• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujdes me përdorimin i tepërt të sheqerit, dietologët thonë që ju prish gjumin

by Java News
18/01/2020 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë prej nesh duan ta mbyllin mbrëmjen duke ngrënë diçka të ëmbël, por kjo mund të shkaktojë një natë jo të qetë. Përdorimi i tepërt i sheqerit mund të shkaktojë shtim në peshë, shkakton prishjen e dhëmbëve dhe rrit rrezikun e diabetit. Por gjithashtu ka një efekt tjetër rëndësishëm që lidhet me cilësinë e gjumit që bëni.

Një studim i vitit 2016 zbuloi se njerëzit që kanë dieta të larta në sheqer kanë tendencë të flenë më pak dhe të shfaqin shqetësime gjatë natës. Dr. Michael Breus, i quajtur ndryshe dhe si “mjeku i gjumit” është shprehur se sheqeri i tepërt, përpos faktit që shkakton probleme me gjumin, gjithashtu ju shton dëshirën e madhe për të konsumuar sheqer ditën e nesërme.

“Kur hani sheqer, nivelet e sheqerit në gjak rriten dhe pankreasi juaj lëshon insulinë, e cila ndihmon që sheqeri të merret përsëri në qelizat, duke u dhënë atyre karburant për të vazhduar”, thotë dietologu Alex Evans.

Këtë efekt shkakton dhe konsumimi i sheqerit para së të flini gjumë, duke ju dhënë energji për të kryer aktivitete të ndryshme ndërkohë që ju nuk do bëni asgjë të kësaj natyre. Prandaj duhet të shmangni në mënyrë të veçantë çokollatën gjatë natës vonë, e cila përmban kafeinë dhe stimulues të tjerë.

Sipas studimeve, një i rritur mesatar ka nevojë për të paktën shtatë orë gjumë gjatë natës; dhe çdo orë më pak se sa kaq ju shkaktojë më pak energji përgjatë ditës, e cila duke u kombinuar me një dietë të keqe mund të dëmtojë rëndë shëndetin tuaj. Ka një lëvizje të vërtetë biokimike për të ngrënë më shumë sheqer, kur trupi ‘pranon’ që burimet e energjisë janë të ulëta, dhe keni nevojë për diçka që vepron si patericë. Nuk mund të anashkalohet fakti se marrja e ushqimeve me sheqer mund të jetë një shenjë e vetmisë. Kur nuk kemi gëzim të mjaftueshëm në jetë, ne priremi t’i drejtohemi gjërave që mund të na përkrahin, dhe sheqeri është një nga ato. Pra, sheqeri është një ”vetë-mjekues masiv”.

Një rregull tepër i rëndësishëm që ja vlen të zbatohet, është fakti që duhet të flini dy orë pasi keni konsumuar ushqim. Bashkëngjitur me këtë rregull, rekomandohet që të shmangni kafeinën dhe të fikni televizorin një orë para gjumit.

Për këtë arsye, dietologët rekomandojnë që të ushqeheni mirë gjatë gjithë ditës, duke filluar me shumë proteina për mëngjes, për të luftuar luhatjen e niveleve të sheqerit në gjak. Sa më pak të konsumoni sheqer dhe kafeinë gjatë ditës, aq më shumë do të jeni në gjendje të bëni një gjumë të qetë. /e.s/

Next Post
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për dy të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për dy të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com