• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kufiri detar me Greqinë/ PD bëhet qesharake: Pse s’dëgjoni Myslim Pashën? (Dikur e akuzonin: mashtrues e sharlatan)

by Java News
30/08/2020 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, në një postim të tijin në Facebook, ngre disa pyetje rreth çështjes së shumë diskutuar të kufirit detar me Greqinë.

Duke sjellë në vëmendje deklaratën e Myslym Pashait, Paloka ngre pyetjen se pse po shkelet vendimi i Kushtetueses, i vitit 2010.

Duke cituar ekspertët e fushës, Paloka shkruan se sipas ligjit ndërkombëtar, për shkak të pozicionit gjeografik të dy vendeve “ku përfshihen brigje përballë delimitimi i detit ka specifika te veçanta, ndaj deklarimi i njëanshëm i njërës palë për zgjerimin me 12 milje nuk mund të aplikohet pa dakordesinë e palës tjetër.”

“A ka rene parimisht dakort ky matrapaz i kufijve te Kosoves per zgjerimin e hapsires detare te Greqise ne zonen qe sot i takon Shqiperise?

Pse ky matrapaz nuk i pergjigjet diplomatit Shaban Murati qe pyet: “Përse Greqia nuk i ka zgjeruar deri tani ujrat territoriale greke në detin Jon, në një kohë që Konventa e OKB për të Drejtën e Detit, në të cilën kryeministri grek thotë se bazohet plani i ri grek, është miratuar qysh në vitin 1982?”.

Matrapazi i kufijve shqiptare nga nje ane thote nuk ka marreveshje, nga ana tjeter mirepret zgjerimin me 12 milje te Greqise pa asnje transperence. Po nese zgjerimi me 12 milje prek hapesiren qe i takon Shqiperise”, shkruan më tej në postimin e tij nënkryetari i PD.

Postimi i Palokes:

“Edi Rama duhet te bej transparence dhe te mos fshihet pas perbetimeve per koke te babit. Shqiptaret e dine qe ai eshte genjeshtar dhe nuk thote kurre te verteten.

Sa here kapet me presh ne duar ai nis sulmet ndaj opozites dhe medias. Po i sjell ne vemendje ekspertin e tij Myslym Pashain i cili dje deklaroi: “Harta e paraqitur ku 12 milje detare i janë bashkëngjitur pa marrëveshje vijës së delimitimit detar në kanalin e Korfuzit, “sipas vijës së mesit”, është rrëzuar që në vitin 2010. Qëllimet e Greqisë aty janë shprehur me qartësinë dhe diktatin e saj. Kjo është shumë e rëndë.”

Pse ky genjeshtar nuk e degjon me Myslym Pashain? Pse po e shkel vendimin e gjykates kushtetuese te vitit 2010?

Sot qe ska as gjykate kushtetuese, drejtesia dhe cdo pushtet tjeter eshte ne doren e ketij njeriu i cili tani po shet kufijte e vendit. Pasi u fut ne pazar per ndryshimin e kufijve te Kosoves, tani nuk ben asnje transparence per kufirin detar te Shqiperise.

Ekspertet e fushes e kane thene qarte: Sipas ligjit nderkombetar, per shkak te pozicionit gjeografik te dy vendeve “ ku perfshihen brigje perballe” delimitimi i detit ka specifika te vecanta, ndaj deklarimi i njeanshem i njeres pale per zgjerimin me 12 milje nuk mund te aplikohet pa dakordesine e pales tjeter.

Shqiptaret kane te drejte te dijne, pse po jep dakordesine Edi Rama pa bere transparence si dhe sa e prek kjo hapesiren detare shqiptare apo te drejtat e Shqiperise?

A ka rene parimisht dakort ky matrapaz i kufijve te Kosoves per zgjerimin e hapsires detare te Greqise ne zonen qe sot i takon Shqiperise?

Pse ky matrapaz nuk i pergjigjet diplomatit Shaban Murati qe pyet: “Përse Greqia nuk i ka zgjeruar deri tani ujrat territoriale greke në detin Jon, në një kohë që Konventa e OKB për të Drejtën e Detit, në të cilën kryeministri grek thotë se bazohet plani i ri grek, është miratuar qysh në vitin 1982?”.

Matrapazi i kufijve shqiptare nga nje ane thote nuk ka marreveshje, nga ana tjeter mirepret zgjerimin me 12 milje te Greqise pa asnje transperence. Po nese zgjerimi me 12 milje prek hapesiren qe i takon Shqiperise?

Te njejten gje beri me planin serb per ndarjen e Kosoves. Karl Bild deklaroi publikisht se Edi Rama ishte pjese e planit per copetimin e Kosoves, kur matrapazi i kufijve genjente e thoshte se nuk di gje.

Te gjithe e mbajne mend kur fluturonin avionet me droge, genjeshtari deklaronte qe ishin mushkonja, dhe qe fajin e ka Opozita qe denoncon.

Te gjithe e mbajne mend kur u kanabizua Shqiperia, Edvin genjeshtari thoshte fajin e ka Opozita qe flet.

Te gjithe e mbajne mend kur u mbush parlamenti, qeveria dhe bashkite me kriminele, Edvin genjeshtari thoshte se fajin e ka opozita qe denoncon.

Te gjithe e mbajne mend kur krimi blinte, shantazhonte e mbushte kutit per llogari te Edvinit ne zgjedhje, ai prap thoshte faji eshte i opozites.

Te gjithe e pane se si Edvini jua dha parate e shqiptareve nje grushti oligarkesh dhe i braktisi njerezit edhe gjate pandemise dhe krizes, ndersa perpiqej te fajesonte si gjithmone opoziten.

Edi Rama e ka treguar ne keto 7 vite se per karriken e tij eshte gati te beje gjithcka, kunder interesit kombetar dhe kunder interesave te shqiptareve. Ky genjeshtar dhe tregtar kufijsh duhet ndalur sa nuk eshte teper vone.”

Next Post
Të zhdukurit/ Apel i EULEX: Jepni mostrat e gjakut, do identifikohen deri në 20 persona

Të zhdukurit/ Apel i EULEX: Jepni mostrat e gjakut, do identifikohen deri në 20 persona

Comments 1

  1. Kometa 001 says:
    6 years ago

    Ik or legen, po t’mos ishte Rama me te tijet, nga ju sot 354 km2 det do i kishim te humbur. Ju e dini shume mire poshtersine qe keni bere dhe ju djege shume. Prandaj jeni leshuar gjithe qeneria juaj vetem me nje qellim, per te krijuar nese mundeni, idene se te dy palet jeni njelloje. Por jo, per ju eshte e provuar qe keni kryer krim kunder interesave kombetare nepermjet tjetersimit te teritorit ne favore te nje shteti tjeter.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

February 28, 2026
Protesta e opozitës/ Policia njoftim zyrtar: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

Protesta e opozitës/ Policia njoftim zyrtar: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

February 28, 2026
Irani nuk mjaftohet vetëm me sulme ndaj Izraelit, shënjestron bazat amerikane në Bahrein, Abu Dhabi dhe Katar

Irani nuk mjaftohet vetëm me sulme ndaj Izraelit, shënjestron bazat amerikane në Bahrein, Abu Dhabi dhe Katar

February 28, 2026
Trajleri bosh ngjalli dyshime në Doganën e Kakavijës, sekuestrohen 350 kg lëndë narkotike të fshehura në shasi

Trajleri bosh ngjalli dyshime në Doganën e Kakavijës, sekuestrohen 350 kg lëndë narkotike të fshehura në shasi

February 28, 2026
Nis hakmarrja e Iranit, sirenat e alarmit dëgjohen në disa qytete të Izraelit

Nis hakmarrja e Iranit, sirenat e alarmit dëgjohen në disa qytete të Izraelit

February 28, 2026
Armë dhe laboratorë nëntokë, përgjigje me raketa dhe kamikazë/ Mburoja e regjimit të Iranit është gati

Armë dhe laboratorë nëntokë, përgjigje me raketa dhe kamikazë/ Mburoja e regjimit të Iranit është gati

February 28, 2026
Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën/ Zef Mazi: Proceset e ndërlikuara që kanë shoqëruar çështjen e Kosovës ndër vite

Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën/ Zef Mazi: Proceset e ndërlikuara që kanë shoqëruar çështjen e Kosovës ndër vite

February 28, 2026
Kush është (dhe ku është) Khamenei, Ajatollahu që nuk është larguar nga Irani që nga viti 1989

Kush është (dhe ku është) Khamenei, Ajatollahu që nuk është larguar nga Irani që nga viti 1989

February 28, 2026
“Populli i guximshëm iranian të marrë në dorë fatin e tij”, Netanyahu bën thirrje për ndryshim regjimi

“Populli i guximshëm iranian të marrë në dorë fatin e tij”, Netanyahu bën thirrje për ndryshim regjimi

February 28, 2026
Irani nis kundërpërgjigjen ndaj sulmit të SHBA-së dhe Izraelit, regjimi iranian lëshon raketa drejt shtetit hebre

Irani nis kundërpërgjigjen ndaj sulmit të SHBA-së dhe Izraelit, regjimi iranian lëshon raketa drejt shtetit hebre

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In