Nga Eric X. Li
Kur bie shi, edhe derdhet. Me recesionin e Madh, krizën e eurozonës, marrëveshjet e ngecura të tregtisë, rritjen e konfliktit mes Rusisë dhe Perëndimit, revoltat zgjedhore kundër elitave politike evropiane, dhe në fund Brexit, si rrjedhojë e situatës së vështirë financiare të vitit 2008, u duk qartë se globalizimit po humbet shkëlqimin. Por askush nuk e priste nga kundërshtarët e saj që të pretendohej një çmimin kaq i lartë – Shtëpia e Bardhë – kaq shpejt.
Fuqitë botërore tani po përpiqen për të reaguar ndaj kalimit paradigmatik të zgjedhjes së Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara. Kryeministri japonez Shinzo Abe, pasi shprehu në mënyrë të përsëritur shqetësimin në lidhje me një presidencë të mundshëm Trump dhe duke u takuar qëllimisht vetëm me Hillari Klinton para zgjedhjeve, nxitoi në Nju Jork të përballej sa më herët me presidentin e sapo zgjedhur. Udhëheqësit evropianë kanë qenë më ambivalent, me kancelaren gjermane Angela Merkel që edhe vuri kushte për të punuar me Trump. Ndërsa rusët nuk e fshehën gëzimin; në një deklaratë urimi, presidenti rus Vladimir Putin shkroi se fitorja e Trump mund të sjellë “një dialog konstruktiv mes Moskës dhe Uashingtonit në parimet e barazisë, respektit të ndërsjellë dhe të konsideratave të vërteta”
Megjithatë, ndjenjat e fuqisë ndoshta më të rëndësishme, Kinës, mbeten disi të paqarta. Gjatë fushatës, Kina ishte një nga objektivat kryesorë të pakënaqësisë së Trump lidhur me tregtinë. Megjithëse anullimi i mundshëm nga Trump i marrëveshjes tregtare të Partneritetit Trans-Pacific (TPP) do të sillte përfitimin e menjëhershëm të Kinës. Dhe për arsye të dukshme, opinioni e tij anti-intervencionist i politikës së jashtme në dukje i shkonte pë shtat Kinës. Por tani, ka shenja se Pekini ende po vlerëson këtë zhvillim të madh dhe po tregohet e matur në përgjigjen e saj.
Ndoshta nuk duhet pritur më. Në epokën e re që ka sjellë fitorja e Trump, kinezët janë ata që më shumë mund të fitojnë, ose të humbasin. Si ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe vendi më i madh tregëtar, përgjigja e Kinës mund të bëj dallimi në mes prosperitetin dhe stanjacionit, dhe madje edhe luftën dhe paqen, në mbarë botën.
NGRITJA DHE RENIA E GLOBALIZMIT
Globalizimi filloi si një koncept gati naiv në vitet 1970 kur bota po bëhej gjithnjë e më e lidhur nëpërmjet tregtisë, investimeve, udhëtimit, dhe informacion. Por, pas Luftës së Ftohtë, u injektua një komponent ideologjik: globalizmi dhe tani vështirë se mund të bëjmë dallimin mes tyre.
Globalizmi i ka rrënjët në doktrinën neoliberale të Konsensusit të Uashingtonit, e cila është iniciuar nga presidenti i parë amerikan i post-Luftës së Ftohtë, Bill Clinton, dhe të ndjekur nga administratat e njëpasnjëshme të George W. Bush dhe Barak Obamës. Ai parashikonte një botë që lëviz në mënyrë të pazgjidhshme në drejtim të miratimit të një sërë rregullave të unifikuar dhe standardeve në ekonomi, politikë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Kufijtë kombëtarë do të humbasin gradualisht rëndësinë dhe madje edhe të zhduken. Dallimet kulturore do ti hapnin rrugën vlerave universale. Demokracia elektorale dhe kapitalizmi i tregut do të përhapej në të gjithë botën. Përfundimisht, të gjitha vendet do të qeveriseshin në pak a shumë të njëjtën mënyrë.
Procesi do të mbështetej nga presioni i fortë dhe i butë i Shteteve të Bashkuara. Në të vërtetë, kjo logjike e pasardhësve të neoliberalizmit, të neokonservatorëve dhe liberalëve e çoi Amerikën në luftë kundër Afganistanit dhe Irakut. Këtu qëndron problemi sepse globalizmi u kthye në një Kal Troje. E gllabëroi globalizimin, duke e kthyer atë në një forcë, në dukje të pandalshme deri sa ajo u shemb nën peshën e arrogancës së vet.
Në Perëndim, dishepujt kryesorë të globalizmit u bënë përfituesit e saj më të mëdhej. Pasuria dhe pushteti u përqendruan në kulm, mes pronarësh dhe zhvilluesish të kapitalit, të cilët favorizuan tregtinë e lirë, multikulturalizmin, institucionet multilaterale, dhe madje edhe ndryshimin e regjimit dhe të ndërtimit të shtetit në vende të huaja. Por vizioni i tyre dëmtoi pjesën më të madhe që përbënte klasën e mesme. Vetëm një brez pas fitores në Luftën e Ftohtë, Shtetet e Bashkuara pa bazën e saj industriale të uritur, infrastrukturën e saj të rrënuar, sistemin arsimor të përkeqësuar dhe kontrata e saj sociale të nëpërkëmbur.
Përtej dëmit ekonomik, ndryshimet në vlerat shoqërore të përhapura nga globalizmit kërcënuan kohezionin social. Shkencëtari politik Robert Putnam spiegon procesin më së miri në librin e tij të rëndësishëm, Bowling Alone (Duke luajtur Bowling vetëm), në të cilën ai përshkruan detajet e dhimbshme të kolapsit të komuniteteve amerikane. Me fjalë të tjera, në emër të globalizimit, elitat amerikane ishin duke ndërtuar një perandori në kurriz të një kombi.
E njëjta gjë ndodhi në Europë. Teknokratët në Bruksel, së bashku me aleatët e tyre në kryeqytetet kombëtare, bënë presion për një grup gjithnjë në zgjerim, standartesh për një zgjerim të mëtejshëm të Komunitetit Evropian, duke lidhur në sfond interesat e individëve përfaqësues të vendeve të saj anëtare. Në disa vende europiane, papunësia e të rinjve arriti dhe qëndroi në 50 për qind.
Tani elitat globaliste u rrëzuan në të njëjtën kuti votimi, që duhej të mbështeste sundimin e tyre.
KËNDVËSHTRIMI NGA PEKINI
Kina, më shumë se çdo vend tjetër në zhvillim, ka përfituar nga globalizimi. Ai e pa veten të transformuar nga një ekonomi e dobët agrare në një central elektrik global industrial, duke ngritur më shumë se 600 milionë njerëz nga varfëria. Megjithatë, Kina vendosi të përkrahë globalizimin sipas kushteve të tij, duke përfituar nga liberalizimi i lidhjeve por duke i mos aprovuar vendosmërisht globalizmit. Nga ana tjetër, Kina përfitoi për të forcuar sistemin e saj politik njëpartiak dhe për të hapur tregun e saj në bazë të prioriteteve të veta kombëtare të zhvillimit.
Ndoshta pikërisht sepse Trump e kishte perceptuar këtë, u prononcua duke fajësuar Kinën për shumë nga sëmundjet të Shteteve të Bashkuara. Kjo është në dukje tërësisht e padrejtë. Udhëheqësit kinezë thjesht ushtruan përgjegjësinë e tyre për të bërë atë që është më e mira për popullin e tyre. Ata do të kishin vepruar gabim në rast se do vepronin ndryshe. Ndaj është edhe plotësisht e kuptueshme dhe e justifikueshme për Trump të dëshirojë të bëjë çfarë është e mirë për popullin e tij, për të zbatuar atë që shprehet edhe në sloganin i tij, “Amerika e para”.
Në vend që Kina ta shikojë këtë moment si kundërpërgjigje, duhet ta shohë si një moment mësimdhënës. Zgjimi i një pjesë të madhe të popullit amerikan nuk duhet të shihet si një refuzim në grup të Kinës, ose si një shenjë paralajmëruese për konflikte të pashmangshme dhe themelore. Përkundrazi, duhet të shihet si një studim se si të angazhohen Shtetet e Bashkuara në një epokë të re.
Mësimi vjen në një moment të rëndësishëm. Udhëheqësit e opinionit të Kinës, kanë tendencë për të marrë informacionin e tyre në lidhje me Shtetet e Bashkuara nga elitat amerikane. Pra, ata janë po aq të shkëputur nga Amerikani i Mesëm si redaksitë e lajmeve të vetë vendit dhe grupet e ekspertëve. Si të tilla, ata janë të prirur për të parë mbështetësit e Trump si “deplorables”, sikurse i cilësoi rivalia e Trump, Hillary Clinton, pra duke i cilësuar si racist, të paedukatë, dhe kundër barazisë gjinore. Por ky do të jetë një gjykim tejet i gabuar.
Kina do të bëjë më mirë të shihet në pasqyrë për të kuptuar mënyrat në të cilat Shtetet e Bashkuara dhe Europa po ndryshojnë për të mirë. Kinezët kanë qenë ndër zërat më të ashpër kritikues e një modeli për të gjithë të shprehur përmes globalizmit dhe i kanë bërë thirrje shteteve të tjerë, që të ndjekin rrugën e tyre të zhvillimit. Shprehja e famshme e presidentit kinez Xi Jinping “Vetëm duke i veshur mund të dimë nëse një palë këpucë janë të mira.” Trump, me sa duket, është e gatshme të provojë një palë të reja për Amerikën. Ndërkohë, qasja jo-intervencioniste e Trump në botë, kur ai ka theksuar se është “një ide e rrezikshme që ne mund të bëjmë demokraci perëndimore, në vende që nuk kanë përvojë ose interes që të bëhen demokraci perëndimore”, duhet të ngazëllej kinezët.
Nuk ka dyshim se do të ketë konflikte nga mënyra se si Trump do të ndjek interesat kombëtare amerikane. Por shtysa e ngritjes së tij meriton vëmendjen Kinës dhe respektin e duhur. Nëse, për shembull, Trump do të jetë më pak miqësor në tregtinë me Kinën, siç pritet, Kina do të bëj mirë të ushtrojë një qëndrim të moderuar. Në qoftë se përgjigjet flakë për flakë me përshkallëzim, rreziku i një konflikti gjeopolitik është i vërtetë. Në një skenar të tillë, si Kina ashtu dhe Shtetet e Bashkuara do të daln të humbur.
HAPESIRË PËR TË VEPRUAR
Udhëheqësit kinezë, që kanë treguar maturi në vite, duhet të shohin mundësi të papara për të ndjekur interesa të përbashkëta me Amerikën e Trump.
Idetë e Kinës në themel janë krejtësisht në përputhje me vizionin e Trump. Kombe të fuqishëm e sovranë janë garantë të një sistemi ndërkombëtar funksional. Duhet të njihen veçantitë e kulturës dhe nuk duhet të zbatohen rregulla uniforme në dëm të interesave kombëtare. Institucionet shumëpalëshe, për më tepër, nuk duhet të përdoren për të shtypur angazhimet dypalëshe, kur marrëveshjet bilaterale janë më të efektshme. Të gjitha këto deklarata mund të gjejnë shprehje si nga Trump ashtu edhe nga XI.
Në një nivel praktik, ka një gamë të gjerë të politikave që mund të përfitojnë si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Kina. Një nga nismat më të rëndësishme të Trump është rindërtimi i infrastrukturës së plakur të Amerikës. Ai ka premtuar një trilion dollarë shpenzime, të cilat mund të mos jenë të mjaftueshme. Ky është një objektiv për tu lavdëruar që do të gjallërojë ekonominë amerikane me vitalitetin e nevojshëm, duke krijuar vende pune dhe duke ndërtuar rrugë të reja, aeroporte dhe diga, si dhe përmirësimin e atyre ekzistuese. Por ka shumë sfida sikurse janë përkatësisht në kufizimet financiare dhe kapacitetet industriale.
Kina ka kuptuar shumë në lidhje me ndërtimin e infrastrukturës dhe me sa mund të kuptojmë në fjalimet e fushatës së tij edhe Trump di shumë. Në fillim të fushatës, Trump u ankua me zë të lartë se, në krahasim me Kinën, infrastruktura e Amerikës ishte “e botës së tretë”. Kina mund të sjellë kapacitetet e saj të konsiderueshme në mbështetje të Shteteve të Bashkuara. Ndoshta, mund të afroj SHBA në Bankën Aziatike të Investimeve dhe Infrastrukturës (AIIB) për financimin e kapaciteteve industriale me kushte të favorshme dhe relativisht shpejt. Kjo do të sillte përfitime të konsiderueshme për Kinën, e cila ka nevojë të lëviz kapitalin dhe kapacitetin e saj të tepërt. Ku ka vend më të mirë për ta bërë këtë sesa me partnerin e saj më të madh tregtar?
Në fushën e gjeopolitikës, ka gjithashtu interesa të rëndësishme të përbashkëta. Të dy Trump dhe Kina duket se pranojnë se kërcënimi më i madh për paqen në botë vjen nga aktorët jo-shtetërorë. Një nga plagët më të rënda që globalizmi ka shkaktuar në botë ka qenë dobësimi i shtetit, si edhe kërcënimi i terrorizmit ndërkombëtar, që ka ardhur nërritje. Duke fshirë kufijtë kombëtarë dhe duke limituar pushtetin e qeverive kombëtare, pa siguruar një zëvendësues të mirë, globalizmi ka krijuar një botë më të rrezikshme. Gjatë viteve, sigurisht, globalistët e kanë akuzuar Kinën për këmbënguljen, gjoja regresive, në mbrojtjen e sovranitetit të saj kombëtar. Por Kina sigurisht që ja arriti më mirë të mbrojë sigurinë dhe interesat e popullit të saj. Kina dhe Amerika e Trump mund të gjejnë gjuhën e përbashkët në këtë drejtim.
Edhe në tregti, ka potenciale për konvergjencë. Skenari i elitave globaliste paraqet një dikotomi midis tregtisë së lirë dhe proteksionizmit. Kushdo që i shmanget standardizimit të rreziqeve globale etiketohet si një proteksionist. (Në fakt mbi këto baza, Kina shpesh është akuzuar për proteksionizëm.) Por dikotomia globaliste doli e rreme. Është plotësisht e mundur për të nxitur tregtinë e lirë dhe të mbrohen interesat legjitime kombëtare në të njëjtën kohë. Për shembull, propozimi i Kinës për zgjerimin e tregtisë në Paqësorin Aziatik, përmes Gjithëpërfshirjes e Partneritetit Ekonomik Rajonal (RCEP), lejon në mënyrë të veçantë shumë diferencime mbi tarifat dhe standardet e industrisë në bazë të pjesëmarrjes, bazuar në kushtet e ndryshme ekonomike dhe politike të vendeve.
Në të kundërt, TEC-i Obamës është projektuar vetëm për të zbatuar një sërë rregullash uniforme pavarësisht kërkesave të veçanta të popujve në faza shumë të ndryshme të zhvillimit. Ironikisht, shumë amerikanë tani e shohin marrëveshjen si të papërshtatshme për nevojat e vendit të tyre. Nëse Kina ristrukturon ekonominë e saj që të mbështetet më pak në eksportet dhe më shumë në kërkesën dhe shërbimit të industrive të brendshme, të cilat janë me vlerë të shtuar më të lartë, dhe nëse Shtetet e Bashkuara kërkojnë të rindërtojnë kapacitetin prodhues, të dy vendet janë në një pozitë të mirë për të shqyrtuar qasje të reja për zgjeruar tregtinë e tyre.
E fundit por jo më pak e rëndësishme. Me intuitë Trump duket se e kupton dëmin e bërë në Shtetet e Bashkuara nga ajo që historiani Paul Kennedy e quan ëndërra perandorake e paarritshme. Dëshira nga elitat amerikane për ta ribërë botën sipas imazhit që ata krijuan për vendin e tyre i ka kushtuar shtrenjtë botës dhe vet atyre. Shtetet e Bashkuara kanë më pak se pesë për qind të popullsisë së botës dhe rreth 20 për qind të PBB-së së saj, por është vetëm përgjegjësia e tyre për shpenzimin e 40 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për industrine militare (kjo shifër u pergjysmua në disa vite). Trump ka thënë se do të donte të kufizonte një ndërhyrje të tillë dhe elitat globale e kanë cituar atë me përçmim si izolacionist. Por ka shumë distancë mes mënyrës se si Shtetet e Bashkuara insistojnë ndaj vendeve të tjera se si duhet të qeverisen dhe mënyra totalisht të shkëputur që aplokohet lokalisht. Për shembull, Shtetet e Bashkuara duhet të mbeten të angazhuar në çështjet e Lindjes së Mesme, por duhet ti japin fund përpjekjeve për ndryshimin e regjimeve apo ndërtimit të shteteve atje.
Është në interes të Kinës për të nxitur Tramp në largimin nga një ideologji e drejtuar mbarëbotërore. Dhe, si ekonomia e dytë më e madhe në botë, Kina ka një përgjegjësi për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit global. Mund ta arrijë këtë duke moderuar qëndrimet e veta gjeopolitike në Paqësorin Aziatik, në mënyrë që të nxisë një rajon më të qetë, siç ka bërë tashmë me Filipinet. Kina mund të ndajë përgjegjësinë në Lindjen e Mesme, ku është duke u bërë shumë shpejt importuesi më i madh i naftës në rajon ku edhe ka një interes afatgjatë për stabilitet.
NJË REND I RI BOTËROR?
Fitorja e Trump nuk ishte një aksident por ishte kulmimi i ndryshimeve strukturore brenda shoqërisë amerikane që elitat e kishte injoruar për një kohë të gjatë. Këto forca do të vazhdojë të shtyjë Shtetet e Bashkuara dhe botën drejt një rruge tjetër nga ajo që ka qenë për 25 vjetët e tanishme. Është e rëndësishme që udhëheqësit kinezë ta shohin këtë realitet dhe të përgjigjen në përputhje me rrethanat. Nëse Kina merr vendimin e gabuar, luftërat tregtare, konfrontime gjeopolitike, dhe madje edhe konfliktet ushtarake mund të pasojnë. Ajo do të jetë një rast klasik i përshkruar nga Trap Thukididi, në të cilën një pushtet në rritje mposht frikën në establishment dhe tensionet përshkallëzohen në luftë. Shtetet e Bashkuara kanë arsye legjitime për të vendosur vetë për herë të parë në marrëdhëniet e saj me botën. Kina, më shumë se çdo komb tjetër, duhet të jetë e aftë për ta kuptuar këtë dhe Kina, më shumë se çdo komb tjetër, mund ti ofrojë hapësirë Amerikës së Trump për të vendosur me sukses prioritetet e saj kombëtare.
Vdekja e globalizmit nuk do të thotë fundi i globalizimit, në mënyrën si ideja fillestare ishte. Përkundrazi, ndërlidhja me siguri do të vazhdojë të rritet, duke u nxitur nga tendencat shekullore për teknologji dhe ekonomi. Qeverisja efektive globale, me fjalë të tjera, është e nevojshme më shumë se kurrë. Por kjo nuk mund të bazohet në skenarin e globalizmit.
Bota ka nevojë për një rend të ri, të bazuar jo në linja ideologjike të prishura të shekullit të njëzetë, dhe besimet se historia do të arrijë së shpejti në fund të saj, por në respekt për diversitetin midis kombeve, sovranitetit shtetëror dhe integritetit kulturor. Në vend që të përpiqen për të drejtuar botën në bazë të një sërë standardesh globale, vendet mund të bashkëpunojnë lirshëm në mënyra që janë të përshtatshme për rrethanat e tyre të veçanta. Vetëm shtete sovrane të forta në mënyrë efektive mund të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe, kur është e përshtatshme, me dëshirën e tyre mund të moderojnë sovranitetin e tyre për të mirën e rendit botëror.
Në se ne duam një shekull të njëzet e një të qetë dhe të begatë, Kina duhet të punojnë me Amerikën e Trump për të zhvilluar këtë të ardhme të re. Edhe pse konkurrenca mes dy fuqive do të jetë e pashmangshme, parashikimet e tyre, tashmë të përbashkta për botën dhe interesat e përbashkëta, tani peshojnë më shumë se dallimet e tyre. Në të vërtetë, liderët e Kinës janë këshilluar mjaftueshëm pas fjalimit mjaft të rëndësishëm të Trump në prillin e kaluar rreth politikës së jashtme, kur deklaronte “Ne dëshirojnë të jetojnë në paqe dhe në miqësi me Rusinë dhe Kinën. Ne kemi dallime serioze me këto dy kombe, dhe duhet të shohin me sy hapur, por ne nuk jemi të detyruar të jemi kundërshtarë. Ne duhet të kërkojmë gjuhë të përbashkët në bazë të interesave të përbashkëta.”
Me kaq shumë mendime rreth fundit të botës, kaq shumë parashikime të tmerrshme në lidhje me atë që do të ndodhë në Amerikë dhe në botë, është e nevojshme një dozë optimizmi. Ambicja e Kinës nuk shkon në një farë mënyre për të zëvendësuar Shtetet e Bashkuara si fuqia botërore mbizotëruese. Ajo natyrisht kërkon një pozitë udhëheqëse në afërsi të saj dhe Amerika ka nevojë të përqëndrohet në rindërtimin e vet. Në qoftë se të dy vendet kanë urtësinë dhe pragmatizmin për të punuar së bashku për ato qëllime, për të jetuar dhe të lënë të jetojnë, ata ndoshta mund të formulojë një mirëkuptim të ri në qeverisjen globale që do të çojë në një botë më të qëndrueshme.
Globalizmi ka kryer vetëvrasje. Një rend i ri botëror ka lindur. Le të angazhohemi tani.
Përktheu: Sokol Fuga