• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kujdes nga kërcënimi rus!”, SHBA paralajmëron Gjermaninë mbi kërcënimet në rritje

by Java News
06/11/2019 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan aleaten e rëndësishme evropiane, Gjermaninë, mbi kërcënimet në rritje që vijnë nga Rusia, ndërkohë që Berlini përgatitet të shënojë 30 vjetorin e rënies së Murit.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u nis të mërkurën për në Gjermani, një vizitë për të shënuar tre dekadat nga rrëzimi i murit dhe për të nënvizuar atë që zyrtarët e SHBA e quajnë nevojë për vazhdimin e një partneriteti të fortë ndëratlantik. Takimet e diplomatit të lartë amerikan me udhëheqësit në Gjermani vijnë gjithashtu pak ditë pasi Danimarka hoqi një nga pengesat e fundit ligjore për një tubacion të propozuar të gazit natyror që lidh Rusinë dhe Gjermaninë, i njohur si Rrjedha Veriore 2.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se SHBA janë të shqetësuara për “sigurinë e energjisë” për partnerët evropianë, duke e quajtur tubacionin e propozuar “kryesisht një mjet politik” të Rusisë dhe “jo një projekt thjesht komercial”. Zyrtari tha se tubacioni në fjalë “rrezikon” përparësitë e sigurisë energjitike, duke i “bërë vendet evropiane dhe aleatët më të varur nga burimet e energjisë të një vendi të vetëm”.

Gjermania është konsumatori më i madh i gazit natyror në Evropë dhe varet shumë nga importet. Zyrtarët e atjeshëm nuk u kanë kushtuar rëndësi shqetësimeve amerikane për sigurinë dhe gjeopolitikën. Në një lëvizje tjetër që shihet si sdë ndaj paralajmërimeve të SHBA, Berlini nuk po e përjashton rmën Huawei Technologies, shitëse kryesore e pajisjeve të telekomit me qendër në Shenzhen të Kinës, nga pjesëmarrja në rrjetin 5G të Gjermanisë.

“Ne u kemi bërë thirrje të gjitha vendeve, veçanërisht partnerëve dhe aleatëve, të vlerësojnë me kujdes ndikimin afatgjatë nëse lejojnë kompani të cilave nuk mund t’u besohet, të kenë qasje në infrastrukturën e rëndësishme të rrjetit 5G,” i tha Zërit të Amerikës zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit. Bruno Kahl, kreu i shërbimit gjerman të inteligjencës, kohët e fundit u tha ligjvënësve se rmës Huawei “nuk mund t’i besohet plotësisht”.

Për të zbutur shqetësimet, Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ngulur këmbë në nënshkrimin e një pakti me rmën Huawei, ku të sanksionohet se ajo nuk do të merret me aktivitete përgjimi, ndërkohë që kancelarja ka vendosur ta lejojë kompaninë kineze të marrë pjesë në instalimin e teknologjisë 5G.

Drejtori i Përgjithshëm i rmës Huawei Ren Zhengfei ka thënë se kompania e tij nuk ndan informacione kondenciale të përdoruesve, duke mohuar se ajo kontrollohet nga qeveria. Nëntori shënon 30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit. Prishja e murit i dha fund Berlini të ndarë, dhe simbolizoi çlirimin e Gjermanisë Lindore, e më vonë të pjesës tjetër të Evropës Lindore, nga sundimi komunist sovjetik.

Zoti Pompeo, i cili dikur shërbente në Gjermani si oficer i ri, do të vizitojë qytetet Grafenwohr, Vilseck, Modlareuth, Leipzig dhe Berlin për të marrë pjesë në përkujtimet e fundit të Luftës së Ftohtë. Në Leipzig, she i diplomacisë amerikane do të takohet me Ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas, për të diskutuar mbi partneritetin ndëratlantik përballë kërcënimeve në rritje nga Rusia, Kina dhe Irani, sipas Departamentit të Shtetit.

Në Berlin, ai do të takohet me Kancelaren Merkel dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të folur mbi fushat e bashkëpunimit dhe shqetësimet e ndërsjella. Zoti Pompeo do të mbajë një fjalim pranë Portës së Brandenburgut “mbi domosdoshmërinë e vazhdueshme për të mbrojtur vendet e lira dhe popujt e lirë”, tha Departamenti i Shtetit. /VOA/

Next Post
LISTA/ 8 familjet dhe bizneset e para te “Astiri” që marrin dëmshpërblimet

LISTA/ 8 familjet dhe bizneset e para te "Astiri" që marrin dëmshpërblimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

March 26, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe reagon pas vendimit të Bordit: Mos vallë na kanë grabitur te ky çmimi ‘neto’ pa taksa i naftës?

March 26, 2026
Pjesa e parë Poloni 0 – 1 Shqipëri! Arbër Hoxha shënon në Varshavë

Pjesa e parë Poloni 0 – 1 Shqipëri! Arbër Hoxha shënon në Varshavë

March 26, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Paralajmërimi i fortë i gazetares: Pas një jave do shihni se ç’sjell lufta në Shqipëri

March 26, 2026

Rrugë pa strategji: paradoksi i aksit dytësor Tiranë–Vorë

March 26, 2026
Misteri pse Kosta Trebicka shkoi vetëm për gjueti/ Zbulohen dëshmitë dhe dyshimet e miqve: Sa herë që vinte në Maliq takohej…

“Mjekët që bënë autopsinë e Kosta Trebickës shoqëroheshin me Sali Berishën”

March 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

March 26, 2026
Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In