Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me kufomën që u gjet sot në Durrës në zonën e Bisht-Pallës.
Nga hetimet e policisë, rezulton se kufoma është një shtetas i huaj, raporton News24. Trupi është dërguar në Tiranë për ekzaminime më të specializuara.
Viktima është 1.75 metra i gjatë, i moshës rreth 40-45 vjeç, i veshur me pantallona të zeza, xhup blu, atlete ngjyrë kafe dhe jelek shpëtimi. Në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune dhe dyshohet që shkak i vdekjes të ketë qenë mbytja.
Kujtojmë se të shtunën u gjet një tjetër trup i pajetë dhe ende ndodhet në morgun e qytetit të Durrësit pasi ende nuk është identifikuar./a.m.