• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujdes me përdorimin e këtyre ilaçeve, ndikojnë në shtimin në peshë

by Java News
20/11/2019 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Medikamentet kanë një qëllim specifik, të kurojnë e të shërojnë një problem të caktuar shëndetësor. Megjithatë, shumë syresh shoqërohen me efekte anësore dhe një prej tyre është shtimi në peshë.

Në këtë artikull do të mësoni për listën e barnave që e kanë shtimin në peshë si efekt anësor.

Ilaçet kundër tensionit të lartë

Tensioni i lartë i gjakut është përgjegjës për shumë sëmundje shëndetësore që përbëjnë rrezik për jetën. Ilaçet e mbajnë atë nën kontroll e megjithatë, shtimin në peshë e kanë si efekt të përbahskët anësor.

Barnat që ulin tensionin e gjakut kanë tendencën të nxisin shtimin në peshë. Kjo për arsyen se si fillim ulin rrahjet e zemrës por në të njëjtën kohë edhe ritmin metabolik.

Një gjë e tillë bën që trupi të djegë më pak kalori.

Insulina

Insulina ofrohet për trajtimin e diabetit të tipit 1 dhe 2. Disa prej llojeve të saj nxisin shtimin në peshë deri në të paktën 5 kilogramë.

Ajo ul nivelin e sheqerit në gjak dhe e udhëheq atë (sheqerin) drejt indeve ku duhet të jetë. Kjo është një nga arsyet përse diabetikët janë mbipeshë.

Anti-alergjikët

Studimet tregojnë se gratë dhe burrat që marrin ilaçe si anti-histamina shtojnë më shumë kilogramë. Histamina është një transmetues i disa alergjive dhe bllokimi i saj stimulon oreksin.

Nëse barna të tilla merren vetëm sipas nevojës, atëherë mbipesha është e përkohshme. Nëse ato merren rregullisht, atëherë mbipesha është afat-gjatë.

Steroidët

Steroidët janë barna që luftojnë inflamacionin.

Ato përbëhen nga kortizoni dhe përdorimi afatgjatë, në rastet e artritit, azmës dhe sëmundjeve të stomakut, nxit shtimin në pepshë.Sidoqoftë, shtimi në peshë është efekt anësor i dozave të larta të këtij medikamenti.

Kontraceptivët oralë

Ekspertët thonë se të gjithë kontraceptivët janë përgjegjës për sekretimin e hormonit të quajtur progesterone. Ky hormon nxit nepsin për ushqime të caktuara. Mund të jenë të kripurat, të ëmblat apo ato pikante.

Kontraceptivët rrisiin oreksin por edhe nxisin akumulimin e ujit dhe lëngjeve në trup.

Anti-depresantët

Njerëzit që vuajnë nga depresioni janë ndjeshëm më të rrezikuar nga obeziteti. Këto barna supozohet t’i bëjnë njerëzit të ndihen mirë, por përveç kësaj i nxisin të shëndoshen.

Sidoqoftë efektet anësore varen edhe nga organizmi i njeriut./Agroweb/

Next Post
Propozimi francez për zgjerimin e BE nuk është i vetmi, DW: Ka edhe projekte të tjera

Propozimi francez për zgjerimin e BE nuk është i vetmi, DW: Ka edhe projekte të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In