• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujdes këtë ditë të javës! Meri Shehu: Hëna e Re jashtë kontrollit në fundjavë!

by A R
09/06/2026 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astrologia Meri Shehu parashikoi këtë të hënë, më 8 qershor, në emisionin “Rudina” se kjo javë do të jetë interesante, sepse do të fillojë ndikimi i Hënës së Re në shenjën e Binjakëve. Sipas saj, Hëna është jashtë kontrollit sepse nuk bën lidhje me asnjë planet në fazën e saj të re dhe për këtë arsye është shumë e brishtë. Ndaj, nga fundi i javës dhe javën në vazhdim nuk duhet të merren vendime.

“Nesër është një ditë e bukur, shumë pozitive dhe shumë optimiste sepse takohet Afërdita, planeti i dashurisë, me Jupiterin në Gaforre, kështu që Akrepi, Gaforrja dhe Peshqit do të kenë tre-katër ditë me fat. Data 10 qershor është një ditë e vështirë sidomos për komunikimin, për mënyrën sesi njerëzit duan të shprehen, për lëvizjet, udhëtimet, kontaktet, marrëdhëniet familjare, pra një ditë ku nuk gjendet konsensusi dhe është e vështirë. Të kenë kryesisht kujdes Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi.”

Dashi, 4 yje:

Duke marrë parasysh që nesër kanë një ditë me fat, sidomos në çështje familjare apo lidhur me pronat, sepse vjen një mbarësi, pasnesër duhet të bëjnë kujdes. Fundi i javës me futjen e Afërditës në Luan sjell një periudhë shumë të bukur dhe erotike.

Demi, 3 yje:

Do të kenë një mbështetje në miqësi, shoqëri dhe nesër është një ditë me fat me mundësi dhe shanse të mira. Pasnesër gjërat marrin një vështirësi të caktuar, sidomos për ata të lindurit në 10-ditëshin e dytë. Do të kenë sherr dhe debate në lidhje me punën.

Binjakët, 3 yje:

Binjakët do të mirëpresin Hënën e Re në shenjën e tyre, e cila do të jetë jashtë kontrollit, dhe do të fillojë ndikimi i kësaj tendence, por Afërdita në Luan në datë 13 qershor do t’i ëmbëlsojë shumë Binjakët dhe jeta do t’u bëhet më e gëzueshme. Në datën 10 qershor, Binjakët kanë prapaskenë të fuqishme pune dhe pasiguri ekonomike.

Gaforrja, 4 yje:

Si shenjë e ujit janë më me fat sepse do të kenë plane, projekte, dashuri, njohje, sidomos për Gaforret e lindura në 10-ditëshin e tretë. Gaforret e lindura në 10-ditëshin e parë dhe të dytë do të kenë një vështirësi më datë 10 qershor në udhëtim, në karrierë, në çështje ligjore. Kështu që shumë kujdes!

Luani, 5 yje:

Do të futet Afërdita në shenjën e tyre dhe do t’i gëzojë shumë. Nesër do të marrin një lajm të mirë, kryesisht në projekte pune, në punë ligjore apo punë të fshehta. Kujdes nga prapaskenat dhe nga data 10 qershor!

Virgjëresha, 3 yje:

Do të kenë shumë fat këto dy-tre ditë, mbështetje, përkrahje, bashkëpunime të mira, aspekt ekonomik. Nesër do të ndikohet 10-ditëshi i tretë. Përmirësohet ekonomia gjatë fundit të javës. Të kenë kujdes në ndryshime pune ose marrëdhënie me shtetin.

Peshorja, 4 yje:

Datën 10 qershor nuk e kanë fare të mirë, sidomos për ata të lindurit në 10-ditëshin e dytë. Ndërsa personat e lindur në ditët e tjera, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë, do të kenë një kurorëzim, pra fat në karrierë, në punë, një aprovim, një fejesë ose një martesë. Afërdita në Luan do t’i favorizojë shumë.

Akrepi, 4 yje:

Janë në një fazë pozitive me Jupiterin në Gaforre dhe nesër e pasnesër shkëlqejnë dhe marrin lajme të mira. Me punën dhe shëndetin duhet të kenë kujdes sepse data 10 nuk është edhe shumë primare për ta. Do të flasin për investime ekonomike.

Shigjetari, 3 yje:

Do të favorizohen më shumë në fundjavë dhe në përgjithësi do të kenë një verë të mrekullueshme, argëtuese dhe erotike. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë do të përfitojnë para, ndërsa të lindurit në 10-ditëshin e dytë do të kenë mangësi në çështje erotike, një ndarje dhe një pasiguri.

Bricjapi, 2 yje:

Në datën 10 qershor disa çështje familjare komplikohen ose kemi bashkëjetesa që nuk shkojnë mirë. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë do të kenë shumë fat.

Ujori, 3 yje:

Do të kenë marrëveshje të mira ekonomike dhe jeta e tyre personale ndryshon në kuptimin pozitiv. Do të kenë veprimtari të reja, forca të reja dhe do ta kenë parasysh se çfarë duan. Nesër dhe pasnesër duhet të kenë një lajm të mirë ekonomik që lidhet me punën.

Peshqit, 3 yje:

Janë një nga shenjat e favorizuara për tre-katër ditë dhe do ta kenë fatin me vete. Janë në një fazë pozitive, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë. Ata të lindurit në 10-ditëshin e dytë kanë shpenzime më të fuqishme ekonomike ose një siklet në një marrëdhënie erotike.

Next Post
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Pse nuk u ngritën në protestë për Gërdecin? Pse u gjet ky moment për protestë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia nuk i lejon të kalojnë, Këlliçi dhe Blushi përplasen me efektivët te Kryeministria dhe i fyejnë: Hiqe dorën, plehrë…!

Policia nuk i lejon të kalojnë, Këlliçi dhe Blushi përplasen me efektivët te Kryeministria dhe i fyejnë: Hiqe dorën, plehrë…!

October 31, 2026
Protesta, PD marshon nga selia në bulevardin para Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi! Policia krijon perimetër sigurie (FOTO)

Dy protesta kombëtare paralele në Tiranë, studentët para Ministrisë së Arsimit dhe PD para Kryeministrisë!

October 31, 2026
Protesta, PD marshon nga selia në bulevardin para Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi! Policia krijon perimetër sigurie (FOTO)

Protesta, PD marshon nga selia në bulevardin para Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi! Policia krijon perimetër sigurie (FOTO)

October 31, 2026
Poloni, pezullohet kreu i Kushtetueses! Proteston opozita, kryeministri Tusk: Duam pavarësinë e gjyqësorit!

Poloni, pezullohet kreu i Kushtetueses! Proteston opozita, kryeministri Tusk: Duam pavarësinë e gjyqësorit!

October 31, 2026
“Berisha është porositësi i dhunës!”- Mahmutaj: T’i japin fund vandalizmit dhe akteve rrugaçërore ndaj pasurisë së shqiptarëve!

“Berisha është porositësi i dhunës!”- Mahmutaj: T’i japin fund vandalizmit dhe akteve rrugaçërore ndaj pasurisë së shqiptarëve!

October 31, 2026
Risitë e Diellës në e-Albania, Rama prezanton shërbimet e reja digjitale: “Vizion 4.0”, qytetarët do përfitojnë! Ju dëgjoni muzikë, ajo kryen shërbimin

Risitë e Diellës në e-Albania, Rama prezanton shërbimet e reja digjitale: “Vizion 4.0”, qytetarët do përfitojnë! Ju dëgjoni muzikë, ajo kryen shërbimin

October 31, 2026
Protesta në mbi 60 qytete të Italisë, tensione dhe përplasje në Romë e Torino, në Milano situata paraqitet e qetë!

Protesta në mbi 60 qytete të Italisë, tensione dhe përplasje në Romë e Torino, në Milano situata paraqitet e qetë!

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, studentët dhe pedagogët mblidhen para Ministrisë së Arsimit, situatë e qetë!

Protesta në Tiranë, studentët dhe pedagogët mblidhen para Ministrisë së Arsimit, situatë e qetë!

October 31, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, nuk ndalen protestat në Kosovë! Tubime në disa qytete me moton “Shteti duhet të japë llogari”

Vrasja e Arlinda Zekajt, nuk ndalen protestat në Kosovë! Tubime në disa qytete me moton “Shteti duhet të japë llogari”

October 31, 2026
Trump ndërpret fjalimin për shkak të shqetësimit në sy: Do thonë që jam i sëmurë (VIDEO)

Trump ndërpret fjalimin për shkak të shqetësimit në sy: Do thonë që jam i sëmurë (VIDEO)

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In