• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku ndryshon koronavirusi nga gripi stinor? Mjekët nga Kosova tregojnë se çfarë duhet të dinë qytetarët

by Java News
20/04/2020 11:40
Close up portrait of a man using pm 2.5 pollution mask in the street of a big city

Close up portrait of a man using pm 2.5 pollution mask in the street of a big city

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kohën e pandemisë së coronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, jo rrallë herë janë shpërfaqur edhe të dhënat për numrin e infektimeve dhe fataliteteve që shkakton virusi sezonal.

Infektologët dhe mikrobiologët, megjithatë tërheqin vërejtjen se coronavirusi i ri është më i ashpër nga viruset sezonal, pikërisht për shkak të përhapjes së shpejtë që ka.

Një tjetër karakteristikë që po e dallon virusin e ri nga virusët tjerë sezonalë, është mungesa e ilaçit të aprovuar për ta trajtuar.

Infektologu Sali Ahmeti, tha për Radion Evropa e Lirë se aftësia e COVID-19 për t’u përhapur në mesin e personave të kontaktit po e bën shumë të vështirë gjithë situatën, për dallim nga virusi sezonal.

‘’Këto dy viruse në aspektin klinik kanë ngjashmëri, por edhe dallime. Në aspektin klinik, kanë ngjashmëri, sepse i prekin kanalet respiratorë, duke sulmuar mushkëritë. Ka raste kur edhe gripi sezonal i dërgon pacientët në oksigjeno-terapi apo ventilim mekanik. Mosha që coronavirusi i ri prek më së shumti janë personat mbi 50 vjeç’’, tha Ahmeti, duke shtuar se virusi sezonal nuk njeh moshë.

Ndryshe, në janar të këtij viti, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, kanë qenë 16,000 raste të regjistruara me grip sezonal më 2019.

Nga numri i të prekurve, sipas këtij Instituti, rreth 3,000 janë cilësuar si infeksione respiratore akute, kurse 13 raste me infeksion të rëndë respirator akut.

Viti 2018, ishte përmbyllur me 11 persona të vdekur nga gripi sezonal, për ç’gjë, autoritetet kishin shpallur atëbotë gjendjen epidemike të gripit.

Mikrobiologu Lul Raka, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se të dyja viruset përhapen me rrugë të njëjtë, përmes kontaktit, spërklave dhe më rrallë, përmes gjësendeve të prekura. Prandaj, edhe në parandalimin e tyre, siç thotë ai, përdoren të njëjtat masa të shëndetit publik, siç janë, higjiena e duarve, mbajtja e faculetës gjatë kollitjes dhe teshtitjes.

‘’Veti e përbashkët është edhe përhapja e virusit para shfaqjes së sëmundjes, pra periudha para-simptomatike. Te COVID-19 kjo periudhë është pak më e shkurtër dhe zgjat zakonisht 2-3 ditë para shfaqjes së simptomave’’, tha ai

Raka flet edhe për shpejtësinë e përhapjes së virusit sezonal, dhe atij të coronavirusit të ri.

‘’Shpejtësia e përhapjes së infeksionit është një element i rëndësishëm dallues. Gripi ka një mesatare më të shkurtër të kohës së inkubacionit dhe një interval serik më të shkurtër, se virusi që shkakton COVID-19. Intervali serik për këtë të fundit vlerësohet të jetë 5-6 ditë, kurse te gripi është 3 ditë. Kjo do të thotë se gripi përhapet më shpejt sesa COVID-19’’.

Një rol tjetër të rëndësishëm luan edhe shkalla e infektimit. Simboli nuk përcakton numrin e njerëzve që mund të infektohen nga një person me simptoma të virusit.

‘’Te COVID-19, ky numër është më i lartë sesa te gripi. Gripi e ka Ro=1.3, kurse te COVID-19 është 2.7-3.2. Megjithatë, për shkak të dallimeve kontekstuale dhe specifike për kohën, këto krahasime janë më të vështira. Kjo për faktin se zyrtarisht Covid-19 i ka bërë vetëm 4 muaj dhe do të vazhdojë të shtrihet më tej anembanë globit’’, tha ai.

Sidoqoftë, sipas mikrobiologut Raka, te pasqyra e sëmundjes, të dhënat flasin se për COVID-19, thuhet se 80% e infeksioneve kalojnë me simptoma të lehta, 15% janë infeksione të rënda, që kërkojnë oksigjen dhe 5% janë infeksione kritike, që kërkojnë ventilim mekanik. Përqindja e infeksioneve të rënda është më e lartë sesa te gripi.

Profesionistët shëndetësorë thonë se kategoria më e rrezikuar nga infeksioni i rëndë me grip sezonal janë fëmijët, shtatzënat, të moshuarit, personat me probleme shëndetësore kronike dhe ata me imunitet të dobësuar.

Ndërkaq për COVID-19, të moshuarit dhe personat me sëmundje bashkëshoqëruese janë kategoria më e rrezikuar.

‘’Të dhënat fillestare tregojnë se fëmijët në Evropë preken me një përqindje jashtëzakonisht të ulët (1%). Por, nuk dihet saktë se çfarë roli kanë fëmijët në përhapje të sëmundjes. Të dhënat preliminare sugjerojnë se numri më i madh i fëmijëve janë infektuar nga të rriturit, e shumë më pak ka ndodhur infeksioni anasjelltas’’, tha Raka.

Sipas të dhënave nga mikrobiologu Raka, vdekshmëria nga COVID-19 është më e lartë sesa te gripi sezonal. Aktualisht është 6.8% në nivel global, por ajo përfshin vetëm rastet e raportuara në institucionet shëndetësore. Për gripin sezonal ndërkaq, vdekshmëria është zakonisht 0.1% thotë ai.

Next Post
VIDEO+FOTO/ ‘Romeo dhe Juliet’ në kohë koronavirusi, u dashuruan në shikim të parë nga ballkoni gjatë karantinës

VIDEO+FOTO/ 'Romeo dhe Juliet' në kohë koronavirusi, u dashuruan në shikim të parë nga ballkoni gjatë karantinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama paralajmëron sfidat e tregut europian: BE për fermerët është bekim ose mallkim

Rama paralajmëron sfidat e tregut europian: BE për fermerët është bekim ose mallkim

April 25, 2026
Lojëra fati në lokalin në Tiranë, në pranga pronari dhe kamarieri

Lojëra fati në lokalin në Tiranë, në pranga pronari dhe kamarieri

April 25, 2026
Sterilizimi/ Gjykata i ndryshoi akuzën, avokatët e Beqajt: Do kërkojmë pushimin e çështjes

Sterilizimi/ Gjykata i ndryshoi akuzën, avokatët e Beqajt: Do kërkojmë pushimin e çështjes

April 25, 2026
EMRAT/ Ndryshime në zinxhirin komandues në burgun e Fushë-Krujës dhe Durrësit

EMRAT/ Ndryshime në zinxhirin komandues në burgun e Fushë-Krujës dhe Durrësit

April 25, 2026
Rama takim me fermerët në Dibër: Shqipëria në fazën e “bashkimit” ekonomik, modeli i BE-së nuk krahasohet me kooperativat e komunizmit

Rama takim me fermerët në Dibër: Shqipëria në fazën e “bashkimit” ekonomik, modeli i BE-së nuk krahasohet me kooperativat e komunizmit

April 25, 2026
Fermeri ndan lajmin me Ramën: Dibra së shpejti me kooperativë për qershitë

Fermeri ndan lajmin me Ramën: Dibra së shpejti me kooperativë për qershitë

April 25, 2026
U largua nga banesa tre ditë më parë, 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

U largua nga banesa tre ditë më parë, 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

April 25, 2026
BBC zbulon rrjetin e apartamenteve të Jeffrey Epstein në Londër: I strehonte viktimat e abuzimit aty

BBC zbulon rrjetin e apartamenteve të Jeffrey Epstein në Londër: I strehonte viktimat e abuzimit aty

April 25, 2026
Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center në Tiranë, arrestohen 2 administratorët

Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center në Tiranë, arrestohen 2 administratorët

April 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Euro-pa që duam!

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In