• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kufijtë”, a ndryshoi Merkel qëndrim pas telefonatës me Trump?

by A R
02/09/2018 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklarata e Merkelit pas telefonatës me Trump-in ishte më e butë. A ka ndyshuar Gjermania qendrim ndaj çështjes së Kosovës?

Tri pyetje për Bodo Weber, nga nisma e Këshillit të Politikave të Demokratizimit (DPC).

DW: Zoti Weber, A mendoni se perëndimi ka filluar ta shohë çështjen ndryshimit të kufijve në Ballkan si një opsion të mundshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës?

Bodo Weber: Deklaratën e Kancelares Merkel e interpretoj se Gjermania do të këmbëngulë në qendrimin e saj: Jo ndryshim kufijsh në Ballkan, jo ndarje të Kosovës ose këmbim territoresh. Paçka se gjuha e zonjës Merkel ishte më e butë se në deklaratat e mëparshme. Edhe fakti që kryeministri Plenkoviç mbajti një qëndrim kaq të qartë dëshmon se Berlini është duke kërkuar partnerë në BE për të ndalur marrëzinë e këmbimit të territoreve, për çka janë dakord me sa duket Thaçi, Vuçiç dhe Mogherini.

DW: Përse marrëzi?

Bodo Weber: Dialogu arriti në vitin 2013 suksesin më të madh kur e bëri Serbinë të pranonte se Kosova nuk është më pjesë e saj, nëse ajo dëshiron të hyjë në BE. Që zonja Mogherini e futi dialogun në krizë dhe si rezultat nuk është në gjendje të ruajë vijat e kuqe, është dëshmi e dobësisë së BE-së. Është i çuditshëm fakti që në Bruksel flitet tani lirshëm për die të tilla, që vënë në rrezik rendin e aritur me kaq mund në këto 30 vjet në Ballkan. Kjo gjithashtu është dëshmi për dobësinë e Perëndimit përballë nacionalistëve në Ballkan që pas fitores së Trumpit shpresuan se tani do t’u  jepej ndonjë shans agjendave nacionaliste të parealizuara në vitet ’90.

DW: Çfarë do të ndodhë tani?

Bodo Weber: Lind pyetja se si e kanë menduar Vuçiç, Thaçi dhe Mogherini. Një plan i tillë nuk do të jetë i realizueshëm. Gjermania nuk do të lëvizë nga pozicioni i saj. Kjo do të thotë se një marrëveshje për këmbime ose ndarje territoresh nuk do të jetë e realizueshme, edhe nëse palët në Bruksel bien dakord. Dhe në rastin më ekstrem, nëse do të ketë ndonjë konflikt, Berlini do ta ndalë perspektivën e Serbisë dhe Kosovës për BE. Dyshoj se aktorët që e trumpetuan këtë politikë, kanë shpresuar se po të kthehen të gjithë, do të kthehet edhe Berlini. Por i kanë bërë hesapet gabim. Pra, do të shohim destabilizim në javët e ardhshme në rajon dhe ndoshta negociatat për marrëveshnjen përfundimtare të dialogut do të presin komisionin e ri dhe pasardhësin e Mogherinit.

/b.d

Next Post
Çokokrem, biskota, makarona… Kapen 33 ton ushqime të skaduara në Tiranë

Çokokrem, biskota, makarona... Kapen 33 ton ushqime të skaduara në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse shqiptarët shpenzojnë më shumë se gjithë Europa për t’u ushqyer?

Pse shqiptarët shpenzojnë më shumë se gjithë Europa për t’u ushqyer?

July 22, 2026
“Ore, mos do ndonjë post nga Edi Rama ti?!”/ Rakipi pyet Spahon pas qëndrimeve kur u largua nga PD

“Ore, mos do ndonjë post nga Edi Rama ti?!”/ Rakipi pyet Spahon pas qëndrimeve kur u largua nga PD

July 22, 2026
VIDEO/ “Do t’u marrim emrat dhe do t’i burgosim ata që shkuan te Kanye West”, Progni kërcënon nga podiumi i protestës

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t negative për bizneset, veprim i kordinuar

July 22, 2026
Britania i jep SHBA-ve përdorimin e bazave të saj për sulmet në Iran

Britania i jep SHBA-ve përdorimin e bazave të saj për sulmet në Iran

July 22, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dumbabistët e rinj

July 22, 2026
Conference League/ Fund i “çmendur” i ndeshjes, Drita barazon me ekipin maltez, kualifikimi vendoset në Prishtinë

Conference League/ Fund i “çmendur” i ndeshjes, Drita barazon me ekipin maltez, kualifikimi vendoset në Prishtinë

July 22, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Protestat, Vangjeli: Sot kutitë hapen dhe nuk ka më plumba ndaj protestuesve

July 22, 2026
Moti i keq shkakton dëme në jug! Erërat e forta prishin çadrat në Vlorë, në Sarandë rrëzohet pema mbi automjete

Moti i keq shkakton dëme në jug! Erërat e forta prishin çadrat në Vlorë, në Sarandë rrëzohet pema mbi automjete

July 22, 2026
Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

July 21, 2026
Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In