• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujdes me adresat/ Ja sa gjobiteni nëse nuk deklaroni vendbanimin fillestar

by Java News
25/11/2016 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse nuk do të deklaroni adresën fillestare apo të ndryshuar pranë zyrave të Gjendjes Civile atëherë do të penalizoheni me 10,000 lekë gjobë nga 3,000 lekë që është aktualisht. Ky është parashikimi i bërë në amendimet që i janë bërë ligjit për Gjendjen Civile, i cili tashmë është dorëzuar në Kuvend.

Por, hartuesit e këtyre ndryshimeve kanë parashikuar një periudhë 6 mujore për hyrjen në fuqi të tij, kohë e cila konsiderohet e mjaftueshme për të bërë këto deklarime. Gjithashtu për shkak të ndarjes së re administrativo – territoriale do të bëhet edhe organizimi i shërbimit të gjendjes civile dhe të emërtimit si zyrë arkive pranë Prefektit të Qarkut.Për herë të parë do të vendoset edhe detyrimi për bërjen e betimit në rastin e marrjes së nënshtetësisë shqiptare, si një e drejtë, lidhje e qëndrueshme juridike me shtetin shqiptar, procedurë e paaplikueshme deri më tani. Rregullat, procedurat për kryerjen e betimit dhe teksti i tij, do të përcaktohen me udhëzim të ministrit që mbulon shërbimin e gjendjes civile.Një tjetër risi ka të bëjë edhe me faktin se në regjistrin e Gjendjes Civile do të parashikohet edhe deklarimi dhe regjistrimi i adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, i cili parashikon periudhën për të cilën bëhet vetëdeklarimi, procedurat për identifikimin dhe regjistrimin e adresës në programin e regjistrimit të adresës, i cili është pjesë përbërëse e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.
Një tjetër ndryshim që do të bëhet në ligj është edhe ai që parashikon mirëmbajtjen e fondit arkivor për dokumentacionin që evidenton periudha të regjistrimeve të mëparshme për vitet 1930, 1945, 1950 dhe 1974. Administrimi i këtij dokumentacioni, si pjesë e rrjetit arkivor kombëtar, është një tjetër domosdoshmëri e kohës që kërkon një aplikim të standardeve të larta të ruajtjes së tij, duke dixhitalizuar tërësisht këtë sistem. Monitor   /ma.me
Next Post
Sassuolo kërkon 20-vjeçarin shqiptar Emanuele Ndoj

Sassuolo kërkon 20-vjeçarin shqiptar Emanuele Ndoj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë! Erë e fortë dhe rrebeshe shiu të enjten e të premten. Më i prekur Veriu

Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë! Erë e fortë dhe rrebeshe shiu të enjten e të premten. Më i prekur Veriu

November 11, 2026
Takim me Ilirjan Celibashin, BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Takim me Ilirjan Celibashin, BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

November 11, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rregulla të reja për mjekët dhe infermierët e rinj, Rama njofton lehtësimin e procedurave për Provimin e Shtetit

November 11, 2026
Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

November 11, 2026
Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

November 11, 2026
Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

November 11, 2026
Ishte kthyer në makth për Majorkën, arrestohet “skifteri” shkodran; plan të vidhte dhjetëra shtëpi për Krishtlindje

Fusha e betejës së grupeve kriminale shqiptare! Pazaret e drogës e ekzekutimet, shqiptarët që u vranë në Spanjë

November 11, 2026
VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

November 11, 2026
“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

November 11, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

18 miliardë lekë për Bujqësinë në 2027, Salla: Rritet me 10% buxheti për fermerët dhe prodhimin vendas

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In