• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kufinjtë i ndryshojmë me Vuçiçin, por drekë me të në Tiranë nuk hamë!

by Skënder Minxhozi
21/12/2019 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Refuzimi i Kosovës për të marrë pjesë në takimin e rradhës të Mini-Shengenit ballkanik në Shqipëri, po krijon një dallgë artificiale protestash, të nxitura nga pretendimi se ky projekt dëmton interesat e shtetit kosovar dhe të të gjithë shqiptarëve. Mbështetësit e kësaj teze nuk merakosen aspak për përmbajtjen dhe peshën reale të nismës shqiptaro-serbo-maqedono-malazeze, për të nxitur hapjen e kufinjve, e stimuluar lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitaleve e tregut të punës.

Vala e protestave, të cilat i ngjajnë një patriotizmi patetik të një kohe tjetër, dëshmon vetë shkallën e manipulimit politik që po mvesh këtë nismë, më shumë sesa influencën e saj reale në punët e Ballkanit Perëndimor. Refuzimi i palës kosovare për t’u bërë pjesë e “Mini-Shengenit’, përtej faktit që e ka bazën tek dinamikat e brendshme të politikës kosovare, ka krijuar një klimë artificiale tensioni në botën shqiptare, a thua se Rama dhe liderët e vendeve të tjera ballkanike morën laps e letër dhe hodhën në erë interesat e shqiptarëve për pjesën e mbetur të shekullit 21!

Meqë jemi tek lapsi e letra, tingëllon shumë hipokrite dhe e pabazë të thuash sot se nuk ulemi në tryezë me Aleksandër Vuçiç, por ama kemi negociuar me të për muaj e muaj pas perdeve, projektin e “korrigjimit kufitar”. Kufinjtë i ndërrojmë me serbët, por dorën s’ua japim se na duket tradhëti kombëtare!

Sot sfida e Kosovës është të integrohet në sistemin ndërkombëtar. Ky është vektori i lëvizjes, përfshirja e shtetit të ri kosovar në tryezën e institucioneve e organizmave, e jo nxjerrja edhe e Shqipërisë nga ky sistem bashkëpunimi. Sa për Mini-Shengenin, le të kujtojmë se nisma të tilla Ballkani, Mesdheu, Deti i Zi e Europa Qëndrore, numërojnë një dyzinë e më tepër. Mospjesëmarrja në këtë rrjet bashkëpunimi nuk i bën mirë as Shqipërisë, as Kosovës. Siç ndodhi në samitin e SEECP në Bosnje muaj më parë, kur Rama dezertoi takimin për mospërfshirje të Kosovës, dhe vendin e tij e zuri me të drejtë presidenti Meta.

Mini-Shengeni, siç e thotë edhe vetë togëfjalëshi, është shumë i vogël, për të shitur a blerë interesat e shqiptarëve, serbëve, malazezë e maqedonëve. Edhe më i vogël e meskin është koncepti se ky format është e keqja absolute, hapi fatal që do të na marrë në qafë të gjithëve si komb.

Djalli është më pak i zi seç duket. Për faktin e thjeshtë se është një “djall fukarenjsh” ballkanikë që bëjnë vetëm foto me njëri-tjetrin, ndërkohë që vendimet i merr tjetërkush, shumë larg rajonit.

Next Post
Thirrja e mbrame dëshpëruese e Bashës ose shpërbërja ideologjike e PD-së!

Thirrja e mbrame dëshpëruese e Bashës ose shpërbërja ideologjike e PD-së!

Comments 1

  1. Kometa 001 says:
    6 years ago

    Perfekt!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

March 26, 2026
Diploma pa kufij, apo kufij pa diploma?

Diploma pa kufij, apo kufij pa diploma?

March 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

March 26, 2026
Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

March 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

March 26, 2026
Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

March 26, 2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In