• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujdes me diplomacinë e maskuar të Kinës

by A R
01/04/2020 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga David Patrikarakos

“E si mund të sillesh ashpër me bankierin tënd?”. Kjo ishte pyetja jo aq retorike që i bëri Hilari Klinton, kryeministrit të atëhershëm të Australisë Kevin Rud, gjatë një darke mes tyre në vitin 2010. Përmes gjuhës profilaktike të diplomatit, Klinton po pyeste sesi bota duhet të sillej me një Kinë gjithnjë e më agresive.

Dhjetë vjet pas, Pekini zotëron mbi 1 trilionë dollarë borxhe të SHBA-së (pra është vërtet një bankier); një nga kompanitë e saj kryesore do të kontrollojë rrjetin 5G të Britanisë së Madhe; teksa ka shpenzuar vite me radhë duke kërkuar të shfrytëzojë burimet natyrore të Afrikës, duke u shqetësuar pak ose aspak se mos denoncohet për shkeljen e të drejtave të njeriut brenda vendit.

Tani, përmes një përzierjeje të rregulloreve të mjegullta dhe një evazioni sistematik, ajo ka ndihmuar në përhapjen e Covid-19 nëpër botë. Ne jemi tani të “burgosur” brenda shtëpive tona, ndërsa ekonomia jonë kombëtare po bie; çdo ditë mijëra njerëz vdesin nga një sëmundje, që ka të ngjarë të ketë origjinën në qytetin kinez të Vuhanit.

Kur zbuluan se po përballeshin me një epidemi (deri atëherë nuk ishte ende një pandemi), shefat e Partisë Komuniste e mbuluan atë; dhe më pas burgosën, kërcënuan dhe persekutuan cilindo që guxoi të flasë për ato që dinte, dhe që do të ndodhnin pak më vonë me gjithë ne të tjerët.

Dhe ishte vetëm fillimi. Me kalimin e javëve, Pekini nisi ta vërë virusin nën kontroll (pasi imponoi llojin e bllokimeve totale, që mund ta realizojnë vetëm pushtetet vertikale autokratike), dhe vëmendja e tij është kthyer tek diçka tjetër:kurimi i imazhit ndërkombëtar.

Nëse mendonit se Rusia ishte goxha e aftë në kryerjen në ditën për diell të krimeve të saj, dhe në gënjeshtrat e sponsorizuara nga shteti dhe taktikat e saj diversioniste, shihni tani çfarë po bën Pekini në epokën e koronavirusit. Kina po zhvillon një fushatë të gjerë propagandistike, si me fjalë ashtu edhe me vepra.

E etur për ta shpërqendruar vëmendjen nga fajësia e vet, ajo dërgon tani miliona maska ​​për fytyrën në Evropë, bashkë me mjekët dhe ekspertët mjekësorë të disiplinave të ndryshme, veçanërisht epidemiologët që janë shumë të nevojshëm. Kompani si Huauei, janë papritmas donatoret e mëdha të krizës.

Presidenti Xi Jinping, i tha së fundmi kryeministrit italian Xhuzepe Konte se shpreson të krijojë një “Rrugë Mëndafshi Shëndetësore” nga Kina në Evropë. Pekini është shndërruar në një model të filantropisë. Por kjo diplomaci e maskuar është false.

Së pari, ndihmat që po dërgojnë kinezët shpesh shkaktojnë më shumë probleme, sesa bëjnë punë. Spanja dhe Republika Çeke, po hedhin në koshat e plehrave mijëra tamponë për testimet të dërguara nga Kina, pasi nuk funksionojnë siç duhet.

Edhe Turqia po pretendon se tamponët e blerë në Kinë, po japin rezultate të pasakta, ndërsa Holanda thotë se pothuajse gjysma e tamponëve që ka marrë janë të skaduar. Dhe së bashku me “ndihmën” kineze, vjen edhe slogani propagandist:ne duhet t’ju ndihmojë, ndryshe nuk ja dilni dot.

Dhe nuk është habi që kjo qasje i ka zgjuar evropianët. “Franca sapo dërgoi 1 milion maska ​​në Itali. Po aq sa edhe Kina. Koha për të ndalur sulmet ndaj BE-së!”-deklaroi kohët e fundit një ndihmës i presidentit francez Makron.

Gjermania, e akuzuar nga shtetet e tjera të BE-së për injorimin e vuajtjeve të tyre, po dërgon tani ventilatorë në Itali, dhe po merr në spitalet e veta pacientët italianë nga spitalet e mbingarkuara atje. Sigurisht, ajo po sigurohet që të gjithë ta dinë se çfarë po bën aktualisht.

Pastaj janë edhe gënjeshtrat e hapura, të cilat vijnë në një shkallë industrial, dhe nga nivelet më të larta zyrtare. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, pretendon vazhimisht se ushtria amerikane është ajo që e krijoi enkas koronavirusin për të infektuar qytetarët kinezë.

Ky është një lloj “Kremlifikimi” i mesazheve të Pekinit. Dhe kjo është gjendja aktuale e Partisë Komuniste Kineze. Është e vërtetë, ne vetë duhet të mbajmë disa përgjegjësi. Ne u paralajmëruam për një pandemi të tillë. “Ekziston një kërcënim shumë real i një pandemie në lëvizje të shpejtë dhe shumë vdekjeprurës i një patogjeni të frymëmarrjes, që mund të vrasë 50-80 milionë njerëz”-  thuhej në raportin e parë vjetor të Bordit Global të Monitorimit të Përgatitjeve (një panel i pavarur i ekspertëve të thirrur nga Banka Botërore dhe Organizata Botërore e Shëndetit) në vitin 2019.

Pra ne u paralajmëruam në mënyrë të përsëritur, dhe sërish nuk arritëm të përgatiteshim. Është gjithashtu e vërtetë se nuk kemi vepruar siç duhej që nga fillimi i krizës. Me shumë gjasa, ne duhet të kishim kaluar më shpejt në izolim.

Ngurrrimi i qeverisë britanike për të na detyruar të mbyllemi në shtëpitë tona, mund të ketë pasur arsyet e veta, por ka qenë ndoshta i gabuar. Sidoqoftë, ne jemi në këtë situatë për shkak të Kinës. Në raport me këtë fakt, nuk mund të ketë asnjë lloj kompromisi.

Të dielën, “Dily Mail” raportoi se qeveria britaike po e rishikon kontratën e nënshkruar me Huauein për ndërtimin e rrjetit 5G, dhe po planifikon një “ngrirje të madhe” të raporteve diplomatike me Pekinin, derisa ky i fundit të nisë të reformohet. Bota është e zemëruar. Por a do të vijojë me këtë qasje?

A do të mbetet dëshira për t’i kërkuar llogari Kinës, pas 6 muajsh apo 1 viti kur kriza të ketë kaluar? Unë mendoj se duhet. Unë mendoj se kjo është një domosdoshmëri politike dhe morale. Nëse duam realisht të kuptojmë se sa e fuqishme është politika jonë, dhe nëse vërtet duam të kuptojmë se ku qëndron në të vërtetë ekuilibri global i fuqisë, kjo do të bëhet e qartë kur të përfundojë e gjitha kjo krizë.

Ne i injoruam kërcënimet e Kinës mbi 5G. Ne e injoruam burgimin nga Kina të mbi 1 milionë ujgurëve. Në të vërtetë, ne kemi shpërfillur shumë nga krimet e Kinës. Por tani nuk mund ta injorojmë rolin e saj tek pandemia e Covid-19.

Nëse e bëjmë këtë, ky do të ishte një pranim pa ekuivok se Perëndimi duhet të ngrihet tani ose kurrë ndaj Kinës. Dhe nëse kjo ndodh, atëherë pas 25 vjet në revolucionin dixhital, ne do të kemi arritur më në fund të kuptojmë koston e vërtetë të viralitetit. / “The Spectator” – Bota.al

Next Post

Rama për klubet e futbollit: Mos na kërkoni lekë se s'ka lezet! Keni deklaruar paga të rreme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akti Normativ për buxhetin 2026, Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

Akti Normativ për buxhetin 2026, Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

July 5, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Arkivoli në shesh

July 5, 2026
“Amerika nuk ka qenë kurrë më e fortë”, Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

“Amerika nuk ka qenë kurrë më e fortë”, Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

July 5, 2026
Avokati Beqiri: Një pjesë e organizatorëve të protestës paguhen nga PD! Gent Progni takohet me Flamur Nokën

Avokati Beqiri: Një pjesë e organizatorëve të protestës paguhen nga PD! Gent Progni takohet me Flamur Nokën

July 5, 2026
Protesta në bulevard, Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar

Protesta në bulevard, Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar

July 5, 2026
Debati për projektin në Sazan, Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

Debati për projektin në Sazan, Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

July 5, 2026
Epoka e artë retro/ Pronarët nga Kosova, Shqipëria e Serbia zbulojnë në Prizren sekretet e makinave më të vjetra në rajon

Epoka e artë retro/ Pronarët nga Kosova, Shqipëria e Serbia zbulojnë në Prizren sekretet e makinave më të vjetra në rajon

July 5, 2026
Arkivoli në tubim, Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve!

Arkivoli në tubim, Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve!

July 5, 2026
Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

July 5, 2026
Arkivoli në protestë, Balla: E sollën mbështetësit e PD! Berisha e ka bërë këtë akt të turpshëm 28 vite më parë me Azem Hajdarin

Arkivoli në protestë, Balla: E sollën mbështetësit e PD! Berisha e ka bërë këtë akt të turpshëm 28 vite më parë me Azem Hajdarin

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In