• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujdes fëmijët, rreziku nga abuzimi seksual përmes internetit!

by A R
03/10/2017 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrotja e fëmijëve nga shpërdorimi seksual në internet është në qendër të një kongresi ndërkombëtar në Romë. Një ndër pesë të fëmijë ose adoleshent nën 18 vjeç në Evropë është ngacmuar ose shpërdoruar seksualisht.

Ndër ta bën pjesë një numër në rritje të rinjsh të shpërdoruar on-line përmes publikimit të fotografive të tyre apo të detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale përpara kamerave. Në të gjithë botën po përhapen fenomeni “sexting” që do të thotë që të rinjtë apo fëmijët i dërgojnë njëri-tjetrit përmes rrjeteve sociale mesazhe me ngjyrim seksual, pa qenë të vetëdijshëm për rrezikun se kjo është jashtë kontrollit të tyre, thotë në intervistë me DW Hans Zollner.

Në Universitetin Papal Gregoriana në Romë mblidhen në një kongres me temën “Child Dignity in the Digital World”ekspertë, përfaqësues të qeverive dhe të organizatave ndërkombëtare si Unicefi, OJQ të ndryshme dhe firma interneti për të diskutuar për këto fenomene. Aty pritet të përpilohen disa pika orientimi për të ardhmen se si fëmijët dhe të rinjtë mund të rriten në një botë të sigurt digjitale.

Boshllëqe ligjore

Hans Zollner thotë se firmat e mëdha si Facebook, Google apo Twitter kanë rregullat e tyre, por këto rregulla kanë boshllëqe. P.sh. qeveritë e shteteve të veçanta nuk mund ta detyrojnë Facebook-un për të ndjekur një ligj të caktuar apo për t’u përgjigjur para ligjit për një vepër të caktuar, në rast se serveri gjendet në një shtet tjetër. Prandaj në këtë kongres do të jetë i rëndësishëm dialogu mes qeverive dhe koncerneve.

Presion moral dhe ligjor

Në kongres do të marrë pjesë edhe Papa dhe shpresa është e madhe se përmes presionit moral dhe ligjor do të arrihet që të përcaktohen direktiva ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve në internet. Në SHBA, Britaninë e Madhe, Zvicër apo Gjermani legjislacioni është mjaft i mirë dhe edhe mbrojtja e fëmijëve po ashtu. Dhe nisma dhe programe nga këto vende mund të aplikohen edhe në vende të tjera, thotë Zollner.

Në kongres do të marrin pjesë edhe të rinj të brezit “digital natives” nga e gjithë bota për të treguar për përvojat e tyre me internetin. Zoller shpreson se ky kongres nuk do të mbetet një event i vetëm, por do të zhvillohet edhe më tej.

Hans Zollner drejton Institutin për Psikologji në Universitetin Papal Gregoriana në Romë. Jezuiti është teolog dhe psikolog. Prej vitit 2014 ai është anëtar u Komisionit Papal për Mbrojtjen e të Miturve./DW/a.m.

Next Post
Automjetet e braktisura, policia e Tiranës aksion për lirimin e rrugëve

Automjetet e braktisura, policia e Tiranës aksion për lirimin e rrugëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Skemat e reja për shlyerjen e borxheve të energjisë, ulje deri në 70% të kamatëvonesës për familjarët

March 17, 2026
Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

March 17, 2026
KUVENDI LIVE! Mazhoranca voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

KUVENDI LIVE! Mazhoranca voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

March 17, 2026
Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Sondazhi: 40% e shqiptarëve mendojnë se Berisha ka ende kontroll mbi drejtësinë

March 17, 2026
Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

Sekuestrohen mijëra euro dhe kanabis në Muriqan, vihen në pranga dy persona

March 17, 2026
Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

March 17, 2026
Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

March 17, 2026
Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

March 17, 2026

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, sondazhi: 35.2% mendojnë se SPAK nuk ka prova shtesë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In