• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku ndryshon opozita me “këmisha të bardha” e vitit 2005 nga listat e zeza 2025?

by Kreshnik Spahiu
06/04/2025 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Ishte dimër i vështirë dhe shpesh pa drita, pa ngrohje, por kishte shpresë.

Tirana ishte përfshirë nga protesta masive.

Nga njëra anë protestonte shoqëria civile kundër çmimeve të energjisë dhe nga ana tjetër protestonte opozita me sloganin “Nano ik”.

Rrëzimi Fatos Nanos ishte çështje kohe për disa faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

– Partia Socialiste ishte ndarë në dy pjesë. Ilir Meta kishte krijuar partinë e tij LSI dhe kishte marrë 30% të strukturave socialiste.

– Populli mbushte sheshet dhe opozita motivonte si alternativë më e mirë.

– Ambasadorët e huaj dhe qeveritë perendimore po financonin protestat kundër korrupsionit të qeverisë Nano.

Në vigjilje të zgjedhjeve Sali Berisha ftoi të gjithë kundërshtarët nën një logo dhe me një kontratë popullore.

Ndryshe nga sot, në 2005, Partia Socialiste hynte e ndarë në zgjedhje dhe anasjelltas Partia Demokratike ishte opozita e vetme pa parti të tjera konkurente në opozitë.

Në 2005 Sali Berisha krijoi KOP Komisioni i Ojentomit Politikave që kishte ftuar dhjetra figura të reja në PD asaj kohe: Fatbardh Kadilli, Bledi Kajsiu, Albert Rakipi, Enkeled Alibeaj, Artan Hoxha, Ermal Hasimja, Adri Nurellari, Henri Çili, Lulzim Basha, Albert Gajo, Mentor Petrela, Maks Cikuli, Tatjana Kongoli, Majlinda Bregu, Besnik Alija, Taulant Bino, Ylli Pango, Ylli Panariti, Eris Hoxha…etj

Fushata elektorale kishte dy slogane:

– “Me duar të pastra”

– “Koha për ndryshim”

Fushata elektorale ishte madhështore dhe shumë tërheqëse. Kandidatët e Partisë Demokratike me një moshë mesatare 33 vjeç ishin të gjithë të veshur me këmisha të baradha.

Veshja me jaka të bardha personifikonte pastërtiné e figurave dhe kauzën anti-korrupsion me një program premtues qeverisje.

100% të emrave që drejtonin KOP dhe fushatën ishin personalitete dhe aspak të konsumuar.

20 vjet më pas, Berisha i ka larguar dhe shpallur armiq 100% të tyre.

Këmishat e bardha sot i ka ndërruar me këmisha të “zeza”.

Sot në krye të listave dhe fushatës kanë njerëz të proçeduar dhe akuzuar nga drejtësia:

Sali Berisha, Ilir Meta, Fredi Beleri, Fatmir Mediu janë subjekte të SPAK dhe nuk ngjallin asnjë frymë për ndryshim.

20 vjet më parë Sali Berisha ishte lider i opozitës dhe nuk la asnjë kritik jashtë listave për deputet.

Nga 2005 kanë rrjedhur disa fraksione dhe nga PD kanë lindur 34 parti të reja.

Sot çdo antar i KOP qëndron me profesion larg Berishës ose ka krijuar partitë e tyre kundër PD.

Pa dyshim Berisha është aty si Enver Hoxha duke i quajtuar ish-themeluesit e PD apo ish-themeluesit e KOP si paterica të Edi Ramës.

20 vjet më pas Berisha nuk është më aleat me perëndimin dhe është i vetmi demokrat që nuk udhëton dot as në SHBA dhe as në Angli.

Sot Berisha si ka më duart e pastra por as duart e lira. Sot Berisha kujton me makth vitin 2005 sepse 12 Maji po afron dhe duhet të jap dorëheqjen pas humbjes “Madhështore” si njeriu që përçau opozitën dhe largoi gjithë “duart e pastra” nga partia duke mbajtur një grusht figurash të pista dhe pengje të dosjeve penale.

Ishte viti 2005 por kishte shpresë……..

Next Post
Shqipëria për herë të parë në histori do bëhet pjesë e një shtegu malor europian

Shqipëria për herë të parë në histori do bëhet pjesë e një shtegu malor europian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve (ARSYETIMI)

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In