Krimi në familje trondit sërish vendin. Një 57-vjeçar ka vrarë me thikë gruan e tij 49-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Drizë të Kuçovës rreth orës 1 pas mesnate.
Viktimë ka mbetur 49-vjeçarja Manjola Luzi e cila u godit disa herë me thikë nga bashkëshorti pas një konflikti midis tyre.
Paraprakisht dyshohet se motivi ëhstë bërë xhelozia e 57-vjeçarit Rruzhdi Luzi. Ky i fundit u arrestua nga policia pas krimit.
Ndërkhë, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./a.m.