• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujdes me produktet shtazore! AKU thirrje qytetarëve: Blini në vende të kontrolluara

by A R
26/12/2021 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kohën kur të gjithë qytetarët dynden në tregje e dyqane për të bërë furnizimet për festat e fundvitit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit apelon të bëhet kujdes me produktet me origjinë shtazore.

Kur bëhet fjalë për të blerë produkte të tilla si mishi, qumështi e nënproduktet e tij, konsumatorët duhet të blejnë në markete të licencuara, ku ushqimet janë më të kontrolluara.

“Konsumatorët duhet të kenë parasysh të shmangin produktet që nuk shiten në temperatura dhe kushte të përshtatshme, çdo produkt me origjinë shtazore ka një protokoll për mirëmbajtjen e tyre. Një salçiçe që monitorohet në kushte freskie, nuk mund të jetë njëlloj si ta ruajmë në një banak pa temperaturën e duhur. Kjo sjell prishjen e produktit.” – thotë Manush Kullolli, drejtor i Komunikimit të Riskut dhe Monitorimit në AKU.

Thirrja e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për blerësit është që të shmangin tregtarët ambulantë dhe të lexojnë etiketën e çdo produkti, për të kuptuar nëse është ruajtur apo jo në kushte të përshtatshme.

“Shmangni blerjen e produkteve shtazore në trotuare. Duke i blerë këto produkte në vende të licencuara dhe që monitorohen nga trupat tona, kemi produkte më të sigurta dhe më cilësore” – thotë Kullolli për Vizion +

/a.r

Next Post
“Demokratë a jeni gjallë?”, Ylli Manjani i bashkohet Berishës: Ai s’është më doktori i zemrës, por i shpirtit tonë!

Flet mbështetësi më i ri i Sali Berishës: O qesharakë deri në neveri! E majta dhe e djathta tek ne janë karikaturë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com