• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ku kishte nevojë për ndihmë aty ishte dhe ai”, Vijojnë hetimet për vdekjen e 20-vjeçarit shqiptar në Itali

by A M
04/06/2023 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimet për vdekjen e 20-vjeçarit shqiptar, Enrico Aliaj, vijojnë në Itali. Hetuesit po shqyrtojnë çdo hipotezë, edhe atë të një incidenti tragjik. Vëllai i viktimës, një 18-vjeçar, është vënë në pranga dhe vijon që të merret në pyetje.

Enrico humbi jetën si pasojë e një plumbi në kokë. Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 2 Qershorit, në shtëpinë ku ai jetonte me prindërit, vëllain dhe motrën e vogël në provincën e Piacenza-s.

Për rastin po hetohet për veprën penale të vrasjes. Emri i vëllait të viktimës shfaqet pasi ai ishte i pranishëm në momentin e ngjarjes. Pas kësaj ai u ngujua në banesë dhe doli pas disa orësh në gjendje shoku. Me ta, në momentin e ngjarjes ka qenë edhe një peron i tretë, po ashtu i identifikuar. Bëhet fjalë për një shok të tyre, i cili është larguar nga banesa. Ajo që ka ndodhur është e paqartë. Për të pasur një dinamikë më të qartë priten rezultatet e policisë kriminale, raportet balistike, dy dëshmitë e vëllait dhe shokut dhe autopsia ndaj 20-vjeçarit e cila do të kryhet në ditët në vijim. Një tjetër gjë që duhet të shpjegojnë autoritetet është edhe pistoleta. Pra nuk dihet se si të rinjtë kishin rënë në zotërim të saj.

“Klienti im vendosi t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të hetuesve duke qenë se është i pari ndaj të cilit ka interes për të hedhur dritë mbi dinamikën e ngjarjes”, tha avokati i 18-vjecarit, Fabio Callegari.

Avokati është zv/kryetar i Pontedellolio ku banonin shqiptarët dhe njihet me familjen prej vitesh. 18-vjeçari ka shpjeguar se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

Rasti i rëndë ka tronditur tërë komunitetin. Profesori i Enrico-s, Sergio Segalini është shprehur se i riu shqiptar ishte shumë aktiv.

“Nuk kthehej mbrapsht. Atje ku kishte nevojë për një dorë, ai ishte aty. Ishte një prej më aktivëve dhe ishte në dispozicion të njerëzve”, tha ai.

Ngushëllime ka shprehur edhe kryetari i komunës Alessandro Chiesa.

“Është një ditë e trishtë për komunitetin tonë. I bashkohemi dhimbjes së familjes për këtë humbje tragjike”, tha ai.

 

Next Post
Ja çfarë ndikoi në lirimin e Saimir Tahirit, e zbulon avokati i tij

Ja çfarë ndikoi në lirimin e Saimir Tahirit, e zbulon avokati i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In