• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kuba është e korruptuar”. Kastro i përgjigjet akuzave të Trampit

by A R
20/09/2017 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet kubaneze dënuan deklaratat, sipas tyre, jokorrekte dhe të papranueshme të presidentit amerikan, Donald Trump, që e cilësoi dje regjimin kuban të korruptuar dhe destabilizues para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Ky fjalim ka qenë jokorrekt dhe i papranueshëm”, reagoi qeveria kubane në një komunikatë, ndërkohë që ministri i Punëve të Jashtme, Bruno Rodriguez e cilësoi këtë ndërhyrje të pazakontë, agresive, dominuese dhe shumë imperialiste, në një intervistë për stacionin televiziv venezuelian TV Telesur.

Para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti amerikan dënoi regjimin e korruptuar dhe destabilizues kuban, në një fjalim të ashpër gjatë të cilit ai foli për Korenë e Veriut, Iranin dhe Venezuelën, aleate e afërt e Havanës.

“Nga Bashkimi Sovjetik në Kubë dhe në Venezuelë, kudo ku socializmi i vërtetë dhe komunizmi u miratuan, janë shkaktuar vuajtje, dëshpërim dhe dështim. Ata që predikojnë këto ideologji kontribuojnë vetëm për vuajtjen e personave që jetojnë nën këto sisteme mizore”, konfirmoi Trump.

Në një komunikatë, Ministria kubane e Punëve të Jashtme shprehu keqardhje për prishjen e marrëdhënieve kubano-amerikane dhe retorikën e përballjes nga administrata Trump, që bie ndesh me politikën e afrimit të ndërmarrë që prej fundit të vitit 2014 nga ish-presidenti demokrat, Barack Obama. /b.d

Next Post
Edmond Leskaj, anëtari i bandës së “Gaxhait”, kërkon rishikim e vendimit që e dënon me 25 vite burg

Edmond Leskaj, anëtari i bandës së “Gaxhait”, kërkon rishikim e vendimit që e dënon me 25 vite burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com