• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kufijtë nuk janë më “vija e kuqe” e BE, Hahn: Pranojmë çdo zgjidhje që ruan stabilitetin

by A R
04/09/2018 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, nuk e përjashtoi mundësinë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve duhet të kontribuojë në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e rajonit.

“Jam në favor të zgjidhjes së çdo konflikti dypalësh dhe çdo zgjidhje duhet të kontribuojë në një stabilitet më të gjerë në rajon”, tha Hahn në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.
I pyetur nëse ndryshimi i mundshëm i kufijve mund të ndikojë Bosnjën, Maqedoninë apo vendet e Partneritetit Lindor, Hahn tha se është herët të flitet për këtë çështje.

“(Palët) po negociojnë ende. Le të themi, disa ide janë shfaqur. Mendoj se një marrëveshje ligjërisht e obligueshme midis Serbisë dhe Kosovës duhet të përfshijë shumë elemente. Mendoj se të dyja palët janë tani të vetëdijshme, nuk do të thosha për shqetësimet ndërkombëtare, por për kufizimet dhe, brenda tyre, shumë zgjidhje janë të mundshme”, tha Hahn.

Ideja për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë është shpalosur nga presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis tyre dhe ajo ka ngjallur reagime për dhe kundër./REL/a.m.

Next Post
Mos u gënjeni nga dielli i mëngjesit, pasdite priten rrebeshe shiu

Mbërrin vjeshta, bien temperaturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com