• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ku jeni ju ambasadorë?” Boçi pas dënimit të Salianjit: Heshtja juaj po mbështet regjimin e Ramës

by A R
29/09/2024 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dërgimit të dosjes së dënimit të deputetit Demokrat Ervin Salianji në kancelaritë dhe mediat ndërkombëtare, ka reaguar sot Luçiano Boçi. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Boçi ngre pikëpyetje mbi heshtjen e përfaqësive diplomatike për arrestimin e deputetit demokrat. Sipas tij heshtja e tyre po mbështet një regjim që ka shkelur liritë politike e liritë themelore të lidhura me fjalën, ka deformuar procesin zgjedhor.

“Dosja e Salianjit është nisur me shpejtësi drejt selive të kancelarive dhe mediave perëndimore. Ai është deputeti i vetëm i arrestuar politik në Evropë. Mekanizmi persekuetues i cili e realizoi burgosjen e tij është drejtësia 500 milionëshe e financuar nga ndërkombëtarët që sot heshtin.  Hap i duhur ky i realizuar nga Partia Demokratike, por që natyrshëm nxit pyetjen:  Po pse heshtën përfaqësitë diplomatike tek shihnin se si burgosej një deputet i opozitës mu në mes të Evropës për arsyen e thjeshtë se kishte denoncuar me dokumente, të vërtetën e narkotrafikut të lidhur ngushtësisht më qeverinë?!  Më saktë të lidhur me personin kyç të reformës së famshme të drejtësisë Fatmir Xhafajn, i emëruar në 2018 Ministër i brendshëm, vëllai i të cilit rezultonte i dënuar për trafik ndërkombëtar të drogës”.

Sipas tij burgosja e Salianjit është politike, pa kryer asnjë vepër penale.

“Është e habitshme kur mendon se disa syresh, dikur dhe tani interesoheshin e reklamonin gjërat më banale si suksese qeveritare, ndërsa sot për një çështje politike me gati 50 procese gjyqësore, të shtrirë në gjashtë vite, nuk kanë një gjysmë fjale për të thënë, sepse nuk na ditkan gjë!?  Së paku të dalin e të thonë se nuk i diskutojnë vendimet e gjykatave, sa për të larë gojën, siç vetëjustifikohen në rastin skandaloz Berisha, pavarësisht se e dinë shumë mirë se akuza ndaj Berishës është krejt politike e siç e dinë shumë më mirë se Ervin Salianji është dënuar pa bërë asnjë vepër penale dhe se termi “kallëzim publik i rremë” ekziston vetëm në fjalorin personal të Ramës dhe ushtarëve të tij në drejtësi, por jo në kodin e procedurës penale”.

Heshtja e tyre për burgosjen politike të Salianjit, thotë Boçi, “kërcet, sepse ajo ndjek heshtjen tjetër: Atë të pranimit të emërimit të Xhafajt në krye të komisionit anti-SPAK.

“Është ironike të mendosh që as vetë SPAK dhe as ndërkombëtarët nuk shohin traun në syrin e pushtetit, por kërkojnë qimen në syrin e opozitës. Nuk shohin e nuk pranojnë që njeriu që ka udhëhequr reformën dje e komisionin sot, është subjekt i ligjit antimafia.

E ta mendosh që ishte vetë Xhafaj ai që parashtroi eliminimin me vetting të gjyqtarëve apo prokurorëve që kishin kontakte me persona të papërshtatshëm, me të kaluar kriminale, ndërsa vetë e kishte në shtëpi.  Ku ishit ju zotërinj ambasadorë tek aplikohej ky standard “bëni si them unë por mos bëni siç bëj unë?! Por kur me fakte Ervini dëshmoi qartazi që policia e shtetit me në krye Ardi Veliun, sipas audiopërgjimeve veproi si grup i strukturuar kriminal bashkë me Nushin e Markon për të sajuar dëshmitarin e rremë Alizoti?Pse heshtët ju zotërinj?!”

Boçi thekson se ambasadorët po heshtin edhe për mosveprimin e SPAK ndaj përgjimeve në  Sky-Encro, ku del bashkëpunimi i qeverisë me eksponentët e krimit të organizuar.

“Së paku të flisnit në emër të mbrojtjes së taksave të qytetarëve tuaj, të harxhuara për policinë e drejtësinë shqiptare. Siç po vazhdoni të heshtni për mosveprimin e SPAK ndaj përgjimeve në  Sky-Encro, ku del qartazi bashkëpunimi i qeverisë së Ramës dhe eksponentëve të lartë politikë me eksponentët e krimit të organizuar, për të deformuar rezultatin zgjedhor e për të ndarë interesa. Po kur Rama e la vendin pesë vite pa gjykatë kushtetuese dhe sot vendimet e saj i trajton si letër higjienike, ku ishit e ku jeni?! Po tani që me trupa gjyqësore politike Rama dënon Ervinin e jo vetëm Ervinin, pse denoncohet e vërteta e krimit dhe korrupsionit, pse heshtni ju zotërinj ambasadorë?!”

Ai u bën thirrje amabsadorëve që të mbrojnë interesat e vendeve të tyre, por edhe parimeve dhe standardeve demokratike, pasi heshtja e tyre “po mbështet regjimin e Ramës”.

“Të nderuar Ambasadorë! Detyra juaj kryesore është interesi i vendit që përfaqësoni.  Por njëherazi dhe mbrojtja e parimeve dhe standardeve demokratike të lidhura ngushtë me liritë politike e liritë themelore në një vend partner të BE. Prej kohësh heshtja juaj po mbështet dhe stimulon një regjim që ka shkelur liritë politike e sot liritë themelore të lidhura me fjalën. Ka deformuar me metoda kriminale proceset zgjedhore, bashkëpunon me krimin hapur në të gjitha nivelet e format, ka grabitur pasuri, ka shpopulluar vendin e ka ndërtuar narkoshtet. Që kërkon të eliminojë opozitën, burgos deputetë dhe synon të burgosë kryetarin e PD dhe drejtuesit e opozitës. Arma më e fortë e Edi Ramës në këtë kurs antidemokratik është heshtja juaj, të cilin ai sot e përdor si dekorin e qeverisë së tij. Flisni e reagoni zotërinj ambasadorë!E vërteta shëron!!!!”, përfundon Boçi.

/a.r

Next Post
Zbulohen çantat me 66 kg marijuanë në Malin e Zi, dy trafikantët arratisen në Shqipëri

Zbulohen çantat me 66 kg marijuanë në Malin e Zi, dy trafikantët arratisen në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, e mbijetuara e luftës reagon ashpër pas dënimit të krerëve të UÇK-së, rrëfen tragjedinë e familjes së saj dhe kërkon drejtësi për viktimat e luftës

“Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, e mbijetuara e luftës reagon ashpër pas dënimit të krerëve të UÇK-së, rrëfen tragjedinë e familjes së saj dhe kërkon drejtësi për viktimat e luftës

September 16, 2026
Presidenti i Federatës Gjermane “i shpall luftë” Infantinos: Është e rëndësishme që sistemi i tij të marrë fund

Presidenti i Federatës Gjermane “i shpall luftë” Infantinos: Është e rëndësishme që sistemi i tij të marrë fund

September 16, 2026
Emërimet e reja në qeveri! Mario Keputa, zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Emërimet e reja në qeveri! Mario Keputa, zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

September 16, 2026
Droni rus i zbuluar në Detin Baltik, pranë brigjeve të Polonisë, mbante një kokë rakete dhe një detonator

Droni rus i zbuluar në Detin Baltik, pranë brigjeve të Polonisë, mbante një kokë rakete dhe një detonator

September 16, 2026
Avioni privat i miliarderit turk doli nga pista dhe shpërtheu në flakë, arrestohen dy pilotët, ishin të dehur!

Avioni privat i miliarderit turk doli nga pista dhe shpërtheu në flakë, arrestohen dy pilotët, ishin të dehur!

September 16, 2026
Agjencitë e reja do të kalojnë në filtër kostoje para se të krijohen

Qeveria hape thirrjen për punësimin e studentëve ekselentë, shpallen 210 vende të lira në institucionet publike!

September 16, 2026
“Nesër te Parlamenti”- Dita e 109-të e protestës, dënohet vendimi i Hagës: Është një padrejtësi bazuar në dëshmi të rreme!

“Nesër te Parlamenti”- Dita e 109-të e protestës, dënohet vendimi i Hagës: Është një padrejtësi bazuar në dëshmi të rreme!

September 16, 2026
Rriten tensionet Turqi-Greqi, Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

Rriten tensionet Turqi-Greqi, Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

September 16, 2026
EMRI/ Akuzohet se zhduku verën e shtrenjtë që iu konfiskua Ergys Agasit, arrestohet pas tetë muajsh arratie kushëriri i tij!

EMRI/ Akuzohet se zhduku verën e shtrenjtë që iu konfiskua Ergys Agasit, arrestohet pas tetë muajsh arratie kushëriri i tij!

September 16, 2026
Ndeshjet e Ligës së Kombeve, Finlanda zbulon listën e futbollistëve të thirrur!

Ndeshjet e Ligës së Kombeve, Finlanda zbulon listën e futbollistëve të thirrur!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com