Kryeministri Edi Rama tha sot nga Skrapari se krisja mes tij dhe Ilir Metës erdhi për reformën në drejtësi.
Rama tregoi sërish episodin e ndodhur në shtëpinë e Metës te Gjiri Lalzit sa i përket votimit të reformës në fjalë.
“Ishim në shtëpinë e tij te Gjiri i Lalzit dhe më tha: E shikon detin? Sikur flota amerikane të vijë dhe t’i drejtojë tytat nga shtëpia ime, unë nuk e votoj atë reformë.
Unë i thashë se s’ka nevojë për flotën amerikane dhe se do ta votosh reformën me një këmbë.
Mos u bëj ti, i thashë, kundërshtari kryesor i reformës. Dhe në fakt ashtu ndodhi që Ilir Meta erdhi e votoi reformën pa pasur nevojën e flotës amerikane.
Se e ka Ilir Meta këtë që kudo sheh ushtri dhe helikopterë.
Për herë të parë kur u votua reforma në Drejtësi pashë kartonin jeshil lart teksa kokat i mbanin poshtë” – tha Edi Rama.
Ai shtoi se ishte Skrapari që e bëri Ilir Metën atë që është sot, por sipas Ramës, sot është po ai qytet që duhet t’i thotë atij se e ka tepruar.
/javanews/a.r