• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku ndryshojnë Rama me Kurtin?

by Albert P. Nikolla
08/07/2023 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Albert Nikolla

Besoj se ndryshimi ndërmjet sjelljeve të Ramës dhe Kurtit, më shumë se politik, është kulturor, botëkuptimor.
Rama është tharmuar me dëshirën e një bote të hapur qyshkur jetonte brenda kufinjëve të një Shqipërie të mbyllur!

Për Kurtin, që besoj gabimisht i ka mbetur ideja e shenjës së barazimit midis Jugosllavisë dhe krejt botës, Kosova duhet të “mbyllet” sepse vetëm kështu ekziston si shtet me identitet të qartë!

Rama është antikomunist në thelb dhe kjo e bën që të mos shikojë “armiq” te bota e hapur, ndërkohë që për Kurtin bota, kryesisht ajo perëndimore, mund të jetë armiqësore me Kosovën! (Sepse bota e Jugosllavia për Kurtin janë e njëjta gjë)!

Për Ramën politika është në thelbin e saj kulturë, në kuptimin më të gjerë të fjalës, ndërkohë për Kurtin është bash e kundërta e vërtetë: çdo element kulture nuk mund të jetë gjë tjetër veçse politikë!

Për vendet e vogla si Shqipëria dhe Kosova, besoj është e dobishme qasja e Ramës pasi shteteve tona u duhet hapje e administrim dinamik pasi politikën e madhe e bëjnë tashmë superstrukturat politike e jo shtetet e vogla me natyrë prej principate!

Për Ramën shqiptaria është ajo çka shqiptarët mund t’i dhurojnë e dëshmojnë botës, ndërkohë për Kurtin shqiptaria ka një kuptim anakronik që ndërthuret diku midis nacional komunizmit dhe rilindjes shqiptare: shqiptarët vendosin vetë për çdo gjë (Vetëvendosje) e janë zot në shtetin e tyre! Koncept ky tashmë i papërshtatshëm në një bashkësi europiane!

Për Ramën nuk ka një Shqipëri staliniste që mbijeton, por një Shqipëri që bashkëjeton e bashkekziston me fqinjët. Kjo është e vlefshme edhe për personat njerëzorë, aq më shumë është për shtetet e sodit!
Për Kurtin, paradoksalisht vetë-vendosja është më e rëndësishme se vetja, pra Kosova si e tillë!/pena.al

Next Post
Shkolla 9-vjeçare “Xhezmi Delli” gati për nxënësit këtë vit arsimor, Veliaj: Buqetës së shkollave të reja i shtohet edhe kjo bizhu në Njësinë 3

Shkolla 9-vjeçare “Xhezmi Delli” gati për nxënësit këtë vit arsimor, Veliaj: Buqetës së shkollave të reja i shtohet edhe kjo bizhu në Njësinë 3

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In