• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kufizimet e BE-së për shkak të COVID-19, gazetarja: Shqipëria në listën e vendeve të sigurta!

by
21/05/2021 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një lidhje direkte për ABC, gazetarja Erisa Zykaj raportoi, se Shqipëria dhe disa vende të Ballkanit Perëndimor përmbushin tashmë kriterin kryesor për udhëtimet jo-thelbësore drejt Bashkimit Europian. Ky kriter ka të bëjë me numrin e personave të infektuar për çdo 100.000 banorë në 14 ditët e fundit. Kjo shton shanset për Shqipërinë të futet në listën e vendeve të sigurta të Bashkimit Europian, qytetarët e të cilëve kanë të drejtë të udhëtojnë drejt BE-së.

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian aprovuan në 19 maj ndryshimet për kriteret lidhur me udhëtimet jo-thelbësore nga vendet e treta në BE. Kriteri kryesor për të vendosur vendet e treta si ato të Ballkanit Perëndimor në listën e vendeve të sigurta të BE-së, apo me një situatë të mirë epidemiologjike, është aktualisht numri i personave të infektuar me COVID-19.

Ky numër nuk duhet të jetë më i lartë, se 75 raste të reja me COVID-19 për çdo 100,000 njerëz në 14 ditë. Komisioni Europian propozoi që niveli të ishte në 100 raste, ndërkohë që ambasadorët aktualisht ranë dakord për 75 raste. Shqipëria shënon aktualisht 24 deri në 27 persona të infektuar në çdo 100.000 banorë për 14 ditët e fundit.

Shqipëria gjithashtu nuk ka më një trend negativ lidhur me trajtimin e COVID-19, si vitin e shkuar. Edhe pse vendi ka në përgjithësi një numër të ulët testimesh, testimet në dispozicion janë shtuar.

Këto të dhëna duhet t’i komunikohen  nga autoritetet shqiptare Qendrës Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve, pasi vendimi për ta kualifikuar Shqipërinë si vend i sigurt apo jo do merret në bazë të të dhënave të kësaj qendre nga Këshilli i ministrave të Bashkimit Europian.

Lidhur me kriterin e dytë të lejimit të udhëtimeve për qytetarë ekstrakomunitarë të vaksinuar drejt Bashkimit Europian, do të lejohen vetëm qytetarët e vaksinuar me dozat e rekomanduara dhe të njohura nga Agjencia e medikamenteve europiane dhe shteteve anëtare.

Ndërkohë, shtete anëtare kanë gjetur marrëveshje lidhur me certifikatën dixhitale COVID-19, e cila do njihet në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian nga 1 korriku. Kjo certifikatë përmbledh tre elemente kryesore të dhënash: dozat e vaksinimit të kryera, testin PCR, apo testet e shpejta antigjene. Duhet theksuar, se qytetarët europianë që nuk janë vaksinuar mund të udhëtojnë, duke kryer testet PCR ose antigjene./ b.h

Next Post
Nuk ka qetësi/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, çfarë ka ndodhur

Nuk ka qetësi/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, çfarë ka ndodhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In