• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ku je more demokrat”/ Batutat e Ramës në Thumanë: Nuset e vjehrrat tani do të duhen më shumë, s’janë më në një kulm

by Java News
25/11/2021 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Thumanë ku deklaroi se Viti i Ri do t’i gjejë familjet e prekura në shtëpitë e reja që janë ndërtuar.

“Në 2-3 ditët në vijim njerëzit do të fillojnë të hyjnë në apartamentet pas meje dhe pastaj në shtëpitë individuale që në prag të Krishtlindjeve të rikthehemi në një festë të madhe dhe të ndezim pemën e ullirit të paqes dhe begatisë, që do të kthehet në një simbol të kujtesës dhe shpresës. Janë 433 familje që rikthehen në kushte me pallate me standarde të larta” tha ai.

Në kantier, kreu i qeverisë u prit nga një prej drejtuesve të firmës së ndërtimit. “Ku je more demokrat” i tha Rama, që më pas e falënderoi për punën, që sipas tij është e jashtëzakonshme.

Gjatë fjalës së tij nuk munguan edhe batutat. “Filloi edhe shiu që uroj që të paralajmërojë bereqet për të gjitha këto familje të lënduara”.

Rama foli edhe për kritikët që sipas tij thonë “se këto nuk janë bërë me lekët e shtetit por me të qytetarëve”.

“Patjetër që ne kemi bërë detyrën se ndërkohë që flas ka aty në Fb tim ka që thonë që hë se detyrën keni bërë s’i keni bërë me lekët tuaja hë se lekët e popullit janë hë mo së këto nuk janë falas se i paguan populli.

Tani qeveritë për të bërë detyrën janë jo për të bërë vezë të kuqe jo për të bërë magjira por për të administruar të ardhurat. Dallimin mes qeverisë s’e bën fakti që kush i bën me lekët e veta e kush me lekët e popullit por i bën me faktin sa mirë e sa keq administrohen të ardhurat”.

Rama tha se me shpërndarjen e banesave për familjet e prekura nga tërmeti është zgjidhur edhe cështje e dy apo më shumë kurorave në një kulm çatie.

Këtu Rama bëri batutë edhe me marrëdhëniet nuse-vjehrrë.

“Atyre që janë prekur nga tërmeti s’u kërkohet asnjë kontribut financiar e asnjë lloj kredie por i marrin falas.

Shumica e këtyre familjave që kanë marrë e do marrin shtëpitë janë familje që s’do ia dilnin dot kurrë sikundër është bërë një plus se kudo ku të dëmtuarit nën një kulm kanë qenë më shumë se një kurorë përfitojnë aq apartamente sa kanë kurora.

Në këtë rast lehtësojmë dhe vjehrrat me nuset nga të qëndruarit në një kulm e u japim mundësinë të duhen më shumë duke qenë secila në kulmin e vet”./m.j

Next Post
Në kërkim nga Italia për tentativë vrasje, kush është vlonjati i arrestuar

Arrestohen 12 persona në Tiranë, policia zbardh akuzat që rëndojnë mbi ta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In