Një 58-vjeçar kërcënon me vetëvrasje në Kuçovë. Sipas informacioneve zyrtare, policia ka marrë njoftim sot rreth orës 11:45 kemi marrë njoftim se shtetasi N.B., 58 vjeç, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë, ka hipur në një platformë metalike të pusit të naftës, duke pretenduar se do të hidhet, pasi nuk është sistemuar me punë nga Bashkia.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses si dhe punonjësit e Bashkisë Kuçovë, të cilët po negociojnë me shtetasin N.B me qëllim zbritjen e tij.
/b.h