• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku shkoni o të mjerë, pse rendni me vrap për të vdekur?

by Spartak Ngjela
23/04/2022 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Mjeranët e paguar nga Moska dhe Beogradi jo vetëm që lodhen kot, por edhe po shkojnë me vrap drejt rrezikut. Edhe mediat mjerane, po ashtu…

Nuk mund t’i shpëtojnë dot reformës antikorrupsion.

Një varg i bukur i Homerit nga Uliski i tij është ky:

“Ku shkoni o të mjerë! Pse rendni me vrap për të vdekur”?

Më qesharaku në këtë valle morti që po e hedhin të korruptuarit e Shqipërisë, është Saliu.

Ai po flet sikur të jetë kryetar i këtij shteti, sepse e ka humbur sensin e kohës. Por  kjo në fakt, është gjithmonë psikika e të rrezikuarit nga akuza penale: ai i humbet të dy senset: edhe sensin e kohës, edhe sensin e pozicionit të tij politik.

Dhe tani ai ka hyrë në rrjedhën e Enver Hoxhës, se edhe ai e kishte humbur orientimin në kohë dhe në hapësirë,  dhe i dukej sikur me fjalët e tij boshe, po ‘shkatërronte’ Amerikën. Por Hoxhës nuk i ndodhte dot gjë, sepse e kishte izoluar Shqipërinë dhe, gjendjen brenda vendit, e shtypte me terrorin e Sigurimit të Shtetit, policisë së tij famëkeqe sekrete.

ll.

Po ky deliranti ynë që quhet Sali: ku e gjen mbështetjen që në delir replikohet me Uashingtonin?!

Askund. Veç tek endërrat e tij dhe te klithmat që i duket se po kërcënon ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Por, ndryshe nga Enveri, ky vetëm ambasadoren godet, dhe jo Amerikën. Sepse nuk e ka Shqipërinë të izoluar si pashallëk dhe të jetë pashai i saj, por nuk është në pushtet dhe nuk e ka as Sigurimin e Shtetit, por as edhe SHIK-un si vegla terrori.

Por, çfarë fiton që bërtet e shan e klith me çjerrmë përditë? Asgjë, vetëm i jep forcë vetes dhe mendon se me çjerrmën e tij të zvargur, në delir mendon se po “tremb” Amerikën. Prandaj, në delir Saliu qesh, sepse, gjatë fjalës që çirret kundër ambasadores Yuri Kim, e beson se po tremb Amerikën.

Por, sapo mbaron çjerrmën e tij, humbet dhe nuk e di fare ku është se e pushton frika, dhe këtë ia tregon qartë fytyra e rënë dhe e rreshket që i sjell frika deri te fjalimi me çjerrmë i ditës tjetër…

Komedi e pashembullt është kjo që po shohim. Por nuk se ka kaluar kot.

lll.

Sepse…

Në lidhje me këtë metamorfozë qesharake të Sali Berishës, një miku im po shkruan për Saliun triologjinë me tituj: Mbreti i Kurorëzuar, Mbreti i Shkurorëzuar dhe Mbreti Lakuriq; që mendohet se do ta hedhë në botim muajin tjetër. Në fakt këto janë tri kohët e Saliut.

“Shpejto!”, thashë unë kur ma tregoi, “se po e morën Saliun, komedia jote e humbet vlerën”.

“Do të mundohem, më tha, se tani jam te Mbreti Lakuriq, ku të gjithë oborrtarët e Mbretit, pasi i thonë atij se je shumë mirë, i brohorasin edhe për fjalimet delirante. Dhe Mbreti gëzohet,  se i largohet realitetit, domethënë frikës së tij.

“E paske kapur  bukur, i thashë, shpejto”, dhe ai qeshi e më tha:

“E kanë thënë filozofët e mëdhenj: historia,  që një herë është shfaqur si tragjedi, kur përsëritet, ajo vjen e shfaqet si komedi.

“Si Mbreti Lakuriq?” E pyeta unë.

“Po, më tha shkrimtari: ajo shkon, nga tragjedia e krimit Hoxha, te komedia Berisha që gjithsesi edhe kjo i ka dëmtuar shumë Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Next Post
Zgjedhjet në Francë/ Pse një fitore e Marine Le Pen do dëmtojë sigurinë evropiane

Zgjedhjet në Francë/ Pse një fitore e Marine Le Pen do dëmtojë sigurinë evropiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FAKSIMILE / Dyshime të forta mbi prokurimet e KLGJ, e njëjta kompani fitoi dy herë radhazi…

FAKSIMILE / Dyshime të forta mbi prokurimet e KLGJ, e njëjta kompani fitoi dy herë radhazi…

December 11, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

SPAK ruan linjën Dumani – Braho, Xholi dhe pritshmëritë nga kreu i ri

December 11, 2025
30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

December 11, 2025
Shabani për deklaratën e Lapajt: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

Me 85 vota pro, Kuvendi zgjedh Endrit Shabanin si Avokat të Popullit

December 11, 2025
“Fundi politik i Berishës, foltorja e tij”/ Fatos Klosi: Nano iku vetë në 2005, u lodh nga pushteti!

“Për të vdekurin mirë ose hiç”, Berisha për Fatos Nanon: Nuk shkoi në burg prej meje!

December 11, 2025
“Pyetjet e KLP si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan kandidatët

“Pyetjet e KLP si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan kandidatët

December 11, 2025
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Reforma zgjedhore, Balla: Numëruesit s’do të jenë më të partive. Të adresojmë financimin e partive dhe fushatave zgjedhore

December 11, 2025
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

“Gjest për të treguar…”, Zogaj mbron praninë e ambasadorëve në zgjedhjen e kreut të SPAK-ut

December 11, 2025
Shqipërisë i mungon e djathta

“Kam fjetur në zyrë, mbaja edhe armë në dorë”/ Berisha rrëfen momenti e vështirë në 1997

December 11, 2025
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Mbajtën peng për dy javë një shqiptar nga Kosova, arrestohen katër persona në Vlorë

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In