• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku po shkojnë PS, LSI dhe PD?

by Nikoll Lesi
27/03/2017 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Nikoll Lesi

Lulzim Basha u kthye nga SHBA. Nuk dukej se kishte ndonjë sihariq për të sjellë, por si ish-kryediplomat dhe si lider opozite, e paraqiti mjaft me elegancë vizitën e tij, duke lenë të nënkuptohet, ndonëse nuk përmendi emra, se kishte mbështetje nga administrata Trump. Paralel me të ministri i jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi disa takime të rëndësishme në Washingtonin zyrtar. Basha dhe Bushati, sejcili për vete, mbaruan vizitat në SHBA. Të dy thonë se morëm mbështetje nga administrata e Trump. Në të vertetë akoma nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Departamenti i Shtetit Amerikan për situatën në Shqipëri. Ndërkohë situata politike në Shqipëri po shkon drejt destabilitetit, gjithnjë nëse opozita i qëndron vendimit të saj që nuk futet dhe nuk ka zgjedhje, pa qeveri teknike. Por duket se kështu do i mbetet vendimit të saj PD-ja, pra nuk futet. Edi Rama nuk ka dhënë asnjë shenjë thyerje apo hezitimi se edhe mund të jap dorëheqjen, paçka se personalisht që ditën e parë të fillimit të çadrës kam shkruar se Rama është shah-mat dhe duhet të bëhet Burrë Shteti. Të veprojë shpejt dhe pa vonuar, siç ai ka deklaruar kur erdhi në qeveri se ” kam ardhur për bërë shtet e jo për mbajtur pushtetin”. Pra me pak fjalë jepte dorëheqjen dhe natyrisht bashkë me LSI-në e Ilir Metës shkonin në zgjedhje dhe i fitonin thellë përballë PD-së, e cila, jo për fajin e Lulzim Bashës, por akoma ka nevojë për freskime dhe opozitë në mënyrë që jetë gati për rikthim në pushtet.

Edi Rama nuk pranon akoma. Ndonëse ligjërisht dhe në mënyrë kushtetuese ka të drejtë të drejtojë qeverinë e votuar, por duke parë se si mund të shkojnë gjërat në muajt në vijim, ai mund të bënte sakrificën e pushtetit në emër të shtetit dhe stabilitetit të shoqërisë. Edhe merakun e dekretimit të katër ministrave të fundit nuk mund ta ketë, pasi rrinin prapë në qeverinë teknike, ndonëse opozita mund të bërtasë. Sensi i masës nuk mund të kalohet nga Basha, sepse nuk po i merret një pushtet që ai e ka fituar.

Gjithsesi pas kthimit të Lulzim Bashës nga SHBA, pavarësisht se nuk ka ndonjë entuziazëm  të fillimçadrës, duke se diçka po lëviz. PD-ja po fillon të përgatitet të vërë në lëvizje strukturat për zgjedhje, ndonëse shton edhe një fjali “pas qeverisë teknike”. Opozita nga çadra po del në bazë, duke u kthyer në darkë te çadra. Belind Këlliçi, kryetar i Forumit Rinor të PD tha për “Koha Jone” se “pa qeveri teknike nuk futemi dhe nuk ka zgjedhje”. Ndaj pushteti duhet të fillojë të lëshojë, pavarësisht se ha diskutim të madh kjo që kërkon opozita.

Edhe pak ditë vjen data 1 prill, jo si ditë gënjështrash, por bëhen fiks katër vite nga data e nënshkrimit PS-LSI në Shkodër. A do nënshkruhet përsëri? Mendoj se ka luhatje, ka njërëz përreth Ramës që fusin pyka dhe krijojnë teori marsiane se ” PS fiton pa LSI”, ashtu sikurse ka në anën e Ilir Metës, jo pak persona me ndikim politik, të cilët i fryjnë se “boll me PS dhe kanabisin e saj”. Sikurse ka mediatikë dhe interesaxhinjë afër Lulzim Bashës, të cilët thonë se “po dole nga çadra, vdiqe politikisht”.

Personalisht, nëse do pyetesha, PS dhe LSI firmosin koalicionin e ri, natyrisht me kushte më strikte dhe të mirëpërcaktuara; mënjëherë pas këtij veprimi kërkojnë tryezë të hapur politike me PD. Edi Rama firmos dorëheqjen si kryeministër në emër të shtetit (ndonëse e padrejtë ligjërisht) dhe paralel me këtë PD e opozita firmosin vajtjen në parlament dhe votimin e Vettingut. Opozita pas kësaj nuk ka pse shton “shtojca” apo kërkesa pa sens, nëse palët firmosin qeverinë teknike. Nuk ka pse të shtyhen zgjedhjet e datës 18 qershor.

Dhe kjo nën mbikqyrjen e rreptë nga ana Departamentit Amerikan të Shtetit. Jo nga ambasadorja e BE, Vlahutin dhe nga Lu, pasi kanë doza dyshimi nga palë të caktuara.

Gjithnjë nëse duan një Shqipëri stabël dhe pa rremuja. Nëse ka ndonjë përplasje SHBA-Rusi në Ballkanin Perendimor, atëhere mund te kemi komplikacione, krejtësisht të pa dëshiruara. Ndaj Rama-Meta-Basha të jenë para se gjithash shqiptarë dhe të ulen për shqiptarët.

Next Post
AKU bllokon mishin e mbërritur nga Brazili, priten rezultatet e analizave

AKU bllokon mishin e mbërritur nga Brazili, priten rezultatet e analizave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

March 24, 2026
“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

March 24, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

“Nafta instrument tiranie”/ Berisha: Ngarkesa fiskale, gjobë e tmerrshme që rëndon mbi qytetarët

March 24, 2026
VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

March 24, 2026
Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

March 24, 2026
Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

March 24, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 25 mars 2026

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In