• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujdes, Jozefinën Jo!

by Ilir Yzeiri
04/05/2017 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Jozefina Topalli po gjykohet me cinizëm, me shpërfillje dhe me fyerje politike nga disa folës në çadër, por edhe nga shkrues të ndryshëm në rrjetet sociale pranë Lulëzim  Bashës dhe frymëzimit që vjen nga ajri i rënduar i 75 ditëve në çadrën e ngritur pranë kryeministrisë.

Të gjithë kanë të drejtë të ligjërojnë si të duan dhe të formulojnë tekste edhe më të errëta se ato që lexon Lulëzim Basha, por kur vjen puna për të gjykuar veprimet politike të personazheve emblematike të PD-së siç është zonja e nderuar Jozefina Topalli, duhet pak përmbajtje.

Jozefina Topalli në gjithë këtë krizë të llahtarshme ligjërimore me fjalor mashkullor bandash, u tërhoq dhe nuk u bë pjesë e atij demonstrimi, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk është po ajo Jozefinë që ne njohim, – antikomuniste, demokrate dhe e përkuashtuar për krahun politik deri në skaj ndonjëherë. Qëndrimi i saj i fundit, i rezervuar dhe dinjitoz, vetëm sa e ngriti më lart profilin e saj dhe i dha PD-së një pamje më të qytetëruar. Jozefina Topalli ka kërkuar përgjegjshmëri më të madhe, pjesëmarrje në zgjedhje dhe i është kundërvënë histerisë së lidershipit të PD-së që po e kthen këtë forcë politike në kundërshtare të institucioneve zyrtare perëndimore të vendosura në Tiranë apo që ndodhen edhe në Bruksel.

Kjo është njëra anë e problemit. Ana tjetër, ajo më e trishtuara, është se Jozefina Topalli po akuzohet për atë që ajo jo vetëm nuk e ka në formim, por pikërisht e kundërta e bën atë një figurë dinjitoze. Të akuzosh Jozefina Topallin si « kobure të ndryshkur » të Edi Ramës, është e ulët, e pamoralshme dhe e padenjë për cilindo. Jo vetëm që Jozefina Topalli ka qenë në mënyrë të tepruar korrekte me bindjet e saj demokratikase, por ajo, në disa raste, ka qenë edhe në pozita të tepruara. Mirëpo, të gjithë harrojnë se çdo figurë politike është edhe një histori apo përfaqëson edhe një traditë. Ka ardhur koha që të marrim në mbrojtje dhe të tregohemi të kujesshëm me ato pak personalitete femra që kemi në politikë. Jozefina Topalli e përfaqëson në mënyrë dinjitoze të djathtën e nëpërkëmbur dhe të shkatërruar nga komunizmi. Jozefina Topalli e përfaqëson në mënyrë shembullore komunitetin e martirizuar katolik të Shkodrës. Në gjithë këto vite, megjithë rezervat që mund të kemi pasur për të, të gjithë e kemi pranuar se Jozefina Topalli u bë ikona e Shkodrës së rilindur antikomuniste.

Në fund fare do të doja të theksoja edhe diçka tjetër. Fyerja që i bëhet Jozefinës prej fanatikëve të Lulëzim Bashës, duhet të shmanget dhe unë mendoj se ka ardhur koha që të vendosim një standard tjetër në ligjërimin politik. Le të kursejmë në fillim zonjat, femrat që merren me politikë dhe le të mos i bëjmë ato objektiva të zemërimit apo të gjykimeve të tepruara e fyese. Ne jemi një shoqëri maskiliste dhe, megjithëse femra këtu te ne duket sikur është e lirë, ajo, në shumicën e herës nuk përfillet për forcën e arsyes, por më shumë shihet si shtojcë e hedonizmit primitiv. Sot, më shumë se kurrë, politika shqiptare ka nevojë që të promovojë figurat e grave dhe t’i ruajë ato nga fyerjet e sharjet. Jozefina Topalli është një nga politikanet shqiptare që ka krijuar një profil korrekt dhe përfaqëson një qytet martir si Shkodra dhe jo vetëm e përfaqëson atë qytet, por edhe e nderon. Edhe Majlinda Bregu apo Arta Dade e Valentina Leskaj, janë të gjitha figura që duhen respektuar dhe jo sharë e ofenduar. Në kodin e lashtë gjermanik, ashtu si edhe në kodin tonë, gruaja çmohej si një mall në duart e babait, në mungesë të tij – në dorë të vëllait të madh e kështu me radhë. Ata e martonin dhe vendosnin për fatin e saj. Mirëpo vetëm kaq, sepse gjermanët kishin një adhurim të pashoq për fjalën e gruas. Kur fliste gruaja, ata mendonin se fliste sfinksi dhe në traditën e tyre fjala e gruas është një magji. “Kjo, – thotë Dora D’Istria, – ishte shenja që ai popull do të bënte progresin që bëri dhe do të ishte aty ku është sot”. Ndaj edhe ne, mirë që nuk i dëgjojmë kur flasin, po të paktën të mos i shajmë kur shprehen. Ndaj, kujdes me Jozefinën!

Next Post
Itali, Alfano mund të marrë postin e ministrit të jashtëm

Alfano: Situata në Ballkan, shenja serioze të përkeqësimit të marrëdhënieve mes vendeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In