• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku ndahen Lulzim Basha dhe Ilir Meta për 25 prillin!

by Alfred Peza
23/09/2020 22:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Është gjithnjë e më e qartë se ka një vijë sjellje shumë të ndryshme të Ilir Metës, nga ajo e Lulzim Bashës, në lidhje me reformimin e rregullave elektorale në funksion të zgjedhjes së pranverës së ardhëshme. Kuptohet që në këtë qasje, Presidenti është në funksion të qënies lideri “de facto” i LSI, ndërsa Lulzim Basha në funksion të qenies Kryetari “de jure” i PD.

Gjatë ditëve të fundit të debateve rreth implementimit në Kodin Elektoral, të ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut, sa më urtë dhe pasiv po qëndron Lulzim Basha, aq më aktiv dhe agresiv po shfaqet Ilir Meta në publik. Mjafton të shihni aktivitetin e tyre në rrjetet sociale, në takimet publike dhe praninë mediatike, për ta kuptuar më mirë këtë.

Edhe pas vendimit të Konferencës së Kryetarëve për ta futur në kalendarin e punimeve të Parlamentit, miratimin e listave të hapura, koalicioneve parazgjedhore dhe pragut elektoral Lulzim Basha heshti. Ilir Meta reagoi. Kryetari i PD nuk komentoi, çfarë do të thotë se është dakord në heshtje, me modelin e ofruar nga socialistët. Ndërsa Presidenti i Republikës nxitoi të bënte një statur në facebook-un e tij.

“Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër. Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE”,- tha Ilir Meta. Duke dëshmuar në këtë mënyrë, ndarjen e thellë me Lulzim Bashën, për çështjet që lidhen me zgjedhjet e 25 prillit.

Kryetari i PD kishte deklaruar një herë të vetme, se ishte për hapjen e listave duke i pozicionuar kandidatët, sipas rendit alfabetik. Pas kësaj përfaqësuesi i tij në tryezën e Këshillit Politik nuk paraqiti kurrë ndonjë draft të shkruar zyrtarisht. Përmes së cilës të kuptohej se çfarë e si e duan konkretisht dhe mbi bazën e saj, të debatohej me mazhorancën, për gjetjen e një konsensusi. Provë e qartë se PD është dakord me propozimin e PS për hapjen e listave.

Ndërsa Ilir Meta me sa duket fare qartë, në emër të LSI vazhdon të këmbëngulë pa u ndalur publikisht, për hapjen 100% të listave sipas një formule që ende nuk e ka artikuluar. E aq më pak, ta ketë propozuar gjithashtu në tryezën e Këshillit Politik, përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili. Shenjë e qartë edhe kjo, se as Ilir Meta nuk e ka hallin realisht tek formula e hapjes së listave. Sepse në thelb, edhe atij me sa duket, i pëlqen formula e propozuar nga PS e cila pritet të miratohet më 1 tetor në Kuvend.

I pafuqishëm për ta ndryshuar realitetin përmes rrugës politike, ku Lulzim Basha duket më i sigurtë, Ilir Meta po mundohet të përfitojë nga gjithçka tjetër. Ndaj, po e shohim që të ketë nisur këtë muaj turin e ri të dekorimeve elektorale nëpër Shqipëri. Të kërcënimeve, të dhunës verbale dhe shantazheve. Duke mos lënë pa shfrytëzuar deri edhe futbollin, duke nxituar ta shohi këtë si një “krizë të thellë kushtetuese, institucionale dhe përfaqësuese (që) po përshkallëzohet në përmasa shqetësuese në të gjithë sektorët.”

Ditët e fundit është rritur sërisht presioni i mediave pranë kësaj pjese të opozitës, kundër ambasadores së SHBA, në emër të gjoja mosreagimit sa herë që i duhet atyre në luftën e brendshme politike kundër mazhorancës dhe Kryeministrit Edi Rama. Por në fakt, ashtu si edhe në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 edhe në ato të përgjithëshme parlamentare të 2021, halli i madh vazhdon të jetë i njëjtë: Të bëjnë gjithçka për të bllokuar reformën në drejtësi.

Ka qenë kjo edhe arësyeja që detyroi ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim që tua kthente me një gjuhë shumë “diplomatike”, edhe përgjigjen e merituar: “Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë implementimi Reformës në Drejtësi, hap pas hapi. E nevojshme të hiqen pengesat, për të kërkuar zgjidhje praktike. Mos u dorëzoni kurrë para atyre që dëshirojnë që Drejtësia të mos vijë kurrë.”

Duke qenë se pas 2021 LSI nuk pritet që të jetë në pushtet dhe pas 2022, as Ilir Meta nuk do të jetë më deputet pasi të iki nga Presidenca, situata komplikohet. Koha punon për Lulzim Bashën përballë Ilir Metës që i ka shanset gjithnë e më të ulëta, për të qenë nesër lider i opozitës siç është munduar që ta ekspozojë veten vitet e fundit. Ndaj, qëndrimet e tyre publike, kontrastojnë gjithnjë e më shumë me njëra tjetrën. E do të thellohen, sa më shumë që ti afrohemi, të dielës së votimeve.

Next Post
Manastirliu tregon skenaret: Ja si do të përfshihen spitalet rajonale për trajtimin e pacientëve me COVID-19

Manastirliu tregon skenaret: Ja si do të përfshihen spitalet rajonale për trajtimin e pacientëve me COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse PD riktheu trenin me vagona elektoral?

Pse PD riktheu trenin me vagona elektoral?

March 31, 2026
Arben Malaj merr zemër nga Braçe: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës, por si i pavarur

Arben Malaj merr zemër nga Braçe: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës, por si i pavarur

March 31, 2026
“Me zemër në Prishtinë”/ Presidenti Begaj mesazh para ndeshjes së Play-Off të Botërorit: Forca Kosovë!

“Me zemër në Prishtinë”/ Presidenti Begaj mesazh para ndeshjes së Play-Off të Botërorit: Forca Kosovë!

March 31, 2026
Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

March 31, 2026
Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

March 31, 2026
“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

March 31, 2026
“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

March 31, 2026
“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para ndeshjes Kosovë-Turqi

“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para ndeshjes Kosovë-Turqi

March 31, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump sfidon aleatët: Shkoni në Hormuz dhe merrni vetë naftën

March 31, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë lë në burg të përjetshëm Redjan Rrajën

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë lë në burg të përjetshëm Redjan Rrajën

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In