• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Kujdes më 12 dhe 13 korrik! Astrologia zbulon si do të ndikojë Hëna e re te shenjat e horoskopit

by E S
10/07/2026 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo javë që vjen parashikohet të ketë fillime të reja. Këtë bëri të ditur astrologia Chrysanthi Kalogeri, e cila ishte e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, këtë të premte, më 10 korrik, për të bërë parashikimin e javës së ardhshme.

Ajo pohoi se do të kemi një Hënë të re në datën 14 korrik, në shenjën e Gaforres, e cila do të ndikojë te të gjitha shenjat për një muaj të tërë.

“Hëna e re lidhet me fillime të reja afatshkurtra dhe afatgjata. Megjithatë, fillimet e reja mirë është që t’i bëni me Mërkurin në kurs të drejtë dhe jo në retrogradë. Nuk mund të hapësh një dyqan, të fillosh një punë të re me Mërkurin në retrogradë, por pushimet me Mërkurin në retrogradë janë më të përshtatshmet. Ai gjithashtu është i përshtatshëm për të zgjidhur marrëdhënie familjare, për të zgjidhur çështje prone, për të bërë biseda e për t’u takuar me familjarët dhe për të rregulluar disa gjëra që kemi në vartësi. Kujdes me bisedat në datat 12 dhe 13 korrik, sepse duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm për zgjidhjen e problemeve tuaja.”

Kalogeri theksoi gjithashtu se nuk duhet të kemi ngutje në ndërmarrjen e fillimeve të reja menjëherë me krijimin e Hënës së re, por duhet të presim një javë deri në marrjen e vendimeve dhe hapave të rinj.

Dashi: Jeni futur në një periudhë shumë pozitive për ju, por paralelisht me shanset duhet edhe nga ana juaj të jeni shumë të përgjegjshëm dhe korrektë. Kjo javë favorizon çështjet familjare dhe do të keni fillime të reja në lidhje me familjen tuaj, të cilat do të realizohen nga data 14 korrik deri në mes të gushtit. Futeni në një fazë shumë të mirë, ku ngrini barrën e përgjegjësisë. Kujdes me bisedat që do të bëni, mos humbisni kontrollin që të mos krijohen keqkuptime.

Demi: Një periudhë shumë e mirë edhe për ju, sepse ju krijohen kushte shumë të mira për të udhëtuar dhe për të qenë pranë njerëzve tuaj, por edhe për të zgjidhur probleme familjare apo financiare. Fundi i javës mund të ketë zhvillime financiare, por edhe zhvillime në jetën tuaj emocionale. Favorizoheni në çdo gjë që ka të bëjë me anën familjare, me pronën, duke filluar nga ky muaj e në vazhdim. Jini të kujdesshëm për anën financiare në datat 15-17 korrik.

Binjakët: Do të jetë një periudhë shumë aktive për ju, ku ju do të bëni një fillim të ri në sferën financiare, i cili mund të jetë si rezultat i një pune të re, por merrni vendime me Mërkurin në kurs të drejtë, i cili do të kthehet pas datës 24 korrik. Duhet të jeni të kujdesshëm financiarisht dhe të mos merrni borxhe apo kredi. Bisedat me familjarët për pjesën financiare duhet të bëhen me qetësi nga ana juaj. Ruani dhe mbroni marrëdhëniet tuaja.

Gaforrja: Hëna e re, e cila zhvillohet në shenjën tuaj, ju vendos përpara iniciativave në lidhje me veten tuaj. Merruni me veten tuaj dhe bëni një bilanc të arritjeve tuaja që nga viti i shkuar, për të planifikuar se çfarë doni të bëni më tej. Do të keni shanse për takime dhe biseda mjaft interesante pune. Do të gjeni mbështetje financiare dhe kujdes nga njerëz që duan t’ju imponojnë apo të ndërhyjnë në jetën tuaj.

Luani: Është momenti të shkoni me pushime, të çlodheni nga përditshmëria juaj dhe nga marrëdhëniet e bashkëpunimet që ju kanë krijuar shqetësime apo probleme. Është momenti që të bëni edhe një parashikim apo programim të hapave të ardhshëm, që të rezultojnë të suksesshëm. Ky zhvillim dhe përparim që parashikohet për ju, duhet të siguroheni që të ketë baza të forta për të ardhmen. Kini kujdes me anën financiare.

Virgjëresha: Ju krijohen kushtet të arrini me lehtësi çfarë dëshironi në lidhje me punën dhe marrëdhëniet tuaja. Do të bëni fillime të reja me planet dhe qëllimet tuaja, të cilat duhen rishikuar, pasi Mërkuri në retrogradë do të ndikojë. Këto ditë duhet të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet tuaja emocionale dhe profesionale. Evitoni çdo nervozizëm dhe peshojini mirë gjërat. Disa nga ju do të përjetojnë dashuri me shikim të parë, por duhet vlerësuar qëndrueshmëria e saj.

Peshorja: Një fillim të ri do të bëni në jetën tuaj sociale dhe në karrierën tuaj, por mirë është që para fillimit të ri t’i rishikoni gjërat dhe të bëni korrigjimet e nevojshme që të evitoni keqkuptimet. Jepni më të mirën tuaj në punën tuaj për të shmangur çdo diskutim jo dashamirës. Do të keni shanse në marrëdhëniet tuaja emocionale dhe në bashkëpunimet tuaja. Veproni të tërhequr! Do të shkoni me pushime, pasi keni nevojë për qetësi, çlodhje dhe intimitet.

Akrepi: Horizonte të reja hapen për ju. Mund t’i rishikoni edhe njëherë planet tuaja në lidhje me të ardhmen. Jeni në një periudhë që do të keni suksese në karrierë dhe në punën tuaj dhe do të keni shanse, të cilat mund t’ju vënë përpara një fillimi të ri. Duhet të bëni kontakte dhe biseda për të zgjidhur çështje ligjore. Nëse bisedat ndodhin tani, do të japin rezultate të mëvonshme. Kujdes në sfidat financiare dhe në iniciativat që do të merrni.

Shigjetari: Fokusohuni në sferën financiare që ka të bëjë me të tjerët. Mund të përballeni me fundin e një bashkëpunimi, i cili do t’i lërë vendin një bashkëpunimi të ri, që do të ndryshojë kushtet në sferën financiare, në të cilën do të keni shanse për një fillim të ri. Bashkëpunimet shikojini me kujdes. Keni suksese në punën tuaj dhe zhvillime financiare, por në fillim të javës duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Bricjapi: Theksi vendoset në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, pasi do të bëni një fillim të ri. Do të keni një rikthim të së kaluarës, do të diskutoni dhe të merrni vendime më serioze. Do të bëni disa veprime në përditshmërinë tuaj në lidhje me shtëpinë, në lidhje me punën, ku do të doni të bëni disa ndryshime për t’i rregulluar kushtet. Në diskutimet që do të keni me bashkëpunëtorët dhe partnerët tuaj, duhet të jeni sa më të qartë dhe pa nervozizëm.

Ujori: Fokusohuni në përditshmërinë tuaj. Do të bëni një fillim të ri dhe duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj. Organizoni përditshmërinë për një mënyrë jetese sa më të shëndetshme. Pasi të mbaroni pushimet, do të keni një fillim të ri sipas planifikimit të menduar më herët. Do të keni shanse unike në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet tuaja. Do të keni përfitime financiare, por kujdes nga bashkëpunimet financiare, sepse ekziston rreziku të dilni të humbur.

Peshqit: Hëna e re në datën 14 korrik është shumë erotike për ju. Mund të ketë një rikthim të një personi nga e kaluara, por mendojini mirë rrethanat e rikthimit. Të lindurit në ditët e para të shenjës duhet të jenë të kujdesshëm, sepse mund të përjetojnë një krizë në marrëdhëniet e tyre, ndërsa ju të tjerët mund edhe të gjeni dashurinë me shikim të parë. Të lindurit në fillim të shenjës janë në një fazë të re jete, ku do të ndryshojnë puna, shtëpia apo një marrëdhënie.

Next Post
Raporti i dorëzuar në Kuvend përplas institucionet/ Avokatura e Shtetit: Në 12 raste u mohua aksesi në drejtësi. Reagon Kushtetuesja

Raporti i dorëzuar në Kuvend përplas institucionet/ Avokatura e Shtetit: Në 12 raste u mohua aksesi në drejtësi. Reagon Kushtetuesja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria zbulon planin për zhvillimin ekonomik, Ibrahimaj: Synojmë që të gjitha bashkitë të ecin me të njëjtin ritëm

Qeveria zbulon planin për zhvillimin ekonomik, Ibrahimaj: Synojmë që të gjitha bashkitë të ecin me të njëjtin ritëm

July 10, 2026
Alarm nga AKSK, kujdes nga SMS-të dhe email-et mashtruese që përdorin emrin e bankave dhe Postës Shqiptare

Alarm nga AKSK, kujdes nga SMS-të dhe email-et mashtruese që përdorin emrin e bankave dhe Postës Shqiptare

July 10, 2026
KLGJ merr vendimin, rrëzohen kërkesat e ish-anëtarëve të Vettingut për t’u bërë gjyqtarë të Apelit

KLGJ merr vendimin, rrëzohen kërkesat e ish-anëtarëve të Vettingut për t’u bërë gjyqtarë të Apelit

July 10, 2026
Ministri zbulon kur pritet të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë dhe çfarë do të diskutohet

Ministri zbulon kur pritet të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë dhe çfarë do të diskutohet

July 10, 2026
Zelensky zbulon prapaskenën tronditëse: Kina ndaloi Rusinë të përdorte armët bërthamore në Ukrainë

Zelensky zbulon prapaskenën tronditëse: Kina ndaloi Rusinë të përdorte armët bërthamore në Ukrainë

July 10, 2026
Alarmi për sulmet me review ndaj bizneseve, eksperti: Po dëmtohet imazhi i turizmit shqiptar

Alarmi për sulmet me review ndaj bizneseve, eksperti: Po dëmtohet imazhi i turizmit shqiptar

July 10, 2026
Sigurimet shoqërore regjistrojnë rritje, mbi 31 mijë kontribues të rinj dhe 18 miliardë lekë më shumë të ardhura

Sigurimet shoqërore regjistrojnë rritje, mbi 31 mijë kontribues të rinj dhe 18 miliardë lekë më shumë të ardhura

July 10, 2026
Ambasada e SHBA u bën thirrje shqiptarëve: Mos përdorni vizën turistike për të lindur në Amerikë, mund të mos u rinovohet në të ardhmen

Ambasada e SHBA u bën thirrje shqiptarëve: Mos përdorni vizën turistike për të lindur në Amerikë, mund të mos u rinovohet në të ardhmen

July 10, 2026
“Ka rrezik dekonspirimi”, ish-deputeti i PS kërkon forcimin e BKH me zyra në qarqet problematike

“Ka rrezik dekonspirimi”, ish-deputeti i PS kërkon forcimin e BKH me zyra në qarqet problematike

July 10, 2026
Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme! Karburantet shtrenjtohen, çmimi i naftës rritet deri 12 lekë/l

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme! Karburantet shtrenjtohen, çmimi i naftës rritet deri 12 lekë/l

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In