• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kujdes gjatë pushimeve! Hajdutët po bëjnë ‘kërdinë’ në plazhe

by A R
07/08/2017 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kulmin e sezonit turistik, shqetësimi rritet sa i takon aktivitetit kriminal në zonat turistike, kryesisht vepra e grabitjes.

Me popullimin e plazheve, duket se edhe numri i hajdutëve që zhvendosin aktivitetin kriminal në ato zona rritet. Ndërkohë, policia ka shpërndarë patrulla në plazhe ashtu si çdo sezon veror.

Vetëm ditën e djeshme janë regjistruar të paktën 5 vjedhje në zonat e bregdetit sipas policisë. Një pushueseje nga Suedia i kanë vjedhur automjetin, ndërsa një tjetre i kanë vjedhur paratë dhe sendet me vlerë. Më poshtë janë tre rastet e grabitjeve:

“Më datë 06.08.2017, gjatë natës në lagjen nr. 13 plazh, pranë banesës, shtetases C. P, vjeç 22, banuese në Goteborg, Suedi, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 të Kodit Penal”, raporton policia e Durrësit.

“Më datë 06.08.2017, në lagjen ‘’28 Nëntori’’, në plazh rruga ‘’Dhimitër Konomi’’, shtetases V. L, vjeç 59, banuese në Vlorë, i kanë vjedhur portofolin, një celular, një unazë floriri dhe një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 të Kodit Penal” raporton policia e Vlorës.

“Më datë 06.08.2017,  u  arrestuan në flagrancë shtetasit K.M. e Xh.L, vjeç 26 e 29, banues në Udine, Itali e Shkodër, pasi në Plazh Velipojë, në hotel, kanë vjedhur një shumë lekësh në dhomën e shtetases M.P, vjeç 27, banuese në Tiranë. Neni 134/2 të Kodit Penal”, raporton policia e Shkodrës.

“Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1, kanë vjedhur kasetofonin në mjetin tip “Volsvagen Golf”, të shtetasit T.B, vjeç 29, banues në Kumanovë, Maqedoni. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 të Kodit Penal”, raporton policia e Sarandës.

“Më datë 06.08.2017, në Ishull, Lezhë, është konstatuar se është vjedhur banesa e shtetases V.N, vjeç 59, banuese në Ishull, Lezhë, ku kanë marrë një televizor, një laptop, një freskuese, një motokorrëse bari, një valixhe me rroba edhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin e autorëve. Neni 134 të Kodit Penal”, raporton policia e Lezhës./a.m.

Next Post
35-vjeçarja denoncon djalin 11 vite më të vogël: Më përndiqte e dhunonte prej muajsh

Dhunohet nga kunata, merret në mbrojtje 48-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com