Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot përurimin e bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë. Nga shtëpia e tij, ku po vuan arrestimin e shtëpisë, Berisha tha se pa anëtarësimin që iu bë Shqipërisë në aleancë, “dita e sotme nuk do të vinte ndonjëherë”.
Berisha garantoi NATO-së se PD do mbetet gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e të gjitha përpjekjeve të saj për paqe, stabilitet në rajon, Europë dhe botë.
“Por Aleanca është së pari aleancë politike, dhe pastaj aleancë ushtarake. Në rrafshin politik, është e dhimbshme se Shqipëria largohet me shpejtësi nga të gjitha kriteret që duhet të përmbushin vendet e lira që formojnë Aleancën”, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Sali Berishës:
Aleanca e Atlantikut të Veriut inauguroi bazën e saj të parë në 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Ky akt përbën një nderim të veçantë për të gjithë ata që me përkushtim të madh bënë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Pa këtë anëtarësim, dita e sotme nuk do vinte ndonjëherë.
Prandaj ne u shprehim mirënjohje të gjithë atyre shqiptarëve që mbështetën anëtarësimin e Shqipërisë, që punuan për anëtarësimin e saj.
Miqve tanë të mëdhenj, presidentit Xhorxh Bush dhe miqve të tjerë në Europë për mbështetjen që i dhanë Shqipërisë.
Por miq, Aleanca e Atlantikut të Veriut, të cilën unë e garantoj se PD do mbetet gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e të gjitha përpjekjeve të saj për paqe, stabilitet në rajon, Europë dhe botë.
Por Aleanca është së pari aleancë politike, dhe pastaj aleancë ushtarake.
Në rrafshin politik, është e dhimbshme se Shqipëria largohet me shpejtësi nga të gjitha kriteret që duhet të përmbushin vendet e lira që formojnë Aleancën./m.j
Qytet i Naftës, qytet i Stalinit……kështu kanë qënë vargjet e një kënge, të kënduara aso kohe në këtë qytet, i cili, për rëndësinë e madhe ekonomike dhe ushtarake që kishte në ato vite (deri nga fillimi i viteve 1970), renditej si qyteti i parë i këtijë vëndi, për numër intelektualësh kundrejtë numërit të popullsisë, ku duhet theksuar se aty ishte Radio Qyteti Stalin, pesë biblioteka, një kinema me çati të lëvizshme (unikale edhe sot tek ne), kinema verore, shtepi kulture “18 tetori”, ku drejtonin mjeshtërisht muzikën Tonin Rota e më vonë Zef Leka, me një kor artistik ekselent, orkestër virtuoze, etj, shtepi pionierësh, ka patur estratë profesioniste, si dhe një gjallëri artistike e kulturore që nuk e gjeje në asnjë vënd tjetër. Niveli ekonomik i këtijë qyteti, ishte me standartet më të larta në Shqipëri.
Rihapja e këtijë aerodromi, uroj të ringjallë sadopak nga “gjumi” traditën e mëparëshme, tashmë duhet thënë, që ky qytet është në lëngatë të thellë, nga keqtrajtimi i politikës së ndyrë dhe koruptive, të bërë nga PD dhe Saleh Berisha. Zoti i ndihmohtë qytetarët e ndershëm, të sinqertë e të dashur të Kuçovës.