• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kufijtë”/ Financial Times: Plani i Vuçiçit dhe Thaçit kërkon kujdes

by Java News
30/10/2018 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta britanike “Financial Times” ka vlerësuar se zyrtarët e SHBA dhe BE janë gjithnjë e më shumë “të nxehtë” dhe se Berlini “po zbut” qëndrim kur bëhet fjalë për idenë e korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve, si një zgjidhje e problemit të Kosovës.

Në analizën e fundit “Plani ballkanik që meriton mbështetjen e të matur”, Financial Times merret me çështjen e rrezikut dhe përfitimeve të idesë së presidentit të Serbisë dhe atij të Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, për një korrigjim të mundshëm të kufijve dhe shkëmbimin e territoreve.

”Zgjidhja e situatave konfliktuale shpesh kërkon nga udhëheqësit hapa të guximshëm, madje edhe ato që kanë qenë dikur tabu. Në këtë rast, nëse presidentët mund të arrijnë një marrëveshje, përfitimet e mundshme për Serbinë, Kosovën dhe rajonin e gjerë janë të mjaftueshme për të merituar mbështetjen e kujdesshme ndërkombëtare. Zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së janë gjithnjë e më ‘të ngrohur’ për planin.

Megjithëse kancelarja gjermane Angela Merkel kritikoi idenë, duket se qëndrimi i Berlinit po zbutet”, shkruan gazeta britanike. Financial Times shkruan se historia ka treguar se “prekja” e kufijve në Ballkan është më e rrezikshme se në çdo pjesë të Evropës, por gjithashtu presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe homologu i tij Hashim Thaçi po lëvizin drejt një marrëveshje kyçe që synon normalizimin e marrëdhënieve, e cila përfshin pikërisht korrigjimin e kufijve dhe shkëmbimin e territorit, transmeton KosovaPress.

Tutje, në analizë thuhet se arritja e marrëveshjes do të nënkuptonte përparimin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE dhe daljen e Kosovës nga “limba ndërkombëtare” në të cilën bazohet në shpalljen e pavarësisë në vitin 2008. Në të njëjtën kohë, sipas FT-së, kjo do të kontribuonte në vazhdimin e procesit të eurointegrimit të të gjithë rajonit dhe do të forconte momentin e zgjidhjes së çështjeve komplekse të nisura nga bisedimet për emrin ndërmjet Athinës dhe Shkupit.

“Pasoja më e rrezikshme mund të ishte inkurajimi i liderëve të tjerë dhe njerëzve nga rajoni i ish-Jugosllavisë, kryesisht serbëve nga Bosnja, për të rikthyer kufizimet që nuk u pëlqen”, paralajmëron Financial Times. Analiza thotë se të gjitha detajet e planit ende nuk janë të njohura, dhe presidentët Vuçiq dhe Thaçi janë të ftuar të paraqesin idetë e tyre në mënyrë më transparente.(BW)

Next Post
Humbja e jetës së 13-vjeçarit/ Prokuroria e Kavajës mbyll hetimet

Humbja e jetës së 13-vjeçarit/ Prokuroria e Kavajës mbyll hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In