• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kufizimi i lëvizjes së mjeteve të rënda ditën në Tiranë/ Policia: Ka lehtësim të dukshëm të trafikut!

by
12/01/2022 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i Bashkisë së Tiranës për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda dhe betoniereve gjatë ditës, por sidomos në orët e mëngjesit, kur fëmijët shkojnë në shkollë, ka dhënë efektet e para pozitive. Një fakt i tillë pohohet nga Shefi i Parandalimit dhe Sigurisë në Trafikun Urban, Komisar Taulant Gjoka.

Në një intervistë për emisionin “Breaking” në Top News, Gjoka tha se sinjalet e para pozitive janë të dukshme në terren.

“Nëpërmjet Qendrës së Kontrollit të Trafikut, por edhe burimeve njerëzore që ne kemi në terren çdo ditë, për rregullimin e trafikut, ka një fakt pozitiv dhe një lehtësim të lëvizjes së mjeteve dhe qytetarëve. Sinjalet e para pozitive janë të dukshme në terren dhe qytetarët që përdorin mjetet e tyre çdo ditë, sidomos në oraret e mëngjesit dhe pasdites, mund të jenë më objektivë dhe për ta prekur këtë lehtësim të trafikut”, tha ai.

Të njëjtin mendim ndan dhe Drejtori i Drejtorisë së Transportit dhe Trafikut Rrugor në Bashkinë e Tiranës Enton Punavija. Ai konfirmoi se nga monitorimi i qarkullimit vihet re një lehtësim i lëvizjes gjatë ditës.

“Impakti është ndjerë jo vetëm tek mjetet private, por edhe tek linjat e transportit publik, nga komunikimi me ta e kemi mësuar. Në kuadër të riorganizimit në transportin public, për shkak të pandemisë dhe masave që ne kishim marrë, në bisedën e fundit që patëm me ta, na u tha që numri i mjeteve të parashikuara është më i madh, për shkak se shpejtësia e lëvizjes është shumë më ndryshe nga sa ishte më parë. Mendoj se impakti që ka dhënë është shumë i rëndësishëm. Janë masa të njohura, që nuk merren vetëm në Tiranë, por që janë shembuj që janë marrë edhe në qytete të tjera. Thelbi është i ndarjes së orareve dhe i ndarjes së lëvizjes. Pra, nëse shkollat nisin paradite, dhe me situatën e Covid zgjatin gjatë gjithë ditës, me orare të caktuara, është shumë e rëndësishme që kjo hapësirë kohore t’i jepet lëvizjes në funksion të shkollave, apo mjeteve private për punë. Ashtu si në orarin kur shkolla ka përfunduar, mjetet private kanë përfunduar punët e tyre, i jepet përparësi mjeteve në funksion të ndërtimit apo furnizimit”, thekson Punavija.

Ai nënvizoi se ka një bashkëpunim shumë të rëndësishëm me Policinë e Qarkullimit Rrugor dhe me strukturat e Policisë Bashkiake. Komisar Taulant Gjoka deklaron se kontrollohet po vijojnë në bashkëpunim të ngushtë dhe me Bashkinë e Tiranës për normalizimin e situatës së qarkullimit.

“Ne kemi filluar me kontrollet dhe masat administrative. Ka pasur një tendencë për të qarkulluar ditët e para të Janarit, por ditët e fundit ka rënë ndjeshëm dhe impakti i masave administrative dhe kontrolli i Policisë Rrugore, përfshirë edhe Bashkinë Tiranë, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë Bashkiake, kanë dhënë impakt. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Bashkinë e Tiranës që mos të bëhemi edhe pengesë, por për të lejuar edhe industrinë e ndërtimit të zhvillojnë punimet e tyre që i kanë emergjente, po pa krijuar edhe ngarkesa në trafik”, nënvizon Gjoka, Shef i Parandalimit dhe Sigurisë në Trafikun Urban.

/b.h

Next Post
Këto shenja horoskopi nuk duhet të lidhen kurrë bashkë

Do t’ju ndëshkojë ashpër që e braktisët/ Shenja e Horoskopit që s'duhet të ktheheni asnjëherë pas ndarjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen bombola e gazit në Krumë, plagoset zonja e shtëpisë

“Duhet të përdoren vetëm të çertifikuarat”, ISHTI: Incidentet me bombolat, pasojë e rrjedhjes së gazit

November 5, 2026
Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

November 5, 2026
Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

November 5, 2026
Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

November 5, 2026
E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

November 5, 2026
Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

November 5, 2026

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra

November 5, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

“Fondet të kalojnë pa vonesa”, INSTAT kërkon para shtesë për vitin 2027 për censin e bujqësisë

November 5, 2026
Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

November 5, 2026
‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In