• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujdes: Nëse doni ta shijoni çastin, mos bëni fotografi

by Ardit Rada
11/11/2020 11:45
People use their smartphone to take photos of the L'Oreal fashion show on the Champs Elysees avenue during a public event organized by French cosmetics group L'Oreal as part of Paris Fashion Week, France, October 1, 2017.  REUTERS/Charles Platiau     TPX IMAGES OF THE DAY - RC1CAB6813E0

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Manoush Zomorodi

Njerëz në të gjithë botën ngarkojnë më shumë se një miliard imazhe në ditë, duke ruajtur kujtimet e tyre për t’i shijuar ato në të ardhmen por bërja e fotografive mund të ndikojë në kujtesën tonë.

Kur bëhet fjalë për zakone që kthehen në fiksime, bërja e fotografive në çdo moment ndoshta nuk është më e keqja për marrëdhëniet por si e ndryshon ajo nevojën e vazhdueshme për të kapur momentin, si e përjetojmë në të vërtetë momentin, si në të tashmen ashtu edhe kur përpiqemi ta kujtojmë atë në të ardhmen?

Një nga arsyet kryesore që bëjmë foto në radhë të parë është të kujtojmë një moment shumë kohë pasi ai të ketë kaluar: lindjen e një foshnje, një kafe me shoqërinë, një liqen të bukur. Në vitin 2015, unë zhvillova një studim ku pyeta 20.000 persona se përse e ndjejnë dëshirën për të bërë fotografi në një moment të caktuar dhe shumë prej tyre thanë se e përdorin fotografinë si “ndihmëse për kujtesën”. Për shembull, shumë bënin fotografi të një veshje për ta pasur më vonë kur të donin për të realizuar të njëjtën veshje.

Sidoqoftë, sa herë që bëjmë një foto të shpejtë të diçkaje, në fakt mund të dëmtojmë kujtesën tonë për të.

Linda Henkel, një pedagoge e psikologjisë në Universitetin ‘Fairfield’ në Connecticut, studioi se si fotografimi ndikon në përvojën dhe kujtesën. Ajo hartoi një eksperiment duke përdorur një grup studentësh në një turne udhërrëfyes në Muzeun e Artit të Universitetit Bellarmine. Studentëve iu kërkua të bënin fotografi të një pjesë të objekteve që ata shikonin gjatë turneut dhe pjesën tjetër për ti vëzhguar.

Të nesërmen, ajo i solli studentët në laboratorin e saj kërkimor për të provuar kujtesën e tyre për të gjitha objektet që kishin parë në turne. Kurdoherë që ata kujtonin një pjesë të punës, ajo bënte pyetje vijuese në lidhje me detaje specifike vizuale.

Rezultatet ishin të qarta: Në përgjithësi, njerëzit mbanin mend më pak nga objektet që kishin fotografuar. Ata gjithashtu nuk mund të kujtonin shumë detaje vizuale specifike të objekteve të fotografuar, krahasuar me objektet që ata thjesht kishin vëzhguar.

“Kur bëni një foto të diçkaje, ju po mbështeteni në kamera për të kujtuar për ju. Ju në thelb po thoni: ‘Mirë, nuk kam nevojë të mendoj për këtë më tej. Kamera ka kapur gjithçka dhe në këtë rast ju nuk përfshiheni fare.” tha Henkel.

Me fjalë të tjera, nëse kamera juaj kap momentin, atëherë truri juaj nuk e bën. Henkel doli me një term të pakëndshëm për këtë fenomen: “efekti i dëmtimit të marrjes së fotografive”.

Se si ndikon bërja e fotografive në kuptimin tonë të vetvetes dhe gjërave që po fotografojmë është ende një pikëpyetje e madhe. Por si rezultat i eksperimenteve të saj, ka një gjë për të cilën Henkel është e sigurt. “Kamerat, aq të mahnitshme sa janë, nuk mund të krahasohen me atë që truri është i aftë të sigurojë nga sytë dhe veshët. Kamerat janë një version më i vogël i sistemit të përpunimit të informacionit njerëzor.” tha ajo.

Pse të mos e sfidoni veten në një ditë pa foto? Për 24 orë, shihni botën përmes syve tuaj, jo ekranit tuaj. Mos bëni absolutisht asnjë fotografi të drekës tuaj, fëmijëve tuaj, shokut tuaj apo dhe perëndimit të bukur të diellit. Asnjë fotografi në 1 ditë. Premtoj se të gjithë do të jenë në rregull.

Ata që bëjnë fotografi shumë rrallë, mund ta shohin si diçka pa vlerë dhe një sfidë të lehtë por kjo mund të jetë më e vështirë nga sa mendoni. Shumë njerëz e shohin si të pamundur një situatë të tillë dhe Henkel tha se në një studim të sajin, nga 2000 persona që e përdornin telefonin për të bërë pafund fotografi, 1400 nuk duruan më shumë se 3 ditë pa bërë fotografi.

Është në rregull të jesh i mërzitur, me nerva dhe të mendosh se koha nuk kalon pa bërë fotografi por mund të përdorni trurin tuaj në vend të telefonit. Askush nuk do ta shijojë perëndimin e diellit sesa sytë e tu.

Nëse doni të jeni mirë dhe të keni një pamje më të mirë të diçkaje në mendjen tuaj në të ardhmen, shikojini gjërat me sy dhe mendje, jo me fotografi.

*Manoush Zomorodi është gazetare dhe autore e Podcast-it “Note to Self” nga “WNYC Studios”. Përmes eksperimenteve dhe bisedave me ekspertë, ajo shqyrton çdo gjë që teknologjia ka sjellë në jetën tonë.

Next Post
Vlorë/ U regjistruan 6 raste në 24 orë, fasoneritë kthehen në vatra të rrezikshme infeksioni nga COVID-19

Mbyllen 3 fasoneri në Gjirokastër nga pandemia, 332 raste aktive brenda qarkut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

March 10, 2026
Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

March 10, 2026
Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

March 10, 2026
Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

March 10, 2026
Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

March 10, 2026
Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

March 10, 2026
Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

March 10, 2026
INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

March 10, 2026
Akuzohen se nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

Akuzohen se nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

March 10, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

BSH: Pagesat elektronike në rritje/ Më shumë transferta në banka dhe Home Banking

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In