• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujdes nga telefonatat me prefiks të çuditshëm, ‘virusi’ i mashtruesve prek Shqipërinë

by A R
04/07/2018 07:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fillimisht do të merrni një telefonatë nga një numër i çuditshëm. Më shumë është një zile të cilën mund ta interpretoni për telefonatë nëse nuk e keni parë në kohë reale. Gjasat janë që të jetë me një prefiks +375, +371, +370 që i përkasin respektivisht shteteve si Bjellorusia, Lituania dhe Letonia, por kjo nuk përjashton prefikse të tjera. Kini kujdes! Në fakt nuk është duke ju telefonuar askush, thjesht po tentojnë t’ju “peshkojnë” që ju të ktheni telefonatën duke iu bërë që të shpenzoni para. Kjo është skema mashtruese e radhës e cila po bëhet problem edhe në Shqipëri. Operatorët e telefonisë celulare raportojnë se kohëve të fundit kjo është kthyer në një shqetësim real pasi njerëzit nuk e dinë dhe kthejnë pas telefonatën duke u faturuar, kurse kompanitë nuk kanë mekanizma për të ndaluar këto lloj telefonatash që vijnë nga jashtë.

Si funksionon skema
Për të ilustruar sesi funksionon skema do t’i referohemi një rasti konkret. Në numrin e X qytetari të shtunën e kaluar në orën 18:42 vjen telefonata e parë. Qytetari e konstaton këtë telefonatë (që në fakt ka qenë zile e shkurtë) në orën 18:53 dhe kthen pas telefonatën e cila zgjat 15 sekonda, pa asnjë zile si paralajmërim, iu del sekretaria e cila është duke folur në rusisht. Duke qenë se duket që diçka nuk është normale qytetari mbyll telefonin. Faturimi i tij pak orë më vonë rezulton me 105 lekë ekstra jashtë paketës. Pas kësaj telefonate nisin në seri zilet e shkurta nga një numër tjetër i ngjashëm, dhe pas tij edhe një tjetër por gjithmonë të ndryshëm. E vetmja e përbashkët është pjesa e prefiksit. Pas disa tentativave telefonatat zhvendosen në Viber deri rreth orës 21:00. Të nesërmen (të dielën) telefonatat vijnë nga një tjetër prefiks që i korrespondon Lituanisë. Insistimi duket se lidhet me faktin pse qytetari ka kthyer telefonatën që në momentin e parë. Sapo konstatohet se qytetari ka kuptuar që diçka nuk është normale në këtë pjesë, vëmendja zhvendoset tek një tjetrën “viktimë”. Përfitimi që nxjerr kjo lloj skeme lidhet me faktin që ti shpenzon para duke iu kthyer telefonatën. Pagesa e tyre kryhet nga kompania celulare me të cilën ti ke kontratën apo mbajtëse të numrit ndërkohë që këto para do të të mbahen ty në momentin që shkon për faturën e plotë mujore.

Kompanitë celulare thirrje për kujdes
Rastet që kanë rënë pre e skemës mashtruese të njohur edhe në botë si “Skema e një zileje” në vendin tonë kanë qenë të shumta. Kompanitë celulare duke kuptuar qartë se klientët nuk kanë ditur se bëhej fjalë për një mashtrim kanë preferuar që të mbajnë vetë koston ekstra që ka ardhur si rezultat i thirrjes së kryer por kanë paralajmëruar klientët që të mos kthejnë telefonata në numra me prefiks. Ja cili ka qenë mesazhi që ka nisur një prej operatorëve drejt një X klienti që kishte shpenzuar 75 lekë jashtë paketës që kishte nga numri me kontratë.

“Info! Vetëm këtë herë, (emri i kompanisë) të rimburson me 75 lekë(me TVSH) të tarifuar si pasojë e thirrjeve drejt numrave me prefiks ndërkombëtar jo të zakonshëm. Tregohu I vëmendshëm dhe mos I kthe thirrjet drejt numrave ndërkombëtare që nuk i njeh. Ti mund ta evidentosh nga prefiksi jo I zakonshëm dhe si thirrje e shkurtër. Për më shumë info. Tel. (numri )” thuhet në mesazh./Monitor/a.m.

Next Post
Serbët ankohen:“Vuçiç po e dorëzon fare lehtë Kosovën”

Serbët ankohen:“Vuçiç po e dorëzon fare lehtë Kosovën”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje -

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje –

August 9, 2026
Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit -

Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit –

August 9, 2026
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com