• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kujdes, janë virus!”- Mashtrim në Facebook, video me Inteligjencë Artificiale me figurën e mjekut Flamur Topi, AMA paralajmëron: Synojnë t’u marrin të dhënat bankare

by A. Q
13/10/2026 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sërë videosh të manipuluara me inteligjencë artificiale që reklamojnë në Facebook produkte farmaceutive për prostatën me zërin dhe imazhin e mjekut Flamur Topi, kanë nxitur Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) të bëjë sot një paralajmërim për qytetarët duke i këshilluar të kenë kujdes sepse bëhet fjalë për një skemë mashtrimi që synon marrjen e të dhënave bankare.

Siç bëri të ditur kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, institucioni është njoftuar nga familjarët e mjekut për video të manipuluara, të krijuara duke përdorur fragmente nga emisioni i tij “Trupi dhe shëndeti”, i transmetuar në RTSH.

Sipas denoncimit, persona të paidentifikuar kanë përdorur inteligjencën artificiale për të manipuluar zërin e mjekut dhe për ta bërë të duket sikur po rekomandon produkte të caktuara farmaceutike. Pas verifikimit të rastit, AMA  paralajmëron se këto materiale shfrytëzojnë besimin e publikut, veçanërisht të personave të moshuar, dhe mund të shpërndahen edhe përmes reklamave të sponsorizuara në rrjetet sociale.

AMA u bën thirrje qytetarëve të verifikojnë videot dhe reklamat që premtojnë shërimin e sëmundjeve, edhe kur në to shfaqen figura të njohura, të mos blejnë produkte shëndetësore pa u këshilluar me mjekun, të mos japin të dhëna personale apo bankare në faqe të dyshimta dhe të raportojnë videot apo reklamat e manipuluara në platformat ku publikohen.

“Jo çdo video që duket reale është e vërtetë” është mesazhi përmbyllës i AMA-s.

Next Post
Von der Leyen në 3-vjetorin e 7 Tetorit: Terrori i papërshkrueshëm nuk duhet të përsëritet më -

Von der Leyen dënon sulmet me dronë ndaj anijeve pranë Bullgarisë: Përgjegjësit duhet të japin llogari!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com