• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ku po shkon Britania e madhe? Humnera e panjohur ekonomike dhe politike

by Java News
13/03/2019 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

17 ditë përpara datës së largimit, Britania gjendet mbi shkëmbin “Brexit” gati për t’u rrëzuar në një humnerë të panjohur ekonomike dhe politike. Si pala pro, ashtu edhe ajo kundër Brexit-it, e refuzuan sërish marrëveshjen e rishikuar, edhe pse me argumente të ndryshme. Votuesit, partitë, parlamenti, qeveria: të gjithë janë të ndarë. Vendi është në krizë. Në një analizë të Deutsche Welle thuhet se ndër pasojat e shokut të shkaktuar nga Brexit-i, nuk përjashtohet edhe shpërbërja e Mbretërisë së Bashkuar që përbëhet nga Skocia, Uellsi, Anglia dhe Irlanda e Veriut.

Bashkimi Evropian nuk ishte në gjendje t’u ofronte britanikëve një itinerar më të përshkueshëm dhe ky është dështim për kontinentin dhe Brukselin.  Dëmi që vjen nga Brexit-i i parregulluar është i madh edhe për BE-në. Sepse tani do të kemi të bëjmë me një shkëputje të rrufeshme të forcës së dytë ekonomike nga tregu i brendshëm i BE-së. Britania e Madhe dhe BE-ja po vrapojnë drejt një kurthi të ngritur vetë, por fare të panevojshëm.  Ëndrra e nacionalistëve që dëshironin Brexit-in se Mbretëria e Bashkuar do të çlirohej nga prangat kryeneçe të BE-së për të rifituar shkëlqimin e vjetër imperial do të avullojë shpejt.

 

Në një botë të globalizuar, një vend me sipërfaqen e Mbretërisë së Bashkuar mund të arrijë e vetme shumë pak, edhe pse britanikët mund të kenë armë bërthamore dhe një ulëse në Këshillin e Sigurimit. Edhe 17 ditë kanë mbetur për të shmangur më të keqen. Sot dhe nesër, Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë se a duhet guxuar një  Brexit-i i lirë dhe kësisoj një rënie e lirë  apo do të kërkojnë së paku që të zgjasin negociatat e Brexit-it edhe për disa javë. Mënyra më e mirë për të dalë nga ngërçi, megjithatë, do të ishte një hap që do të kërkonte guxim të madh nga Kryeministrja këmbëngulëse.

Theresa May do të duhej të kërkonte anulimin e tërheqjes së saj nga BE-ja, në përputhje me nenin 50, dhe më pas të jepte dorëheqjen. Dhe kështu ajo do t’ia linte në dorë kryeministrit ose kryeministres së ardhshme që të merreshin me qetësi edhe një herë me dosjen Brexit, kur britanikët ta kenë të qartë se çfarë duan në të vërtetë. Do të evitohej dëmi ekonomik dhe zonja May do ta kishte të sigurt një vend në librat e historisë, edhe pse ndryshe nga ç’e kishte dashur ajo vetë.

Kryeministrja ka folur edhe vetë njëherë për këtë opsion në një fjalim në parlament. Ajo e ka kuptuar se ka dështuar sepse nuk e ka realizuar atë që kishte premtuar. Por kjo ndoshta nuk do të ndodhë. Gjasat më të mëdha janë që kryeministrja britanike të vijojë në post e të kërkojë prej BE-së zgjatjen e afatit të negociatave. Por me çfarë argumenti? Kjo dramë nuk mund të zgjatet pafundësisht. I mundshëm është edhe një referendum i dytë.

Por cila pyetje do të shtrohet aty për miratim? BE-ja në fund do ta miratojë zgjatjen, sepse askush nuk duhet të ketë mundësi të thotë se Brukseli thjesht e hoqi prizën pa u shqetësuar për kaosin e parashikuar në ishujt britanikë.

/a.meta

Next Post
Referendumi, Zaev: Shkojmë në zgjedhje, nëse Kuvendi nuk certifikon rezultatin

Përballja e Zaev me opozitën shqiptare: Nuk e kam sharë kurrë Maqedoninë në Bruksel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In