Gjatë sezonit veror, shpesh herë nga mungesa e informacionit shumë pushues thyejnë etikën e veshjes duke bërë edhe skandale me veshjen. Për të shmangur situata të tilla, qyteti Hvar i Kroacisë ka shfaqur një tabelë informuese për pushuesit për të shmangur veshjet e papërshtatshme në të kundërt do ketë penalitete.
Nëse një pushues kapet duke ecur në rrugët e qytetit me një kostum banjoje, do të gjobitet deri në 600 euro. Nëse gratë janë me rroba banjo vetëm në pjesën e lartë dhe meshkujt gjysmë të zhveshur atëherë gjoba shkon 500 euro, dhe kushdo që shihet nëpër rrugë me një shishe në dorë dhe i shtrirë i dehur në rrugë, dënimi është 700 euro.
Kryetari i Hvar, Ricardo Novak ka marrë këtë vendim për shkak se janë turistët britanikë ata të cilët shquhen për dehje dhe lakuriqësi.
“Ata ende të dehur nëpër qytet, urinojnë në çdo cep, ecin pa një këmishë, duke fjetur në zonat urbane e shumë gjëra të tjera”, ka thënë Novak në një intervistë për Slobodna Dalmacija.
“Çdo gjë ka kufijtë e saj. Turistët e rinj janë të mirëpritur, por do të duhej të dinë si të sillen. Nuk e duam turizmin dhe fitimet e shtetit me çdo çmim ”, ka shtuar më tej ai./a.m.










