• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ku ti gjejmë bankierë të tillë?

by Java News
19/08/2015 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dorian Koçi

Dhimitër Paskon alias Mitrush Kuteli e njohim  të gjithë si shkrimtar dhe përkthyes. Në letërsinë shqipe ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në prozën e shkurtër, aq sa më të drejtë mund të quhet themelues i shkollës së kësaj gjinie në letërsinë tonë. Por ai ka një kontribut shumë të madh dhe në studimet ekonomike. Për më tepër një akt i tij kurajoz që kërkonte guxim intelektual dhe forcë morale në fushën e financave bëri të mundur shpëtimin e arit shqiptar në periudhën kur Shqipëria ishte e okupuar nga nazistët.

Mitrush Kuteli deri në maj 1943 punoi prane shoqërise SASTEB dhe më pas gjatë periudhës maj 1943 deri në vjeshtë 1944 punoi pranë Bankës Kombëtare së Shqiperisë si konsulent për çështjet monetare. Kjo është periudha kur ministër të Financave ishin Sokrat Dodbiba dhe Et’hem Cara, të cilët u përballën me problemin e thesarit, të arit dhe të emisionit të monedhës së re, që kërkonin të nxirrnin gjermanët.

Dhimiter Pasko ishte një nga kundërshtarët e kesaj kërkese të Komandës Gjermane në Shqiperi. Kur gjermanet shkuan për ta arrestuar në Bankë, ai doli nga një portë anësore dhe më pas kaloi në zonën partizane në Priskë. Nëse do të ishte emetuar monedhë e re, Shqipëria do të kishte patur pasoja te rënda, ashtu si edhe në të gjitha vendet e pushtuara nga gjermanët. Nje pjesë të bankënotave dhe një pjesë të arit për ta mbrojtur nga bastisjet e gjermanëve, drejtuesit e Bankës, në mes tyre edhe Dhimiter Pasko, e kishin hequr nga Thesari i Madh dhe e kishin dërguar në Thesarin e Durrësit. Këto shuma më vonë i mori në dorëzim Banka e Shtetit Shqiptar.

Me 27 nëntor 1944 Dhimiter Pasko u kthye në Tiranë dhe pas hapjes së Bankes së Shtetit, u emërua në funksione drejtuese të rangut të lartë. Se bashku me Kostandin Boshnjakun ish-drejtor i përgjithshem të Bankës se Shtetit Shqiptar, Dhimiter Pasko ka perfaqësuar këtë institucion, si firme e dytë në çeqet bankare te emëtuara gjatë periudhës 1945. Çeqet 100 franga shqiptare dhe ato 200 franga shqiptare, mbajnë edhe firmen e tij, krahas asaj te Konstandin Boshnjakut.

Gjate viteve të luftes Dhimiter Pasko iu kundervu gjermanëve që donin të grabisnin Banken Kombëtare të Shqiperisë. Per këtë veprim gjermanet donin ta varnin para bashkisë, kur morën vesh se Dhimiter Pasko i kishte sabotuar. Rastësisht shpëtoi. Pas çlirimit kur iu kundërvu jugosllavëve që donin të grabisnin Bankën e Shqiperisë dhe për këtë gjë regjimi komunist e  denoi si “armik i popullit” nga shteti shqiptar.

Dhimiter Pasko dha dorëheqjen në gusht të vitit 1946, pasi nuk pranoi parifikimin e monedhës shqiptare me monedhën jugosllave. Në maj te vitit 1947, u arrestua me akuzen “Armik i Popullit” dhe dënohet me pesë vjet heqje lirie. Ai u dërgua në kampin e Voçishtit së bashku me të burgosur të tjerë, që punonin për të tharë kënetën e Maliqit. U lirua me “falje” ne prill 1949.

Nga viti 1942 Dhimiter Pasko nuk u angazhua më me ekonomine. Ai u angazhua shumë pak me letërsi dhe punoi si përkthyes ne Shtëpinë Botuese “Naim Frasheri”, duke i dhuruar publikut shqiptar disa nga kryeveprat më të mëdha të letërsisë botërore. Përkthimi i Shpirtërave të vdekur të Gogolit, është quajtur nga kritikët si një simfoni proze në shqip, ku së bashku me përkthimin e Don Kishotit të Servantesit nga Noli, konsiderohen si prova se në gjuhën shqipe mund të përktheheshin denjësisht kryevepra të lëtërsisë botërore.

Next Post

Bode: Qeveria dështoi në ekonomi, duke e futur atë në krizë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-zyrtari i lartë i Berishës: Anëtarët e SPAK i kanë punësuar familjarët në vende me lekë

Ish-zyrtari i lartë i Berishës: Anëtarët e SPAK i kanë punësuar familjarët në vende me lekë

April 27, 2026
Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

April 27, 2026
Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

April 27, 2026
Një W (dabëllju) e humbur në raportimin mediatik

“Dumani dhe Dado mashtrojnë pa pikën e turpit”, Yzeiri: Gjyqet duhet të jenë live, ndryshe janë të pavlefshme

April 27, 2026
“Je më e rrezikshme, pse nuk hyn në kafaz ti?”, Haxhiu sherr me Kryemadhin për mbajtjen e Metës në burg

“Je më e rrezikshme, pse nuk hyn në kafaz ti?”, Haxhiu sherr me Kryemadhin për mbajtjen e Metës në burg

April 27, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pamja e Ilir Metës si simbol ndëshkimi: kur arresti me burg perceptohet si dënim, jo hetim

April 27, 2026
“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

April 27, 2026
Çfarë tregon raporti i DASH për ambasadorin e ri të emëruar në Shqipëri

Çfarë tregon raporti i DASH për ambasadorin e ri të emëruar në Shqipëri

April 27, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Krimi do përballje, jo tërheqje

April 27, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Meta po gjykohet në kafaz, shpërthen avokati: Institucionet e drejtësisë së re, terroriste!

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In