Në nderim të togerit Donald Hoxha, i cili humbi jetën nga rrëzimi i avionit në ujërat e Liqenit të Shkodrës, në prill të këtij viti, qyteti i Kuçovës ngre bust.
Hoxha humbi jetën së bashku me një tjetër ushtarak të Forcave të Armatosura, kapitenin Florian Deliaj. Të dy ushtarakët janë shpallur ‘’Dëshmorët e Atdheut’’ nga Komisioni Shtetëror për Dëshmorët.
Togeri Donald Hoxha u lind me 17.06.1988 në Berat. Kreu Akademinë e Aviacionit të Pozzuolit në Napoli, Itali ku e përfundoi me sukses në vitin 2011 dhe u certifikua si pilot, raporton express.
Pas shkollimit, u emërua si pilot në Forcën Ajrore dhe më pas në Bazën Ajrore të Farkës ku dhe shërbeu nga viti 2012 me profesionalizëm e devotshmëri./a.k