Obama më në fund ka thënë një frazë që ka përmasat e një konstatimi historik: Embargoja ndaj Kubës qe një gabim, ajo dështoi. Më shumë se 54 vjet që nga mbyllja e ambasadës amerikanë në Kubë, më në fund dy vendet do të rihapin misionet e përhershme diplomatike. Një gjest i fortë shtensionimi ky mes dy shtetesh që kanë shënuar një kapitull të tërë të Luftës së Ftohtë, përfshirë krizën e raketave në vitin 1962, i cili konsiderohet gjerësisht si momenti më i rrezikshëm për botën, pas Luftës së Dytë Botërore.