujdes nga vrulli. Dielli në Gaforre do bëjë një katërkëndësh me Jupiterin në Dash. Gaforrja dhe Dashi janë shenja kardinale që lëvizin dhe marrin iniciativë nga hiçi. Shenja kardinale janë Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi, domethënë s’ka asgjë dhe marrin inciativë. Dielli me Jupiterin bën një lidhje të vështirë nesër dhe ne do marrim një vrull pak më shumë se sa duhet. Ky vrull disa shenja do i vendosë në një pozicion paksa delikat. Përveç kësaj, është edhe Hëna e re në Gaforre në datën 29.

Dashi – 1 yll

Hëna e re në Gaforre bën një katërkëndësh me Jupiterin në Dash që do i vërë në një lëvizje të madhe, e cila do i bëjë të harrojnë gjëra të rëndësishme e thelbësore nga nxitimi. Nxitimi i tepruar i vë në një pozicion jo komod.

Demi – 3 yje

Do kenë shumë fantazi, plane, projekte, nostalgji për të rregulluar disa gjëra dhe do lëvizin pak më shumë nga natyrshmëria e tyre. Kjo natyra që dëmton Dashët iu jep prioritet Demave për të bërë gjëra më me shkathtësi.

Binjakët – 5 yje

Kanë Afërditën në shenjën e tyre që do bëjë një lidhje shumë të bukur me Jupiterin në Dash. Do dëgjojmë fejesa, martesa, lajme të këndshme, punë me shumë para kështu që Binjakët që do të jenë të zgjuar mund të akomodohen mirë në këtë periudhë.

Gaforrja – 3 yje

Hëna e re në Gaforre në datën 29 është shumë e bukur, domethënëse por bën katërkëndëshin me Jupiterin në Dash, ndaj kujdes nga iniciativat lidhur me karrierën e jetën personale, ndryshimet në këtë periudhë. Këto të fundit mund të jenë shumë të mira, por shumë të bujshme për momentin dhe nuk krijojnë stabilitet.

Luani – 1 yll

Shenjat e zjarrit do kenë kaq shumë energji sa do iu prishë punë. Hëna e re në Gaforre është në shtëpinë e 12-të që ka të bëjë me ndjenjat, punën, pasionet e fshehta, dëshirat e fshehta që nuk janë akoma në momentin e tyre më të mirë.

Virgjëresha – 3 yje

Do favorizohen lidhur me punën dhe ekonominë. Afërdita në Binjak, që është një shenjë që udhëhiqet nga Mërkuri dhe lidhja e tij e bukur në Binjak me Jupiterin në Dash, bëjnë një kombinim të mirë punësh dhe jete personale.

Peshorja – 4 yje

Një shenjë kardinale që merr iniciativa nga hiçi. Këtë periudhë do ketë lajme të mira ligjore, komunikime me jashtë, bashkëpunime të rëndësishme, kontrata, martesë, fejesë, udhëtim të largët të këndshëm.

Akrepi – 4 yje

Ka ardhur momenti që të merren me çështjet ekonomike e personale ku do fokusohen fuqishëm. Rregullohet një çështje ekonomike, personale, Afërdita e Mërkuri në Binjak iu jep gjithë këtë mundësi shpirtërore që të arrijnë të qetësohen dhe qartësohen me veten.

Shigjetari – 2 yje

Hëna e re në Gaforre sjell problematika lidhur me shëndetin e punën, disa debate që ndoshta nuk i prisnin.  Ka shumë planetë në Binjak përballë shenjës së tyre, ndaj interesi kalon nga ana e partnerëve ose njerëzve që janë në bashkëpunim dhe duhet të marrin leje për të bërë gjëra.

Bricjapi – 1 yll

Hëna e re përballë tyre i kundërshton, si dhe katërkëndëshi me Jupiterin në Dash. Çështjet e shtëpisë, familjare, divorcet, sqarimet, debatet, çështjet ligjore duhet t’i kenë kujdes këtë javë ose të mos marrin hov më shumë se sa duhet në marrëdhëniet që s’ia dinë fundin.

Ujori – 2 yje

Janë në fazën më të mirë erotike sepse Afërdita e Mërkuri në Binjak u ndryshojnë jetën, por kujdes nga Hëna e re me një ndryshim pune ose diçka që duan të dalin nga rutina, por që nuk do jetë e kontrolluar.

Peshqit – 3 yje

Hëna e re në Gaforre është e mirë, pavarësisht disa shpenzimeve e debateve në çështjet ekonomike. Do kenë disa lajme të mira në fushën erotike, ndahen nga një marrëdhënie e keqe, hyjnë në një të mirë dhe jeta nis të marrë formë.

Next Post
“Kam diplomë bojaxhiu”/ Rama me maturantët: Po ju mori malli për mua, hapni frigoriferin, aty më keni

“Kam diplomë bojaxhiu”/ Rama me maturantët: Po ju mori malli për mua, hapni frigoriferin, aty më keni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtimi i destinacioneve nga Rinasi, ministri Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit falë reformave të ndërmarra nga Qeveria!

Shtimi i destinacioneve nga Rinasi, ministri Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit falë reformave të ndërmarra nga Qeveria!

November 7, 2026
Masakër në Poloni, të paktën 5 të vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat me armë në tregun e Krakovit! Arrestohet autori, reagon Tusk

Masakër në Poloni, të paktën 5 të vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat me armë në tregun e Krakovit! Arrestohet autori, reagon Tusk

November 7, 2026
Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

Cunami elektoral Blu në Shtetet e Bashkuara

November 7, 2026
Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia u përgjigjet me topa uji dhe gaz, i shpërndan pas aksionit! (FOTO)

Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia u përgjigjet me topa uji dhe gaz, i shpërndan pas aksionit! (FOTO)

November 7, 2026
Gaza në prag katastrofe, moti i rënduar përshkallëzon krizën e strehimit! Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt 70 mijë tenda, kërkohet ndërhyrje humanitare

Gaza në prag katastrofe, moti i rënduar përshkallëzon krizën e strehimit! Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt 70 mijë tenda, kërkohet ndërhyrje humanitare

November 7, 2026
DETAJET/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

DETAJET/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

November 7, 2026
Kina konfirmon diskutimet për një takim historik mes Xi, Trump dhe Putin: Samiti s’duhet të përqëndrohet te ndarja e Botës mes tre fuqive!

Kina konfirmon diskutimet për një takim historik mes Xi, Trump dhe Putin: Samiti s’duhet të përqëndrohet te ndarja e Botës mes tre fuqive!

November 7, 2026
Video/ Gati për Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi shënon golin e fitores në Rusi pas ftesës së Maran

Video/ Gati për Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi shënon golin e fitores në Rusi pas ftesës së Maran

November 7, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
“Po rrezikoni jetën e efektivëve, të maskuarit…”- Protestuesit hedhin molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, Policia i paralajmëron (FOTO)

“Po rrezikoni jetën e efektivëve, të maskuarit…”- Protestuesit hedhin molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, Policia i paralajmëron (FOTO)

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In