Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ku shkruan se Meta sapo ndyshoi mendim për ndryshimin e kufijëve të Kosovës.Ndërkohë që në rrjetin social ironizon Berishën e Haradinajn, duke bërë pyetjen retorike se sa do të zgjasë patriotizmi i tyre.
“Nga Uashingtoni Presidenti Meta sapo ndryshoi qëndrim dhe pranoi që Kosova dhe Serbia të rishikojnë kufijtë. Jam kurioz të di sa ditë do të zgjasë “patriotizmi” i Berishës dhe Ramushit kur Amerika t’ja kërkojë këtë gjë”, shkruan Spahiu në rrjetin social.
Deklaratat e Spahiut kanë ardhur në momentin kur presidenti Ilir Meta, i ftuar në një takim nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë, kishte deklaruar qëndrimin ndryshe nga Tirana për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e kufijve.
Presidenti i këtij Këshilli, Ambasadori Timothy Chorba dhe Ambasadorë të tjerë të pranishëm u njohën gjatë këtij takimi me zhvillimet në Shqipëri dhe veçanërisht me proceset më të fundit në rajonin e Ballkanit.

/a.meta











